Teatri / Kur ata nga të cilët pritet zgjidhja e krizës janë tre përfituesit kryesorë prej saj

June 11, 2019 16:03

Teatri / Kur ata nga të cilët pritet zgjidhja e krizës janë tre përfituesit kryesorë prej saj

Bashkëpunëtori i gazetës Dita, akademiku Moikom Zeqo dhe kryeredaktori Adrian Thano kanë  komentuar këtë të hënë situatën politike në vend në emisionin e moderatorit Adi Krasta.

Ata theksuan të dy domosdoshmërinë e zhbërjes së ndryshimeve kushtetuese Rama-Berisha të vitit 2008.

“Kjo klasë politike me përfaqësues të klonuar ka bërë dy atentate të mëdha ndaj Kushtetues: Ndryshimet e kobshme të 2008, që ishin një marrëveshje mes Ramës e Berishës nga e cila është goditur në thelb Kushtetuta, janë goditur zgjedhjet. Kryetarët e partive morën të drejtën e monarkut, ne jemi të kapur nga kjo gjë. Lënia e mandateve është pasojë e ndryshimeve të kobshme të 2008” – tha Zeqo.

Ai shtoi se nuk besonte më se do të bëheshin zgjedhjet më 30 qershor, por as që PS do ti shkojë në fund asaj që thotë për të shkarkuar Metën.

“Nuk e besoj që zgjedhjet do mbahen më 30 qershor. Nuk e besoj që mund të bëhet edhe një veprim për të shkarkuar Metën. Ka edhe një elektorat tjetër që nuk shkon pas tyre,” u shpreh Zeqo.

Adrian Thano thotë se ka patur zgjidhje të tjera më herët, por në këtë pikë Rama, me ato që ka bërë e veçanërisht me ato që nuk ka bërë, nuk i ka lënë ai i pari vetes më asnjë zgjidhje tjetër veç ikjes së tij.

“Kemi paralajmëruar vazhdimisht që mosndëshkimi dhe pazaret, shmangia nga programi elektoral, konformizmi në vend të reformizmit të  premtuar do sillnin këtë situatë. Nuk ndodh për herë të parë dhe do vijojë të ndodhë sepse hapat nga mund të ndryshojë realisht dhe thelbësisht politika nuk janë sot as në periferi të debatit publik” – thotë Thano duke shtuar se hapja e tregut politik nëpërmjet zhbërjes së ndryshimeve të 2008 është pikënisja.

I pyetur pse Dita flet për një teatër dhe marrëveshje Thano tha se 3 politikanët nga sot pritet zgjidhja e krizës janë në fakt tre përfituesit kryesorë prej saj.

“Edi Rama dhe Lulzim Basha e kanë ditur prej kohësh vendimin e Metës, ky i fundit gjithashtu e kishte vendosur prej kohësh lëvizjen e tij. Dy e prodhuan dhe tjetri e përdori krizën secili prej të treve për të forcuar imazhin e rrënuar politik respektivisht në PS, PD dhe LSI. Do të thotë që për pushtetin personal po sfilitin një popull të tërë duke i shkatërruar atij mendjen, shpresën, besimin dhe duke i shkaktuar vendit dëme të reja, të rënda veçanërisht në imazh, turizëm, ekonomi” – tha Thano duke shtuar se kur përballen interesat partiake apo edhe më të ngushta me interesat e Shqipërisë, krerët e politikës shqiptare kanë zgjedhur të parat dhe vazhdojnë ta bëjnë.

Dita e ka theksuar në editorialin e sotëm vijimin e këtij teatri me kosto të pallogaritshme për vendin.

Kjo duket edhe në kërkesën drejtuar Kuvendit për “shkarkimin e Metës”. Kërkesa e PS i referohet nenit 98 të Rregullores së Kuvendit. Neni 98 nuk parashikon shkarkimin e Presidentit, por vetëm zhvillimin e një debati.

