Teatri me Teatrin

March 23, 2018 03:55

Teatri me Teatrin

Bardhyl Ermini       

Nuk mund të imagjinohet se si sot aktorët e skenës të Teatrit Kombetar, ndërtimin apo përtëritjen e godinës të saj, e kanë kthyer në një çështje e cila mund të themi se u politizua 100 përqind. Tamam kur, në “skenën” tjetër, atë politike, janë ngjitur lloj lloj “aktorësh”, një pjesë e të cilëve përpiqen që nëpërmjet aktorëve të vërtetë të fitojnë kapital politik të dyshimtë, e një pjesë tjetër kanë filluar haptas të luajnë “rolin” e tyre të jetës, atë të shërbëtorëve të anarkisë shqiptare, të sabotimit të mundësive për zhvillim. Ndërkohë që vëndi përpëlitet nën peshën e varfërisë nga njëra anë dhe sforcimeve për të hyrë në rrugën e përparimit europian.

Së pari, ruajtja e godinës ekzistuese për hir të mbrojtjes të objekteve me identitet kulturor, është e nevojshme që të futet në kontekstin e krejt historinë e vetë qytetit. Në se në këtë çështje ka racionalitet, e vërteta apo mënyra e trashëgimisë të historisë të qytetit ka nevojë për një interpretim shkencor. Fatkeqësisht urbanistët e arkitektët tanë, asnjë prej tyre nuk e ka trajtuar këtë në mënyrë shteruese.

Për pasojë mbetet që ky diskutim të bëhet vullnetarisht, thjeshtë për t’i shërbyer diçkaje pas të cilës po vërtitemi e vërtitemi e po mbytemi në një pikë uji. Nihilistë të tëmerrshëm të ndërtimeve të reja që nuk para i nënshtrohen analizave, e kanë për “qef” t’i kundërvihen Kryeministrit Rama, i cili ç’është e vërteta është çfaqur si një prej “ekstremistëve” të kapërcimit të qytetit të Tiranës në një metropol ballkanik.

Çdo pakënaqësi estetike apo kundërti që kanë ja atribuojnë atij, duke e bërë atë fajtor se “pse uji turbullohet kur në burim ai rrjedh i pastër”. Zoti Lubonja, çdo lloj analize të saktë që bën si dhe raclionalitet që përfaqëson në to, kur “ndodhet përball tij” shpesh e humbet ekujlibrin e i zgjidh emocionet e veta “nga zinxhirët”. Nuk është e drejtë e shpesh është tepër ofenduese edhe për një pjesë tjetër që mund t’i afrohen mendimeve të zotit Rama, pamvarësisht pozicjonit zyrtar e koncepteve të tij.

Në se ai do të kënaqej me “heqjen zvarrë të Edi Ramës të gjallë, ashtu si bustin e Enver Hoxhës” këjo është thjesht punë e imagjinatës të vet apo edhe të sistemit të vet nervor ndofta edhe të lodhur. Por për këdo që e sheh këtë punë me realizëm, këjo thirrje është krejtësisht e gabuar, apo më mirë pak si ashtu…kriminale. Mëkat që një intelekt i tillë si zoti Lubonja zbret në këto labirinthe.

Për mendimin tim Tirana e “vjetër” është një gjëndje urbanistike e marë fund, një gjëndje e cila ka “ngordhur” qysh më parë, qysh me fillimet e demokracisë shqiptare. Është tepër e vështirë, për një qytet që brënda 25 vitesh nga një qytet me 200 mijë ka vajtur në afro 1 miljon banorë, të flasësh i qetë e teorikisht për ruajtjen e historisë apo për respektim të kritereve urbanistike klasike në të. Të krahasosh ecurinë dhe ruajtjen e karakteristikave të qyteteve europiane, Romën, Parisin apo Londrën me Tiranën dhe të përpiqesh të implementosh të njëjtën metodë në urbanistikën e tyre, është njësoj si të spjegosh valët e oqeanit me lëvizjet e ujit në një pellg.

