Teatri i ri kombëtar, ja ikonat e artit që shkuan në prezantimin e projektit

March 12, 2018 19:04

Teatri i ri kombëtar, ja ikonat e artit që shkuan në prezantimin e projektit

Në mjediset e Kryeministrisë u prezantua sot projekti i Teatrit të ri Kombëtar, që do të ofrojë një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën.

Për t’u njohur me projektin e ri të pranishëm ishin edhe ikonat e skenës së teatrit dhe të artit shqiptar duke filluar nga Robert Ndrenika, Tinka Kurti, regjisori Piro Milkani, Kujtim Çashku dhe Altin Basha.

Gjithashtu,  në sallë ishin të pranishëm edhe Kastriot Çaushi, Artan Imami, Hervin Çuli, Armando Bora, Zana Çela, Laert Vasili, Gazmend Paja, Gent Hazizi, aktori Malaj etj.

Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Më konkretisht do ketë një hapësirë prej 750 metra katror auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon. Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila.

Për artistët do të ketë gjithashtu një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun.

l.h/ dita

March 12, 2018 19:04
Komento

3 Komente

  1. Moisi Golemi March 12, 23:21

    Aktori Malaj???

    Reply to this comment
  2. greis March 13, 09:47

    rrespekte per aktoret,piktoret,kengetaret,skulptoret etj,qe me artin tyre pasqyrojne vlerat dhe virtytet e shoqerise sone.mos te harrojme vecse jetojme ne kohe moderne ne te cilen dominon globalizimi dhe jo dallimi .njoftja nga shteti i talentit te tyre nuk esht e thene dhe me dorzimin e celsave te kulles se barit.ndertesa e teatrit esht nje objekt shtetror qe i perket cdo qytetari dhe jo nje club vipash qe vendosin kush do te perfitoje me shume.

    Reply to this comment
  3. info analitike March 13, 16:03

    Paska thirrur shpuren e aktoreve qe i sherbejne me zell rilindjoteve e asnje nga kritiket. Ndrenikes qe i kishte premtuar ta degjonte ne fund, iku pa e degjuar. Nuk ke cfare ti thuash pervecse harbut. Me siguri aktoret e pranishem do ta kene duatrokitur liderin e tyre te ndritur. Pas gjithe ketij prezantimi popmoz i fshehur pas fjalesh te bukura po bie si gjeme katrahura me zemren e Tiranes. Pas asaj kapeles se shemtuar mbi Tyrben e Kapllan Pashes tani do te kemi dhe 4 makabritetet kullash qe sherbejn e vec per te ricikluar milionat e droges. Cudi se si kur duheshin mbushur xhepat e Vilma Nushit u shpik PPP ndersa per te ndertuar nje teater u qenka dashur qe te ndertoheshin qiell gervishtese per te amortizuar kostot. Po pse nuk mund te ndertoheshin keto kulla ne bulevardin e ri por pikerisht aty ne qender qe t’ia marrin frymen teatrit dhe qytetit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*