Grupi i deputetëve të PS do të hartojë një rezolutë. Kuvendi do të votojë në fund me votim të hapur rezolutën, e cila nuk ka asnjë pasojë dhe vlerë juridike. Ditën e enjte nuk do të ndodhë asgjë.

Më poshtë pjesë nga redaksionalja e sotme, kopertinë e gazetës:

“Bëhen apo jo zgjedhjet në 30 qershor, ka të drejtë apo jo Meta, do të pranojë opozita një dialog konstruktiv apo jo, të gjitha këto janë ushqim i ri në të njëjtën kuzhinë të vjetër.

Kriza e tashme, e shkaktuar nga opozita, ka një burim: ajo është tek mosmbajtja e premtimeve elektorale të Rilindjes dhe shefit të saj, Edi Rama.

Të pandëshkuarit, për të cilët Rama, si shef i opozitës apo pas mandatit të parë, kishte premtuar dërgimin e tyre në prokurori dhe gjykata, nuk u prekën as me pupël; oligarkët e lidhur me përfitimet politike dhe financiare kaluan në krahun e qeverisë, korrupsioni mori një galop të ri, njerëzit nuk morën atë që pritën dhe që u ishte premtuar.

Përgjegjësia kryesore për mos mbajtjen e fjalëve dhe krijimin e një gjendje të tillë, kur të pa moralshmit si Basha dhe Berisha të bëjnë moral; ku të pandëshkuarit si Berisha e kompani të përmendin ndëshkimin; ku të pahetuarit dhe shkaktarët e tragjedive të përmendin tragjedinë; ku dukët e krimit janë bërë “ëngjëllorë” dhe Ndokët e pazareve politike shfaqen si shejtorë, është vetëm e Edi Ramës.

Për të mos përsëritur atë që e dimë të gjithë, që qeveria ngultas, ka shkarë nga parimet e së majtës progresive dhe është kthyer në një strukturë që vetëm e majtë nuk është.

Kush nuk mban premtimet elektorale, ikën. Edhe nëse nuk do ishte revanshi i të pandëshkuarve, Rama sërish duhet të ikte (mjafton skandali i Unazës për këtë).

Të majtët kanë votuar PS-në jo Edi Ramën. Nëse Rama mendon që kanë votuar vetëm atë si individ, le ta provojë të shkëputet nga PS.

Partia më e madhe në Shqipëri nuk mund të ngelet vetëm tek një emër dhe në duart e një njeriu të vetëm. Nëse është kështu, çfarë do ndodhë me të, kur Rama të ikë qoftë edhe “normalisht”?

e.ll./dita

June 11, 2019 16:03
Komento

18 Komente

  1. K.L. June 11, 16:10

    Thano të ndoqa mbrëmë te Krasta. I mrekullueshëm!

    A do ta shkarkojë vërtet Rama, Metën? Nuk mundet, edhe nëse do vërtet. Nuk mundet sepse edhe nëse votohet me dy të tretat në parlament, fjalën e fundit sërish e ka Gjykata Kushtetuese.

    Atëherë pse e bën Rama këtë gjullurdi e këtë kaposhllëk të ri, me atë që e nëri vetë bashkëqeverisës, pasi na tha se ishte hajdut, e më pas e bëri president, megjithëse e fajësonte për dështimet e mandatit të parë?

    E bën sepse retorika politike i jep atij në kushtet e sotme, pikët që i ka hequr korrupsioni dhe largimi prej së majtës dhe shtresave që ajo përfaqëson.

    Retorika dhe veprimet nuk janë e njëjta gjë. C vlerë ka vec populizmit bajat, nëse nuk konkuldohet vërtet në përfundimet që Rama parashpall si aksione por pastaj shkon te allishverishi dhe nuli?

    Moikomi dhe Thano kane te drejte!

    E bën për të njëjtat arsye që ka barë atë që ka bërë deri tani. Këmënguljen e pazakontë për natyrën e tij, në “30 qershorin e patudshëm”. E ka ditur dhe e di mirë që ato zgjedhje nuk bëhen pa opozitën. Pa ata të pandëshkuarit që janë në rrugë për faj të tij dhe të askujt tjetër.