Çfarë mbeti në Shqipëri që duhej të mbetej e të ruhej historija e Tiranës në arkitekturën e urbanistikën e saj? Asgjë! Aty ku lëvizja e popullsisë nuk drejtohet por i lihet në dorë spontanitetit, pra aty ku nuk ka disiplinë sociale ka pushtim teritori, ka çfaqje të hordhisë. Si mund të quhet vendosja e 800 mijë vëtave brënd 25 vitesh, përveçëse hordhi? A mund të tregoj dikush se cili është ai qytet  në krejt rruzullin tokësor që ka pësuar këtë shtesë, këtë ndryshim katastrofik? Ç’ironi! Ende në Tiranë ka njerëz që kërkojnë të shohin Tiranën e para 30 apo 80 viteve më parë. E ç’duhet bërë në këto raste përveçëse t’u ofrosh albumin e fotografive? Asgjë nuk ka mbetur në Tiranë e tani kërkohet të ruhet ndërtesa e Teatrit Kombëtar me pretekste në formë kombëtare e në thelb qesharake.

Së dyti, me të vërtetë që në këtë ndërtesë është bërë teatër i madh, por atë teatër e bënë artistët e medhenj, fjala e të cilëve perpunoi mëndjet e spektatorëve, zbuti shpirtin e tyre dhe i edukoi ata deri edhe me mrekullitë e Shekspirit. Por kaq, deri këtu! Kapanoni i “dopo lavoros” ka vite që e ka mbyllur kapitullin, ai e ka stërkryer misjonin e vet, është krejtësisht i “lodhur”, ka marë fund. Vetë profesioni im bazë ma lejon përdorimin e fjalës “i lodhur”. Po! Çdo material bazë ndërtimor “lodhet”, hekuri, betoni, tulla, llaçi etj.

Struktura ndërtimore e Teatrit Kombëtar është e tillë, me materiale të cilat të lidhura bashkë gjatë kohës pësojnë plasaritje, çarje, zgjatime të cilat teknika e ndërtimit i quan “deformime plastike”, mbetëse. Janë këto faktorët kryesorë që i amortizojnë ndërtesat, në përgjithësi maksimumi deri në një afat prej rreth 100 vite. Natyrisht që mirëmbajtja e vazhdueshme e korrekte teknikisht e ndryshon këtë raport, por në rastin e godinës të Teatrit Kombëtar, me ato që duken e ato që janë ekspozuar, amortizimi ka funksionuar në mënyrë të “shkëlqyer”. Strukturat mbajtëse e ndarëse të saj janë të mbaruara, të plasaritura, të coptuara, të degraduara. Po të kishin gojë ato do ulërinin si sirena bombardimesh.

Sepse mbi to mbështeten struktura me hapësira e lartësira të mëdha, prej të cilave lindin momente përkulëse e forca prerëse të tilla që janë të papërballueshme nga “kalbësira” në përbërjen e tyre e që shpesh nuk shihen me sy të lirë. Pritet vetëm dikush, “Ai” zerzeleja apo tërmeti që për fat ende nuk ka trokitur në portat e kësaj godine shkalla mesatare e të cilit me një kohëzgjatje për afro 10-15 sekonda do t’a hidhte përtokë çdo lloj diskutimi artistik, arkitektonik, historik e patriotik. Por…e këjo “por” dihet se nga çfarë pasohet kur çështje teknikisht kaqë të qarta, bashkësija administrative e ajo artistike i zvarrit si një kërmill i pështirë.

Natyrisht që nuk kam as një gram fuqije zyrtare, por gojën nuk mund të ma mbylli njeri! A ka mundësi që qysh sot komuniteti i artistëve të mblidhet e të marë vendimin për t’a pezulluar menjëherë aktivitetin në këtë godinë? Nuk duhet vazhduar të luet “teatër” me Teatrin Kombëtar. Asgjë nuk e zgjidh këtë çështje më mirë  se projekti që është parashikuar nga ana e arkitektit danez, në se qeverija e zotit Rama e kanë marë seriozisht nismën e propoganduar. Mirë do të ishte të bëheshin diskutime teknike, gara apo oponenca. Por këto janë mjete të shoqërive demokratike e të lira e jo për ne për fat të keq, që jo në pak raste i përdorim ato për të imponuar e për të zëvëndësuar një diktat me një më të keq, me atë të maskuar me leckat e lirisë.

