“Pse duhet ruajtur TK dhe një histori me Enverin për pazarin e Korçës”

August 6, 2019 20:02

“Pse duhet ruajtur TK dhe një histori me Enverin për pazarin e Korçës”

Akademiku Emin Riza, studiues i monumenteve dhe një nga emrat më në zë të restaurimit, tregon se nismat që bëjnë të mundur heqjen e statusit të mbrojtjes së monumenteve apo zonave të caktuara janë tërësisht antikulturore dhe duhen ndalur, pasi Tiranës po i shkaktohen dëme të parikuperueshme.

Kur e pyesim nëse një ditë dikush do të përgjigjet për të gjitha këto ndryshime, qoftë nga Instituti i Monumenteve, Ministria e Kulturës apo qeveria, ai thotë:

“Ndoshta, normalisht ata duhet të mbajnë përgjegjësi, por s’di sa vlerë do të ketë… Tirana nuk kthehet më. Nuk zhbëhet ky shkatërrim dhe e keqja është se të gjithë e dinë se bëhet fjalë për vlera të paprekshme, por sundon lakmia për të mbushur xhepin”.

Pikërisht për të ruajtur vlerat e mbetura historiko-kulturore të kryeqytetit, Riza, si specialist i trashëgimisë prej afro 6 dekadash, thotë se Teatri Kombëtar duhet të shpallet Monument i Kategorisë së Dytë.

“Sot Tirana me të ka një dëshmi të teatrit të parë të qytetit. Ndërsa, nëse në vend të tij ndërtohet një tjetër godinë, sado moderne, do të jetë një teatër i 2020- ës”, thotë akademiku.

Zoti Riza, stadiumit “Qemal Stafa” 4 vite më parë iu hoq statusi Monument Kulture, ndërkohë në 2017-ën Teatri u përjashtua nga harta e qendrës historike. Të njëjtin fat rrezikon të ketë edhe Instituti i Arteve, që sot e gëzon ende këtë status. Si ju duken iniciativa të tilla?

Mendoj se këto janë ndërmarrje absolutisht antikulturore. Një shtet që pretendon të funksionojë në mënyrë të rregullt, duhet të kuptojë se në çdo fushë, duhen dëgjuar specialistët. A pretendohet se sot ke një Institut Monumentesh, të themeluar prej 54 vitesh? A pretendohet se ka në këtë institucion ende specialistë? Dikur ai institucion ka pasur kritere të larta për sa i përket vendimmarrjes, restaurimit apo shkallës së ndërhyrjes në monumente.

Për sa u përket monumenteve dhe objekteve që duhen shpallur si të tilla prej vlerave që mbartin, mendoni se Teatri Kombëtar duhet përfshirë në këtë listë?

Mendoj se Teatri duhet shpallur Monument i Kategorisë së Dytë. I kam dëgjuar termat nënçmues ndaj godinës, por dua të theksoj se një godinë shpallet Monument, në radhë të parë si përfaqësuese e një periudhe të caktuar, për sa i përket zhvillimit shoqëror dhe ndërtimor, pa përjashtuar realizimet e bukura arkitektonike.

Pra, në rastin e Teatrit kemi të bëjmë me një arkitekturë normale, por më tepër trajtimin arkitekturor të objektit e përcakton funksioni. Për shembull, Teatri Kombëtar ka qenë teatri i parë i Tiranës dhe këtu qëndron rëndësia thelbësore e tij, aty janë rritur dhe formuar afro 4-5 breza artistësh.

Kështu që, të prishësh atë godinë, pjesë e një kompleksi prej 80 vitesh, për mua është një sabotazh, për më tepër kur kujton qëllimin: shkatërrimin e këtij teatri për të bërë kulla.

Pra,edhe objekte që nuk kanë vlera specifike arkitekturore, mund të shpallen Monumente?

Sigurisht, Monumente përcaktohen ndërtimet që kanë vlera të veçanta historiko-kulturore. Një rast konkret është ai i shtëpisë ku është zhvilluar Kongresi i Lushnjës në 1920-ën.

Kjo shtëpi është Monument Kulture dhe është rikonstruktuar. Po kështu, edhe për raste të tjera si shtëpia e Fan Nolit, për të cilat pavarësisht nëse kanë apo jo vlera arkitektonike, duhet pasur parasysh ndikimi historik i poliedrikut që ka jetuar aty dhe duhen restauruar.