    Sfilitën mendërisht sic tha mbreme Thano me te drejte edhe njëherë tjetër një popull të tërë, dëmtuan ekonominë, turizmin, reputacionin e vendit, secili prej të treve duke e ditur shumë mirë cfarë po bënte tjetri dhe cfarë do ndodhte në finale.

    Për pushtet personal. Për imazh personal.

    Është teatër, jam 1 milion përqind dakord me Ditën.

    Teatër me pasoja të rënda për vendin, por që i forcon secilin prej të treve në pushtetin e vet personal.

    Miku juaj dhe lexuesi i perditshem K.L.
    (lutem vini vetem inicialet, kuptohem nga emaili cili jam dhe pse nuk eshte etike te flas ende publikisht)

    Reply to this comment
    • besi June 12, 08:47

      e vetmja menyre per te ndalur kete maskarade te ndyre dhe te neveritshme mes tre plehrave SRBM eshte krijimi i nje force te re politike nga e majta me figura si ditmir bushati te cilet te shpalosin alternativen e vertete sociale dhe te kerkojne qe nga ndryshimet kushtetuese e deri tek venia para drejtesise e krimineleve dhe hajduteve SRBM

      Reply to this comment
  2. edvin of my ass June 11, 16:20

    Shif kur te fillojne militantet nga bodrumi i Fuges te komentojne me “Like floriri”, aq dine derzinjte, duartrokasin kur u thote lideri e kam Meten mik, pastaj pellasin si gomere kur u thote lideri e kemi armik.

    Pune delesh.

    E pate si u turren te shkrimi Moikomit, ende pa dale shtesa e Thanos?

    Jane ata qe i gjejne piken G me llape Edit qe ne mengjes

    Jaaa… E beri gati prostaten lideri, i uli poturet, aty poshte koshit ne zyre.

    Gati jeni?

    Fillo ti Sugar i pari dhe pas teje 630 gocat qe marrin rroge ne Kryeministri.

    Shpejt ama

    Se do iki lideri sot te ajo studioja me oxhak 20 mij euro, nuk ka shume kohe sot

    Reply to this comment
  3. Biometri June 11, 17:17

    Zeqo, Thano, Xhufi dhe ca t tjere nga e majta duhet te bejne me shume se kaq.
    Koha eshte per veprim jo per fjale. Fjeni lideret e studenteve, ata te paret fare dhe behuni bashke e merreni ne duar timonin e se majtes

    Reply to this comment
    • Kaqi i bardhe June 11, 17:24

      Nuk ka te majte e te djathte ne Shqiperi.
      Duhen shpikur nga e para

      Reply to this comment
      • Devis Shehu June 11, 17:58

        Piratet e opozites 9!? Meta vazhdoi serin e radhes te kesaj telenovele shqiptare vuajtjesh per te bere te mundur dialogun dhe per te arritur kompromis ndermjet paleve qe jane po keta vet qe kane kaq vjet qe jo vetem qe nuk e njohin kompromisin po keta skane bere asnjehere dialog progresiv por vetem pazare per karrige e pushtet!Fajin e kemi ne qe nuk kemi unitet dhe ky do sakrifikoje veten dhe zgjedhjet per ne ! Po me kujton 21 janarin kur doktori i shkalluar i mbajti krahet dhe beri hatane per ta mbrojtur !? A do jete ne gjendje Meta ti mbaj krahet doktorit kesaj radhe?? Ka kryer nje akt te paster politik per te mbrojtur gjithcka qe ai dhe nje pjese e madhe mendojne se do ja marrin pa te drejte pasi i kane grabitur e vjedhur me te drejte? Ne kete vend ku padrejtesine e kane trumbetuar si vlere dhe drejtesine si cmenduri! Dhe te gjithe mundohen ta interpretojne juridisht kete veprim duke u kacafytur per interpretime idiote qe do te kishin kuptim nese behej fjale per burra shteti dhe per nje shtet te se drejtes e jo per liken dhe kompani! O njerez po flasim per liken e bllokut,e pazareve per liken qe te shet e te blen sepse e ka tregu me bema! Edhe ky u fut ne anijen e opozites pirate qe po mundohet te perballet me nje flote te madhe ne numer por jo shume te unifikuar! U fut vet apo e futen kjo ska rendesi pasi eshte hera e pare ne 3 dekada qe keta i kane bere nder Shqiperise qe u vetperjashtuan pasi me kete popull te lodhur nuk kishte shanse te nderroheshin! Radhen do e ken te tjeret pastaj qe te levizim??? Devis shehu