Nga 3 mijë metra katror ambiente 9 mijë parashikon projekti i ofruar, nga një do të ketë katër salla, nga 480 vënde parashikohen 620 të tilla, etj. ambiente funksionale plotë dritë, kostua e të cilave shkon aty rreth 20 miljon eurove, siç na paranjohu Kryetari i Bashkisë. Godinë që funksionon më vete tamam aty ku është, me një fasadë të mrekullueshme e një formë që shkëlqen, në vend të atyrë dy paralelopipedëve prej pupuliti e harasoni. “Pu, pu…pu”! E ç’duhet pritur më? Konkluzjonet e sindikatës për ato kullat që ndërtohen matanë godinës të Teatrit?

Mos e mundoni më sindikatën, boll ka luftuar për kushtet e punës të aktorëve e për Tiranën e të ardhmes. Tirana nuk ku të shkojë më përveçse të bashkohet me Mamurrasin, ajo nuk ka më derman, ajo mund të bëhet qytet i kullave, merita e të cilës i bie kryesisht kryearkitektit të “demokracisë” shqiptare, atij që sot bën rolin e qytetarit digital e që kur e kishte në dorë perspektivën e Tiranës i shqeu portat e saj për t’i hyrë brenda lukunija e turmave që edhe sot nuk kanë të ndalur.

Edhe një propozim kam në drejtim të komunitetit të artistëve të teatrit, në se më lejohet. Perveç vendimit të menjëhershëm për ndërprerjen e shfaqjeve në godinën ekzistuese, të propozojnë e të kërkojnë që pas hartimit të projekt zbatimit dhe preventivit të godinës të re, meqënë se fondet do të lëvrohen nga subjektet private, funksionet e investitorit dhe të supervizionit t’i mari detyrimisht vetë institucioni i Teatri Kombëtar e jo dikasteri, duke presupozuar se projekt zbatimi do të hartohet edhe mbi bazë të kërkesave të përfaqësusëve të tij, supervizorët e të cilit do të kërkojnë deri në fund shpenzimin e fondeve të planifikuara.

Eh…sikur të jetë i vërtetë propozimi i zotit Kryeministër. Ndofta pas dy-tre vitesh do të arijmë të ulemi në poltronat e Teatrit Kombëtar si …njerëz.

 

 

March 23, 2018 03:55
Komento

18 Komente

  1. na e shpifet more bubuzhela March 23, 08:33

    Qe te shikosh identitetin e Tiranes mjafton te shkosh tek ndertesat tek hotel Tirana qe bie qerpici nga shirat,shko ne lagjen ali demi,shko tek lagja e shtepis se partise(parti ku sali berisha militoi per 20 vjet dhe ju fut karieres si skuth).
    keshtu eshte edhe teatri i ketyre qe kujtojne se eshte privatizuar nga ca dembela qe po han qyl dhe presin ndonje kothere nga shteti.
    nga pa aftesia e tyre per te terhequr spektator,meren me llafe per te luajtur rolet e saliut hund pinokut.
    shikojini si jane kthyer ca rronxho ponxho pijanec bubuzhela si bujar asqeriu,qe eshte hera e pare qe po luan rolin e dallkaukut te vertet.
    keta qe gjith jeten kan ngren qyl,na jane bere arkitekt e murator ,duan akoma qerpicin e te pareve te tyre turkoshak.
    Yani po i jap te drejte ayij qe donte te ndaloheshin filmat shqiptar te cfaqeshin neper ekranet tona…..

    Reply to this comment
  2. Ylli March 23, 09:37

    Nuk mbulohet muti me shurre ….thuhet.Por ka shume qe kane zgjedhur shurre te mutit qeveritar.
    O gazetar palaco.Nuk po thote njeri te mos behet teatri.Por po themi qe cduan 5 kullat ne territorin e teatrit.Shumicen e siperfaqes do ta zene kullat dhe ne nje cep do behet teatri.
    Kush do kundershtonte nese do behej teatri dhe rredh e qark tij ,siperfaqja tjeter do ishte hapesire ne funksion te teatrit dhe qytetareve.
    Kaq shtet i varfer jemi sa nuk mund te bejme nje Teater Kombetar.Kaq pak bamires ,biznesmen apo donatire ja kjo shoqeri ,qe nuk mbledhim dot shumen e duhur per ndertimin e nje Teatri Kombetar Dinjitoz ,ashtu sic jemi mesuar ta shikojme ne bote.Nje ndertese e vecante klasike rrethuar me hapesire ku asgje tjeter nuk eklipson ndertesen e rendesise te vecante.
    Meqe keni zgjedhur te jeni shurre mbuluese e cdo muti qeveritar…..e gezofshi palacollikun o pakaco te Ripjelljes.

