Teatri / Hahn, artistëve: Nuk munda t’ju takoja, por kam mbajtur shënime

July 31, 2018 18:29

Teatri / Hahn, artistëve: Nuk munda t’ju takoja, por kam mbajtur shënime

Drejtoresha e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera u është drejtuar anëtarëve të Aleancës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar përmes një letre në emër të Komisionerit për Zgjerim, Johanes Hahn.

Calavera ka shkruar se Hahn nuk mundi t’i takonte dot përqafësuesit e Aleancës për shkak të programit të tij të ngjeshur.

Ajo vijon të shkruajë se argumentet e tyre në lidhje me vlefshmërinë e ligjit, që përfshin ndërtimin e një ndërtese të re për Teatrin Kombëtar, janë mbajtur shënim me interesim të madh.

Calavera shton se Komisioni u ka kërkuar autoriteteve shqiptare informacione shtesë, për të parë përputhshmërinë e ligjit me kërkesat e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit midis BE-së dhe Shqipërisë.

Letra e Genoveva Ruiz Calavera-s

Të dashur anëtarë,

Faleminderit për letrat tuaja të 12 e 15 korrikut në adresë të Komisionerit Hahn për Ligjin Special, në lidhje me projektin e zhvillimit që përfshin ndërtimin e një ndërtese të re për Teatrin Kombëtar në Shqipëri.

Komisioneri më kërkoi t’ju përgjigjem në emër të tij.

Për fat të keq, për shkak të programit të tij tepër të ngjeshur, Komisioneri nuk kishte mundësi të takonte përfaqësuesit tuaj gjatë vizitës së tij në Tiranë gjatë këtij muaji.

Megjithatë, kemi mbajtur shënim me interesim të madh argumentet tuaj në lidhje me vlefshmërinë e ligjit të sipërpërmendur.

Komisioni u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të ofrojnë informacion shtesë për Ligjin Special, me qëllimin për të parë përputhshmërinë e tij me kërkesat e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit midis BE dhe Shqipërisë, si dhe përputhshmërinë me rregullat e BE në fushën e ligjit të konkurrencës dhe prokurimet publike.

s.a/dita

July 31, 2018 18:29
Komento

4 Komente

  1. info analitike July 31, 21:04

    E vetmja ngjeshje qe e ka penguar te takoje artistet eshte ajo e interesave dhe e turres se parave. Qy shoku Hahn po behet me karagjoz se rilindjotet lol.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*