        Reply to this comment
  4. Dash June 11, 17:38

    Eshte shume e thjeshte ,te presim dhe te kuptojme ishte TEATER apo lufte per te shpetuar koken..

    Reply to this comment
  5. Niku June 11, 17:41

    Dita po peson mutacion. Nga nje gazete e majte, kalon ne arsyetimin se me mire Berisha se sa Rama. Rama ka kusure kjo dihet, por nuk eshte momenti qe te meresh me ate, sepse PD-ja po kerkon ose drejtesia te mos merret me ate ose do te destabilizoje vendin. Kur te pastrohen horrat e PD-se dhe LSI-se, atehere meruni me gabimet e Rames. Mos kujtoni se jeni pa faj ju te medias per rumpallen shqiptare. Ne vitin 2005 ju e ricikluat Berishen duke thene se ai ka ndryshuar.

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit June 11, 17:53

    mesa duket te tre palet po lozin bllofin. Lojen e fiton i katerti. Qe mbeti i pari ne keto 30 vjet rrumpallokraci.

    Reply to this comment
  7. P. Kapllani Toronto June 11, 18:17

    Thano shkelqeve mbreme te Krasta. Ndiq keshillen qe te dha ai ne fund. Dil me shpesh ne publik.
    Perqafime nga nje gazetar qe gjithe karrieren ia detyron mundesise qe i dhe dikur, keshillave dhe durimit tend

    Reply to this comment
  8. Baro Qaroxhafi June 11, 19:07

    Nuk e ka taking SALIU??? Dolen keto 3 trimat fajtor tani? Dmth lideri global I Surrelit eshte qelibar por po e bejne Pi’s te tjerat?? Hajde ropt ku to mend te gjithe.

    Reply to this comment
  9. Gzimi June 11, 19:29

    Na lodhen katnaret. Do shpallim Tironen republike dhe shkoni zihuni neper katune.

    Reply to this comment
  10. regjizor teatri June 11, 21:08

    Ku gabojne Thano ,Zeqo
    dhe analistet e sotem Shqip-foles ?

    Keto tre muskutjeret (lexo mutkutjeret) kane te perbashket se jane 3 gure shahu ne kete mocal demonkratik qe po zvarritet ai vend sot…tjeter kund jane regjizoret qe kane sali jakomonin si kujdestar surrat patate
    >
    3 Mutkutjeret tane dallojne se Luli I Arvizuse eshte VRASES….Lili i Monikes ka nje ndyresi kriminale kurse Edi Rama ka nje impotence kriminale qe me shume i dedikohet “garanteve te tij nderkombetare” te cilet i kane dhene nje luge CORBE TE PRISHUR dhe e komandojne me pult ne distance
    >>
    Mbi keto 3 fytyra te parise Tiranes eshte harrruar ( Sali Bythisha) qe nga nje kapterr i Mega-Makartistit Rajerson arriti te behet AQ I FORTE sa quan NYTIME leter higjenike..fshiu bythen me ekspertizat e FBI-se deri ne shkeljen me kembe te disa ambasadoreve amerikane ( me porosi te ambasadoro-emruesve te tyre
    >>
    KUR SHQIPERIA SHKOI PER LESH ?
    ..
    Marrja pjese e Rajersonit ne votimet e 22 marsit 1992 shenoi fillimin e humbjes sovranitetit te SHQIPERISEdhe perfundoi ne burgosjen e Fatos Nanos ne 1993 per kavanoza receli ( ndersa ylli ne ngjitje i Arvizuse vrau dhe vodhi gjysem miljardi ka 10 vjet qe po na terrorizon me xhambasdoret porno-perendimore)
    .
    PSE KETO FJALE TE FATOS NANOS JANE AKTUALE SOT QE JEMI KATANDISUR NEREPUBLIKE BANANESH ( LEXO KANABISI)