    Reply to this comment
    • Euro Maloku March 23, 10:21


      Po me kullat c’pate ore Yll?
      Ata qe solli Salehu nga malet kane marre me vehte edhe kullat.Projekti i nderteses se paraqitur eshte ne funksion te teatrit?A i ploteson standartet,kushtet etj..
      Po kulla e xhamise a e demton teatrin duke ndotur ambientin?

      Reply to this comment
  3. Une March 23, 11:19

    Shume Sakte! Falemnderit edhe Z.Kulla per ate qe eshte! Artistet apo aktoret te diskutonin rreth projektit para es te behej,te jepnin mendimet e tyre dhe eksperiencen e tyre! Por te thuash qe te ruhet teatri eshte injorance saliniane! Ne qe kemi jetuar ne Tirane e dime historine kur nuk shkonte njeri ne shfaqjet sepse edhe vete aktoret qaheshin se gosina po shembet,minj, hardhuca, krimba e cfare nuk gjeje atje! E tani flas pas afro 50 vjetesh keta aktore te deshtuar na i dashkan ta ruajne per “vlera Historike”?! Nu dashkan artiste se Rama do te ndertoka kulla?! Nuk na dashkan aktoret PDiste salla te reja se do te dukeshin te mjere ne ato salla te bukura te teknollogjise se fundit! Na del Ndrenika ,ish deputet i Saliut,qe vuan nga dementia,Kapexhiu “duel i heshtur” etj saliniste antirama! Tani na del edhe Tosi,ai qe enveri e futi ne burg se vetem llap-llap! Nje fare Rakipllari qe na e lidh prishjen e “shtepise se gjetheve” me godinen e teatrit?! Na myti injoranca ! Rakipllari si gazetar jo si sherbetor! Na gjen Saliu dhe nje emision Eni mediokre Vasili! Por eshte dhe Andi impnenti me Shkullakun nga Stropska! Zot! Si ka mundesi qe ne kete bote jetojne gjellesa t e tilla!

    Reply to this comment
  4. intelektuali March 23, 16:24

    ORE DALLKAUKU BARDHYL ERMINI PO KUJT JA SHKRUAN TI MORE SERVIL KETE DACIBAO IDIOTE?

    sepse:

    Vetem megallomani Edi Rama mund te ferkoje duart nga kenaqesia qe gjeti me ne fund nje ithtar dhe adhurues te KULCEDRAVE te tij prej betoni me te cilat ka shemtuar Tiranen si asnje tjeter

    PO PSE SALIU ESHTE FAJTOR QE EDVIN KAQOLI E BETONIZOI TIRANEN SI ENVERI ME BUNKERET E TIJ?

    Po c’a thu o dallkauk enverist per talebanet e Saliut kur Erion Veliaj deklaron se eshte gadi te strehoje talebane te tjere, 7000 familje cdo vit ne kullat e tij ne Tirane?

    Po c’a thu o pusht debil fanatik dhe servil bythlepires pushteti qe flet per lodhje per Teatrin Kombetar, kur mbi 40 teatrot profesionoste ne Broadway te New Yorkut datojne qe nga viti 1920 more mavri?

    Me mire ik qerrohu nga ky forum dhe bej shurren se e tregove qarte qe te ka paguar Edvin Karagjozi per kete dacibao enveriste

    Reply to this comment
  5. mirel March 23, 17:22

    Po si more Badh ryl, na e predikon Teatrin me metrat katrore.
    Qe ketu duket prerja prej idioti qe keni. mendim i kufizuar ne kubike ramiste.
    E para, te mos lihej Teatri ne ate gjendje.
    Shqelmin e pare ja vuri Ramuti kur e ktheu bingo
    dhe e la ne kete dite per ta prishur dhe per te bere kulla, sic beri me Stadiumin.
    Teatri tani duhet te behet, por te behet prape Teater sic ishte, ne karakterin e Teatrit KOmbetar dhe klasic, dhe jo ne dhoma xhami qe sherbejne si bordello per tu xhveshur.
    Asnje lloj llogjike nuk e justifikon ndryshimin e stilit dhe prishjes se arkitektures se Tiranes, vetem nje palaco si Edi Ramuti, i etur per kulla.
    Tjetersimi i prones publike ne prone private eshte ajo qe e politizon ceshtjen, dhe jo aktoret.
    E kupton dot dallimin apo jo?
    Nese se kupton, ik se je per te fshire bajgat dhe asgje e teper