Kështu, Teatri Kombëtar është teatri i parë në Tiranë. Nëse bëjmë një të ri, ai objekt do t’i përkasë 2020-ës e Tirana mbetet pa godinën e parë të artit e kulturës. Kjo është skandaloze!

Raporti i Institutit të Ndërtimit thotë se duhet ndërhyrë në 90% të kësaj godine. Ju mendoni se do të jetë e nevojshme që të shembet dhe për t’i dhënë përsëri këtë fytyrë që ka?

Për sa i përket raportit të specialistëve e drejtuesve të këtij Instituti, mund të them vetëm se ata janë ustallarë të ustallarëve të mëdhenj.

Ndërsa shembjen apo “ribërjen” e Teatrit unë e përjashtoj, pasi aty mjafton të bëhen ndërhyrjet e duhura konservuese dhe restauruese. Le të thërrasin restauratorë të pavarur dhe jo nëpunës shteti.

Jemi në një situatë ku specialistët kanë vënë alarmin për një cenim të mundshëm edhe të Institutit të Arteve, sot Monument Kulture. Stadiumi “Qemal Stafa” iu dorëzua rrethimit të kullave. Mendoni se për një transformim të tillë Instituti i Monumenteve duhet të mbajë një lloj përgjegjësie?

Mendoj se është e domosdoshme që ky institucion që ka bërë kërkesën te Ministria e Kulturës për shpalljen e këtyre objekteve Monumente të mbajë një qëndrim, duke menduar për trashëgiminë e vendit.

Por, kjo lidhet edhe me prestigjin intelektual e njerëzor të drejtuesve të këtyre institucioneve.

Gani Strazimiri kishte vendosur një rregull të pashkruar, që drejtori i Institutit të Monumenteve duhet të dalë nga bashkësia e punonjësve të Institutit, diçka e tillë vitet e fundit nuk është marrë parasysh.

Mandej ka edhe diçka tjetër, unë kam punuar prej ’62-shit me monumentet dhe nuk ka pasur ndërhyrje të jashtme për të na thënë se ç’duhej bërë, përjashto raste të rralla të monumenteve me karakter historik, të cilat nuk i caktonte Instituti i Monumenteve, por Ministria e Kulturës.

Është ndërhyrja e drejtuesve të lartë një nga arsyet që ju dhatë dorëheqjen nga Këshilli i Restaurimeve në 2016-ën?

Ndodh një fenomen i çuditshëm në vendin tonë, kur dikush shpallet ministër, prej ditës që ngjitet në karrige, nis e i di të gjitha. Im atë (albanologu Selman Riza) ka pasë bërë një artikull të titulluar “Diletantizmi dhe zanati”.

Edhe me ministren e Kulturës asokohe ndodhi diçka e ngjashme. Pra, të tillë individë janë diletantë. Prandaj, drejtuesit duhet jenë afërsisht të asaj fushe për të cilën përzgjidhen ose së paku në rastin e ministrave të mbajnë pranë vetes specialistë të fushave të ndryshme, për t’i dëgjuar e jo urdhëruar.

Gjatë sistemit totalitar, ndodhte asokohe një fenomen i tillë?

Im atë, Selman Riza, ka qenë i dënuar nga ai sistem. Edhe nëse unë kam vijuar punën në Institut, ka qenë falë mbrojtjes së Gani Strazimirit, i cili ka shkuar deri te zëvendëskryeministri, që ndaj meje të mos merreshin masa.

E pavarësisht këtyre, unë sot ju them me bindje se asokohe profesionistët dëgjoheshin.

Po ju tregoj një rast konkret, atë të Korçës në vitet e para ’80. Asokohe Pazari i Korçës ishte deri në qendër, madje aty kalonte edhe lumi. Mirëpo nisën t’i prishnin dhe kishte mbetur pjesa që është edhe sot.