    ”””’

    “Nuk jam unë i pari viktimë politike e shtetit ballisto-fashist që po riinstalohet në Shqipëri nga klani revanshist që drejtohet nga Sali Berisha. Ka mbi një vit që në Shqipëri drejtësia është vënë nën presionin dhe kërcënimet e tipit të oborreve feudale nga partia që drejton Sali Berisha; ka mbi një vit që çdo shqiptar i ndershëm është i kërcënuar për të shkuar në burg ose me bukën e fëmijëve po të guxojë të kërkojë drejtësi politike e sociale…

    Këtë e kanë ndjerë edhe “diplomatë” të tipit Hill dhe Rajerson, që pasi bënë karrierë në CIA dhe Beograd, i vunë në tavolinë Berishës skenarin.

    Nuk ishin aspak të rastit paralajmërimet e tyre gjatë fushatës së zgjedhjeve kundër socialistëve, kënaqësia e tyre patologjike për të urdhëruar një genocid të përgjithshëm politik në Shqipëri kundër të gjithë atyre që denoncuan dhe iu kundërvunë zbatimit të skenarëve dhe planeve të pluhurosura të “antikomunizmit” makartist të përgatitur jo vetëm për vendin tonë, në periudhën e “doktrinës Truman” të pasluftës.

    Dhe Berisha e klani i tij nuk kanë hezituar të veprojnë para mesazheve, porosive dhe skemave të gatshme për të cilat kanë nënshkruar në zyra sekrete. Ata që aq shumë flasin për lirinë, marrin frymë vetëm nga thesi ku i kanë futur dhe ku ua kanë mbyllur edhe kokën. Kështu dhe ata vetë do të shkojnë siç kanë nisur, drejt asfiksisë.

    Fundet e diktatorëve dhe diktaturave janë të pashmangshme. Është fatkeqësi e madhe dhe fatalitet që Shqipëria nuk drejtohet sot në Shqipëri. Politika për Shqipërinë nuk bëhet në Shqipëri, për shqiptarët e me shqiptarët…

    perseritje eshte POSTULAT

    Është fatkeqësi e madhe dhe fatalitet
    që Shqipëria nuk drejtohet sot në Shqipëri.
    Politika për Shqipërinë
    nuk bëhet në Shqipëri,
    për shqiptarët e me shqiptarët…

    ..

    Reply to this comment
  11. Jimi June 11, 21:27

    Komi! Zografis ndonje qitap per historine e kohes se shkuar, se kete te rene ka kush e zografis!

    Reply to this comment
  12. 01 vlora June 11, 22:16

    Thano nuk di çfar pazari té është prishur me Ramën por je një interesaxhi,mendoni pak më shumë për Shqipërin.Faleminderit për mirkuptimin.

    Reply to this comment
  13. Tori June 12, 08:46

    Si ka mundesi qe ju ankoheni gjithmone se fajin ju a ka opozita dhe mbi te gjitha Berisha per keta 28 vjet,se Berisha komandon drejtesine tek ne kur ne pushtet 13 vjet jane drejtuar nga PD-ja dhe mbi 15 nga PS-ja.Po qe se drejtesia komandohet akoma nga PD-ja atehere PS-ja eshte e pa afte te drejtoje e te beje shtet perderisa se ka bere per 15 vjet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*