    Reply to this comment
  6. MH March 23, 17:24

    Talenti,sa do i zoti te jesh nuk te ndihmon per politike!
    Me bani pershtypje ngritja e gishtit te Ndrenikes ne nji ballafaqim per interresimin e ardhmerise te teatrit kombetar.
    Rrobert Ndrenika sillet si i llastuar nga favori qe njeh dhe e vlerson populli dhe u dashka marre dhe vlersue mendimi i Tije.Dhe ky si i magjepsur mbaje plepit jep mendime sikur asht specialisti ma i specializuem per arkitekture godine Teatri aq ma teper kombetar.Vrejtje mund te baje cdo njeri.Sa ma shume aq ma mire.Por duhet ti nenshtrohemi kohes,evolucionit perparimtar pse jo moderne nese kemi takatin.Mbi germallen e nji godine arkaike jasht kohet me kohen sot duhet detyrimisht te shuhet e mbi te,te ndertohet modernja.
    Ndiqni po te doni per kuriozitet se cfare ban bota me shembje dhe ngritje ngrehinash.Do mbeteni pa mend.Sepse ato qe shemben jane aq te kohes sa asht veshtire ta diskutosh per ta mbrojtur nga ideja ma e avancume per te ren,te ardhmen.Ky talenti Ndrenika ne fund pranoi shembjen dhe ngritjen e te res.Por dha iden se kush duhet te financojne.Nji mendim idiot qe nuk ka te baje fare me aktrimin e tije per ceshtje financiare.Financimin le ta baj kush ti dalin ma zot se te tjeret.Mjafton qe spektatori popull dhe aktoret ne aktrimin e tyne te jen komod e ne harmoni me te ren.
    Keshtu ecen Shqiperia me nji lloj politike inatcore.Inatin e shfaqen edhe ne kodrat e liqenit me protetsa.Sot rrijne gojburgosun e nuk jane te zote te flasin nji fjale.Te pakten te kerkojne te falun Bashkise Tirane.politika inatgjore nuk asht pozitive per nji politike qe ti sherbej vendit ne prespektiv per nji kohe sa ma te larget qe nuk e kam fjalen per teatrin po per cdo aspekt te larmise se jetes dhe shoqeris shqiptare.Mandej dalin mbas vaktit filozof qe kerkojne te gjejne kohen e humbur.Qe edhe sot me keto mentalitete vashdojme me tralalala te humbim kohe e jo ma ta gjejm.

    Reply to this comment
  7. Kulufi March 23, 17:51

    O Mirela, teatri u kthye ne bingo para vitit 1995, ndersa Rama u kthye ne Tirane ne vitin 1997. Por ti qe ke ardhur ne Tirane para 2_3 vitesh nuk mund ti dish kto gjera. O Mirela nuk eshte per ty diversioni, ik me mire shkruaj vargje erotike neper muret e WCve.

    Reply to this comment
    • mirel March 23, 23:33

      ik mor qen legen, ja nxoren bojen Ramutit me artikull bile qe ai e kish firmosur Bingon ne Teater. Dhe nuk u ndjete.
      Tani merresh me replike.
      Kafshe bastarde.
      Ato vjershat erotike le ti beje Ramuti gravura te halete e Teatrit te ri. Do i shkojne psikopatise se tij prej modernisti te mbaruar,
      A ndigjove pra, ti kuluf muti?

