Teatri “Skampa” në shtator me premier të re

July 16, 2017 22:09

Teatri “Skampa” në shtator me premier të re

Qendra e artit ne Elbasan ka mbyllur programin e shfaqjeve dhe koncerteve të 6 muajt e pare të këtij viti.

Drejtori i kësaj qendre Kliti Kapaj shprehet se ky ishte një sezon i larmishëm dhe ka u ka dhënë artdashësve elbasanas fundjavat artistike.

Ai vlerëson vënien në skenë të Traviatës, recitalin e kompozitorit Klement Marku, koncertin e harqeve por dhe mjaft shfaqje për artdashësit e vegjël.

KapajBesoj që do t’i realizojmë të gjithë projektet që kemi në plan. Në shtator do ta nisim me një premierë. Puna ka filluar me regjisorin e talentuar Spiro Duni. Kemi dëshirë të bëjmë një koncert të madh të këngës popullore qytetare të trevës së Elbasanit.

Po ashtu pritet që dhe në gjashtëmujorin e dytë te ketë një seri shfaqjes. teksa bëhet thirrje për mbështetje me investime sidomos për teatrin Skampa. Sezoni do të çelet me shfaqjen e regjisorit Spiro Duni.

July 16, 2017 22:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*