Teatri Kombëtar, Shalsi: Po reflektojmë, do rihapim garën

September 12, 2018 15:04

Teatri Kombëtar, Shalsi: Po reflektojmë, do rihapim garën

 

Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi foli në lidhje me ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Shalsi theksoi se shumica po reflekton dhe ka ftuar të gjitha subjektet që duan të marrin pjesë në garë për teatrin e ri.

“Mund të ndërhyjmë në projektligj, të korrektojmë diçka. Ju jeni në dijeni të argumenteve nga Presidenti, BE dhe opinioneve që kanë qarkulluar. Është thënë se është godinë me vlera ta veçanta, por askush nuk e ka klasifikuar nga trashëgimia kulturore. Teatri ekzistues përveç anës emocionale, nuk përfaqëson ndonjë vlerë, prandaj duam t’i japim Tiranës një teatër modern.

Si pasojë e një kërkese, nga një subjekt i njohur, paraqiti një kërkesë. Debati ka qenë a duhet apo jo të ketë një garë. Subjekti zotëronte një sipërfaqe dhe ne e morëm kërkesën parasysh. Nëse do të ishte diskutuar më me seriozitet, mund ta kishim marrë në konsideratë edhe në fillim. Po kristalizojmë idenë për ta përmirësuar ligjin.

Dekreti ka shumë pika, disa nga të cilat nuk biem dakord. Ndërkohë që një pikë, ne mendojmë ta përmirësojmë është që të mos jetë një subjekt, por një thirrje të hapur për cilindo subjekt për ta zhvilluar.

Nuk është rasti i parë që dekretet e Presidentit amendohen, ka ndodhur me ligjin e Turizmit apo Legalizimet. Do të kemi ftesë për cilindo subjekt të interesuar. Komisioni do të gjykojë, do të negociojë para se të vendosë”, deklaroi Shalsi.

a.s/dita

September 12, 2018 15:04
Komento

5 Komente

  1. info analitike September 12, 16:22

    Ku ka per te mbuluar pisllekun del ky plehra! Po ky cfare lidhje ka me Teatrin apo mbaroi pune me inceneratoret e tani ka plehra te tjere per ti ngarkuar ne kurriz shqiptareve?

    Reply to this comment
    • Vicidolisti Digital September 12, 19:01

      Ka mbetur vetem nje plehre pa u ricikluar. Kjo plehre qe ndot blogun ne cdo cast quhet “tifo e anusit te shpartalluar”

      Reply to this comment
      • info analitike September 12, 19:35

        Ti je i vetmi qe i mbron plehrat e Shalsit se je mesuar te ushqehesh me to. Tu befshin gjak e dhjame ty e familjes tende tere helmet qe po sjell Shalsi me shoke se vertete e meriton!

        Reply to this comment
  2. Kris 1 September 12, 18:48

    Ky deri tani eshte marre me mbrojtjen e titullit shkencor me teme:si do te pasurohet shqiperia nga plehrat e europes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*