      Reply to this comment
  8. Krist March 23, 20:04

    Bardhyl,me shkrimin tend,me kujtove nje dibran ,qe kish zbritur nga malesite dhe me nje sopate,bridhte neper Tiranen e dikurshme,duke thirrur :Dru me pre,hajde,dru me pre!Tironcit e ftonin me i pre drute,dhe malsori dibran,nje burre i ri dhe i fuqishem,me nje te rene te sopates,e ndante drurin,ne dy pjese.Nuk kishte rrruge tjeter,dhe as kohe qe ta perkedhelte drurin,por detyra e tij ishte vetem te priste drute.Por,me teatrin,nuk mund te besh teater,more Bardhyl!Sepse nuk eshte dru,qe mund ta presesh,qofte edhe me nje te rene sopate.Eshte teater,e qe te besh (si edhe te luash ) teater,duhet te jesh serioz,se vetem atehere ben (si edhe luan),nje teater serioz,qe te te pelqeje spektatori,pra populli,sepse nese nuk te pelqen ,populli,per cfare duhet teatrei (apo edhe loja qe behet ne te)?Pranda,mos u vijas Bardhyl,ngadale dhe me mend ne koke.

    Reply to this comment
    • Tartufi March 24, 15:01

      Krist,,, mua nuk me shqetson shume ,teatri i ri apo ky i vjeteri. Mua ma ben
      mendjen pordhe, kush do te lozi ne skenen e ketij teatri. Te gjithe ata talente qe ja vlen kane ikur dhe lozin ne teatret e botes ?! Lexoje pak kete
      Do te ta shkruaj shqip, Okso lila e mesa kaka. Jashte flori dhe brenda kake. Ky Emin derdellitesi eshte kaqe larg nga thelbesorija , sa qe te ben
      habites me reshtat e tij. Ketij populli po i shteron elita me braktisjen e tij,qe
      eshte teatri madheshtor i ketij populli ! Kur te mungon Oliveri ,nuk ka vlera
      teatri i Shekspirit. Te pershendes me argumentin,,, a bejme dot nje vlere
      per ata qe dine te lozin,per popullin tone,ne mes te ketij populli,qe kur te lozi,,,, ketij populli ti lotojne zyte ????

      Reply to this comment
  9. Korçari March 23, 23:48

    Ore po ky Bujar Asqeriu, fjala vjen, në pak role mbahet mend si aktor. Mua, përshembull, më kujtohet vetëm ajo batuta: “Ore po do ta bëjmë këtë mut shtet, apo ta dhjesim fare”? Ama është e sigurtë që do të mbahet mend për rolin e poshtër që po luan për të mos ndërtuar një Teatër Kombëtar Bashkëkohor por që të ruhet ajo binaja karakatinë që tani vlen vetëm si fole minjsh.

    Reply to this comment
  10. Boston March 24, 14:39

    E bukura nuk kuptohet shpejt por ne fund vleresohet. Do jete nje godine shume e bukur dhe funksionale. Boll me shemtira perreth…….”Kultura mesohet por dhe imponohet”. A ju kujtohet parku i liqenit…..bertisnin per mungesen e pemeve ata qe nuk po mbjellin nje peme te vetme si qytetare apo si partiake te PD apo te LSI….Nga keta njerez ka mbetur ne vend nukuro Shqiperia per 30 vjet…nuk jane pak……….

    Reply to this comment
    • intelektuali March 24, 16:58

      Ore ti MUT i paguar nga Edvini dhe Gebelsi i tij

      PO KA GJE ME TE SHEMTUAR SE TIRONA E EDVINIT?

      Ku e ke pare ti “bukurine demagogjike te Gebelsit te Edvinit qe e ka mbushur dhe po e mbush Tironen me Kulcedra prej betoni? Hyp o qorr i paguar tek Kulla e Vodafonit dhe shikoje Kandaharin e Rilindjes Enveriste, shko tek shkolla Partizani qe te shikosh barbarizmin urbanistik te miqve te Edi Rames, shko tek Komuna e Parisit, ne Bllok apo tek gopi i semes qe nga Bathorrja dhe deri ne Kashar qe te mos flasesh me brockulla idiote per “bukurine” shemtaraqe anadollake te Lali Erit pa shkolle, por rufjan hileqar dhe besnik fanatik i BOSIT te tij lakmitar Edi Rama qe po shkaterron perfundimisht Tironen tone pa treguar asnje fature dhe pa i dhene llogari askujt.

