Teatri, Rama: ”Turbina”, dëshmi për ata që kanë sy të shohin (VIDEO)

July 1, 2018 10:05

Teatri, Rama: ”Turbina”, dëshmi për ata që kanë sy të shohin (VIDEO)

 

Në kulmin e debatit për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe me qeverinë që ka kaluar në mënyrë të përshpejtuar një pr/ligj që i hap rrugë shembjes së godinës aktuale për të vënë në zbatim projektin danez, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë ditën me prezantimin e Turbinës.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë dëshmi të mjaftueshme për këdo që ka sy dhe do të shikojë, ndërkohë që më e mira është ende e gjitha përpara nesh, ju uroj një të diele të bukur”, shkruan kryeministri në Facebook.

Ndërkohë në videon e prezantuar shihet transformimi i mjedisit të rrënuar të ish-Laboratorit të Hidrologjisë, në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, që do jetë qendra e re për artin në kryeqytet.

“Një hapësirë e re ultramoderne për artin e kulturën skenike, e cila do të mbushë më tej boshllëkun e tmerrshëm që krijuan vitet e gjata të rrënimit të vazhdueshëm të infrastrukturës kulturore e të jetës artistike”, deklaroi kryeministri Rama kur tregoi për herë të parë idenë e transformimit të kësaj hapësire.

a.s/dita

July 1, 2018 10:05
Komento

10 Komente

  1. intelektuali July 1, 10:12

    Mua kjo veper idiote dhe megallomane e Edi Rames me duket si nje:

    BURG I CILESISE SE LARTE

    qe:

    Ashiqare ka hedhur lekat e popullit badiava pa pyetur askend, pa tender, pa projekt dhe preventiv paraprak te miratuar dhe pa kryer me pare studim ekonomik,

    njashtu:

    SIC I KA TE GJITHA NDERTIMET E TIJ

    njashtu:

    SIC NDERTOI SALI BERISHA RRUGEN E (ANTI)KOMBIT DHE TYNELIN FAMEKQE TE KRRABES QE DUHET TE RIBEHET TANI NE NJE VEND TJETER.

    Reply to this comment
  2. xyz July 1, 11:26

    Kjo arqitektura e rilindjes tallje dhe asnje vlere ..
    Tetri duhet te jete TEATER ,merrni pak shembull nga fqinjte tuaj

    Reply to this comment
  3. info analitike July 1, 13:01

    Kush e ka projektuar kete, kryemjeshtri Tan Shkreli apo Atelie 4?
    Si nuk bete nje ndertese te denje per tu konsideruar dicka me vlere o njerez megallomane, te pangopur per te mbushur xhepat e te paafte per te bere nje pune tamam.

    Reply to this comment
    • L.F. July 1, 14:06

      Ky ka qene nje objekt studimesh shkencore ne kohen e komunizmit, i shnderruar ne shurrtore ne kohen e atit tend shpirteror Salli Qeni dhe, tani i kthyer ne nje teater teper modern per aktivitete te ndryshme artistiko-kulturore.
      Ne rast se keta qe qeverisin tani, ndertojne vepra si kjo, por edhe vjedhin (siç thua ti), hallall ju qofte, sepse Saliu yt vetem vidhte, ndersa Shqiperine e ktheu ne nje nevojtore te madhe.

      Reply to this comment
      • info analitike July 1, 18:03

        Saliun e mbac me shendet se ishit shoke partie qe te dy. Ju e keni zakon qe i hani koken njeri tjetrit ashtu si ne kohen e kumandarit prandaj mos me fut mua ne inatet e tua me Saliun. Ju edhe ta beni kopilin dhe ta lini ne dere e madje te beni dhe moral. Ore a jeni ne vete apo jeni kthyer ne lehes partie pa tru!

        Reply to this comment
  4. Fatmiri July 1, 13:54

    Me shume zhurme ,te shkaktuar pa shkak nga aktoret problemin e teatrit e kini vene ne rrugen e zgjidhjes. me kete rast u “fituan “dy ndertesa teatrore me kete “turbinen”.PO per Biblioteken Kombetare c’behet?Biblioteka e Aleksandris u dogj per shkaqe te panjohura , ndersa biblioteka jone kombetare u permbyt per shkaqe te njohura , prandaj le te ndertohet nji e re ne nji vend tjeter dhe me te mire se “Piramida”veshtire se mund te gjendet: vendoseni atje biblioteken dhe ajo do te nderroje emer nga piramide ne Biblioteken e kombit , sepse aty do te “depozitohet” dhe ruhet mndja e kombit !

    Reply to this comment
  5. Arben July 1, 14:30

    Rrofshin kullat 60 kateshe.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR TRIM DHE HEROIK ME

    SHOKET EDVER DHE LALIDHJER NE KRYE

    Reply to this comment
  6. Selin July 1, 14:54

    Ky ngjan si burg o bir!
    Do na e shesesh per teater?!
    Ik vidh nga TK 200 milion eurot e mas derdellis .. vidhna, po mos na rrih.

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit July 1, 16:43

    qenka si burg me ate kullen e rojes. Me thene te drejten ta kishe bere pallat sporti do kishte me shume sens, se brezi i ri duhet te terhiqet nga dinamizmi, pa per teater mt therrte mua po pati sukses. Prishet qendren sportive tek Liqeni, sikur do kishte arsye ta ngrinit nje te tille gjekund tjeter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*