Teatri në gjimnazet e Tiranës/ Kumbaro: Vitin tjetër, projekt që e shtrijmë në gjithë vendin

January 30, 2018 15:37

Teatri në gjimnazet e Tiranës/ Kumbaro: Vitin tjetër, projekt që e shtrijmë në gjithë vendin

 

“Edukim dhe zbavitje”- e quajti Ministrja Kumbaro projektin më të ri të programit “Edukim Përmes Kulturës” në takimin me nxënësit e Gjimnazi Sander Prosi në Sauk.

Ministrja e Kulturës bashkë me drejtorin e Teatri Kombëtar ishin aty për t’i njohur të rinjtë më në detaje me projektin e quajtur “Klubi i Teatrit”, i cili hartohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Teatri Kombëtar ka nisur bashkëpunimin me shkollat e arsimit të mesëm në projektet: Festivali i Klubeve të Teatri; Debate artistike; Trajnime në grupe sipas prirjeve në fushën e teatrit.

“Krijojmë dhe ndërtojmë bashkë me ju këtë klub teatri si një projekt pilot që mendojmë të shtrihet vitin e ardhshëm në të gjithë vendin”- shtoi Kumbaro në fjalën e saj.

Në kuadër të programit “Edukimi përmes Artit dhe Kulturës”, si një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës 2017-2021 do të organizohet Festivali i Klubeve të Teatrit, punë e cila ka nisur nga shtatori i vitit 2017 dhe pritet të përfundojë në muajin maj 2018.

Në ndihmë të gjimnazistëve të cilët do të angazhohen në ndërtimin e një shfaqjeje e që është në vijimësi me programet mësimore, regjisori Armando Bora dhe dy aktorë të rinj të Teatrit Kombëtar Gjergj Mena dhe Xhuliano Brisku transmetuan tek gjimnazistët njohuritë dhe eksperiencat e tyre.

Teatri Kombëtar ka hartuar strategjinë e “Edukimit përmes artit e kulturës” me projektin Festivali i klubeve të teatrit në shkollat e arsimit të mesëm,si një projekt pilot për sezonin 2017-2018 dhe në sezonet e ardhshëm , urojmë të shtrihet, në më shumë zona periferike dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Grupi i TK ka nisur hartimin e këtij projekti në muajin Shtator 2017 për përzgjedhjen, ngritjen, nxitjen dhe mbështetjen e grupeve të Klubit te Teatrit në shkollat e arsimit të mesëm dhe në shkollat periferike të Tiranës.

Ky projekt do të finalizohet me realizimin e një produksioni teatror nga klubet e teatrit të çdo gjimnazi, duke u mbështetur në programet e tyre shkollore dhe programit të provimeve të letërsisë. Gjimnazet që do të jenë pjesë e këtij projekti janë: Gjimnazi “Sandër Prosi” (Sauk), Gjimnazi “Sami Frashëri”, Instituti Harry Fultz, Gjimnazi “Abdulla Keta” (Shkozë), Gjimnazi “Petro Nini Luarasi” •Gjimnazi “Ibrahim Hasmema“ (Mullet).

Trajnime në grupe sipas prirjeve në fushën e teatrit Ky projekti u jep mundësinë të rinjve më të spikatur për të asistuar pranë trupës së personelit të TK, në aktrim,regji,skenografi, kostumografi, make-up artistik, teknik audio e video, teknik ndriçimi etj. ku të rinjve më të talentuar do t’u jepet mundësia për t’u bërë pjesë e produksioneve të teatrit.

Ky projekt zhvillohet jo vetëm në identifikimin e elementeve të talentuar si aktorë apo regjisor, por edhe në identifikimin e elementeve të rinj me prirje profesionale të tjera që janë pjesë e rëndësishme e krijimit të një shfaqjeje teatrale.

Të rinjtë me prirje si specialist i efekteve audio-vizuale për teatrin dhe teknikë ndriçimi do të trajnohen nga punonjësit e Teatrit Kombëtar dhe do të fitojnë një eksperiencë të vlefshme në këtë profesion./a.s/dita

January 30, 2018 15:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*