      Po faturen per te shemtuar Parkun e shen Prokopit dhe te mashtrimeve te tjera a e di ti more MUT i paguar fanatik?

      sepse:

      Ne tironsit denbabden qe Enver Pederasti i dha urdher Mehmet Kasapit te vrasin dhe masakrojne intelektualet dhe tregetaret tironsa ne 17 nentor te 1944 e duam Tironen ashtu sic ishte para se sadisti dhe gjakatari te mbillte MURTAJEN bolshevike ne Shqypni dhe t’i vinte zjarrin cdo gjeje qe ishte ndertuar me pare qe mbi renojat e te “VJETRES” te ndertonte sistemin e “RI” komununist, njashtu sic po ben sot edhe “PARTIZANI” i Enverit Edi Rama me Gebelsin e tij Erion Veliaj.

      Reply to this comment
      • Daja March 24, 19:59

        Sa kom qesh or INTELEKTUHALE,kur pretendon qe Titona ka pas intelektuale!!!!!!!Haaaaaaaaaaaaaaaaaaa,Haaaaaaaaaaaaaaaaaaa,po Tironsi eshte shujt per plonca e caraca or intelektuhale!Po me sa dukesh ti do jesh nga ata Tironsit qe pruri Sala pas 90-tes e me siguri qe je bo me prona e çifliqe!Or rrush po Tironen nuk e dhjeu as Enveri e as Rameri por e dhjeu Sala e Tom Sojeri kur vodhen votat e ja dhane Lul kamarierit!

        Reply to this comment
        • intelektuali March 24, 20:17

          Degjo ketu o Daja Dallkauku,

          Barakat prej druni ne Brojkes ishin LULE ne krahasim me KULCEDRAT prej betoni te Edvinit dhe gramafonit te propagandes se tij gebelsiane Erion Veliaj

          KUSH DO TE PRISHE SHEMTIRAT E EDVINIT TANI?

          Qe i kane zene frymen kryeqytetit tone qe ishte ne kujtimet tona si nje LULE mali me vila dhe shtepi njekateshe, po shko ne Selanik more gaztor bythmut qe di te qeshes ha-ha-ha por qe nuk di te shikosh si i ndertojne te tjeret qytetet e tyre?

          Po Erion Veliaj ishte per nje vizite ne Hungari tek Urbani ne Budapest, pse nuk thote asnje fjale per kete Kryeqytet te Perandorise Austrohungareze qe ka ruajtur me fanatizem te kaluaren historike?

          KUSH E BETONIZOI TIRONEN NE KETE FAR FEJE?

          Nuk me besohet se ka qene Brojka i Saliut sepse nuk ka mbetur asnje shenje nga drejtimi i tij dallkauk i barakaveprej druri qe pushtuan parqet dhe sheshet e Tirones,

          por:

          TERMINATORI I VERTETE I SHKATERRIMIT TE TIRANES KA VULEN E KARAGJOZIT EDI RAMA

          dhe:

          Erion Veliaj eshte vetem nje vampir i tij qe po mbaron edhe ato kap gjera qe kane mbetur pa u prishur nga historia me e bukur e kryeqytetit tone me fat te keq.

          Reply to this comment
  11. ARMANDO LULAJ March 24, 19:11

    Urgjentisht duhet te ripikturohet mbi kanavacen, paqartesisht te cmueshme, “Mbjellja e Pemeve” te Edi Hiles! Propozoj qe mbi te pasi ta kemi kruar e zhdukur teresisht, tja japim ne perdorim Gerhard Richterit, i cili do tja dhuroje me pas Muzeut te Ri te Arteve te Shqiperise. Jam i bindur qe te gjithe do ta pranonin kete propozim – edhe vete autori…Une nuk mund te pajtohem me qendrimin e aktoreve te Teatrit. Ata kujtojne se jane akoma ne skene dhe riperserisin te vetmin Akt qe njohin. Pushteti eshte fuqezuar dhe nuk ka ndryshuar taktike por jeni ju qe duhet te ndyshoni taktike. Tashme Akti nuk mund te jete perseri i njejti dhe mbi te gjitha ai nuk mund te luhet me ne Teater. Aktore dilni nga skena e Teatrit, luani rolin tuaj historik dhe mbroni Godinen e pazevendesueshme te Teatrit Kombetar.

    Reply to this comment
    • mirel March 24, 21:30

      Komenti shume i bukur, por dua te ve re se tashme aktoret kane filluar te dalin nga skena ne rruge dhe po akuzojne Te Madherishmin per Korrupsion.
      Publikisht

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*