Teatri, të shembet i vjetri, të ngrihet i riu!

June 12, 2018 12:18

Teatri, të shembet i vjetri, të ngrihet i riu!

Në mes të Qershorit,
në gjithë këtë vapë,
sherri i teatrit,
na u kthye prapë!

Shteti don ta shembi,
godinën e vjetër,
dhe përmbi gërmadha,
të ngrejë një tjetër

Do shembet teatri,
mballoma-mballoma,
dhe tok me teatrin,
do ndryshojë gjithë zona.

Po puna nuk qenka,
kaq e lehtë-or plak,
ca aktorë betohen:
“Do ta mbrojmë me gjak!”

Ca të tjerë janë,
më ekstrem akoma:
“Vetëm në kalofshin,
përmbi trupat tona!”

SHQUPIT që çdo ditë,
po i shuhet vula,
është i revoltuar,
që do ngrihen kulla!

Zagarë e zagare,
s’e ndalin ham-humin,
po të njëjtën gjë,
bënë dhe për stadiumin!

Edhe atëherë,
pati të betuar,
po stadiumi është,
në të përfunduar.

Tirana do ketë,
stadiumin e ri,
që në fakt po ngrihet,
si një mrekulli.

Këtu çdo projekt,
me gurë po gjuhet,
po tash një teatër,
krejt i ri na duhet.

Duhet një i ri,
edhe sa më parë,
se ai që është,
është thjesht’ një hangar!

Në ekstrem- aktorët,
po kalojnë kot,
se hangari- kohës,
s’i reziston dot!

Hangari që kemi,
nuk na duhet më,
po këtu-pa sherr,
nuk bëhet asgjë!

Po pyes lëtyrat,
që rrinë buzë Lanës,
pse të mos zhvillohet,
qendra e Tiranës?!

Pse s’bënë diçka vetë,
kur pushtetin kishin,
dhe kullat e larta,
çfarë pune prishin?!

Po plas nga marazi,
shtëpia buzë Lanës,
pse veprat po ngrihen,
në Kohën e Ramës!

Aktorët-kuptohet,
janë nostalgjikë,
që duan të vjetrin,
ta kenë si relikë!

Nuk ka pse të bëjnë,
be edhe rrufe,
na duhet teatër,
dhe jo një muze!

Kuptohet që gjak,
s’do derdhet për “geton”,
ndaj kush ka fuqinë,
duhet të vërë veton!

Edhe unë po shkruaj,
me logjikë njeriu,
të shembet i vjetri,
të ngrihet i riu!

A.DUKA

June 12, 2018 12:18