Gjatë vizitës së Enver Hoxhës në këtë periudhë në Korçë për të parë ndërhyrjet nga afër, kryetari i Bashkisë asokohe, duke e shoqëruar, i thotë:

“Do ta prishim edhe këtë pjesë e këtu do të bëjmë disa pallate”. Enveri mandej iu përgjigj: “Gani Strazimirin e keni pyetur ju?” Menjëherë pas këtij takimi lidhen me Ganiun, i cili ma delegoi mua këtë detyrë. Unë shkova të nesërmen në Korçë dhe e pashë, u sensibilizova dhe thashë se ajo zonë ka vlera.

Mandej nisën edhe kolegë të tjerë, fotografë, skicografë e ndenja për dy javë derisa bëra bonifikimin e Korçës dhe përcaktimin e Monumenteve të Kategorisë së Parë. Kështu shpëtoi Korça. Nëse nuk do të ishim pyetur e nuk do të ishim sensibilizuar, do të kishin shkatërruar edhe të tjera vlera.

e.t./dita

August 6, 2019 20:02
Komento

17 Komente

  1. mirel August 6, 19:00

    E shyqyr qe foli nje me mend! Ku ishit deri tani o gazetare te Dites?

    Reply to this comment
    • Peza August 7, 15:10

      Cfare akademiku eshte ky rrufjani,sahanlepires i Berishes,qe nuk beri asgje kur u grabiten dhe u shkaterruan te gjithe monumentet e kultures mijravjecare te popullit shqiptar dhe na del tani e na mbron nje kasolle fashiste prej pupuliti qe ishte dhe mbeti bordello!
      Na tregon cfare vlere arkitekturore ka kjo karakatine,o plehre,qe edhe vete Akademine e Shkencave e degraduat plotesisht?
      Po per piramiden qe e rrenuat,pse heshte o militant antishqiptar?
      A nuk ka piramida vlera monumentale para kesaj wc-je publike?
      Por kurre nuk duhen ngaterruar vlerat kolosale te shfaqjeve te dhena aty ne socializem, me qelbesirat e shfaqura pas 90-tes!

      Reply to this comment
    • Protesta August 7, 15:24

      Mos u ngaterroni me Enverin kollos,se si ndonese prishi kishat e xhamite, nuk prishi ato qe kishin vlera monumentale,sic eshte xhamia e Ethem beut ne Tirane.
      Arkitekture fashiste ishin edhe ministrite,por nuk i prishi.
      Por Rama me nje gur vret 2 zogj:
      -Gjoja nderton teater te ti,por hallin e ka tek milionat e kullave!
      Edhe ju,gjoja mbroni teatrin,por inatin e keni tek kullat!
      Te dy palet jeni antishqiptare!

      Reply to this comment
    • Lili August 7, 18:34

      Best comment , mirel!

      Reply to this comment
  2. Edvin Ramuti August 6, 19:06

    Prite kur te vije gjithe shtazeria e ripjerdhjes ta shaj kete personin nga te kater anet…

    Reply to this comment
  3. Biometri August 6, 19:32

    Eshte Teatri i pare ne Tirane…

    Kaq mjafton

    Kush e do atdheun me shume se partine e lekut, me kaq e mbyll ket muhabet

    Reply to this comment
    • Bravo! August 6, 19:48

      Sh sakte

      Le mos jepen shfaqje fare aty, ka vend plot eshte Turbina, le te ngrihen teatro t tjere ne vend tjeter.

      Te ruhet si Teatri i pare ne Tirane, kaq!!

      Reply to this comment
  4. Rruga Elbasonit August 6, 20:26

    Emin Riza eshte figure. Personalisht per Teatrin nuk kam asnji opinjon, por mendoj se fjala Profesorit te nderuar duhet degjuar.

    Reply to this comment
    • Feniks August 7, 15:15

      Edhe Ver Llapa profesor eshte,po’ per te lypur ne rruge!
      Ndertesa eshte e shtetit,sic ishin te gjitha minierat,uzinat,fabrikat,kombinatet,te gjithe teatrot ,estradat,shtepite e kultures e te pionierit,anssmblet e kengeve e Valleve,etj.

      Reply to this comment
  5. Alban Dega August 6, 20:26

    “Qendrestaret”e nevojtoreve apo “heronjte” e Dopolavoreve ?

    “FALEMINDERIT QE NUK NA VRAVE !”

    – Qendeestare apo orevrare!?

    – Nje Dopolavoro “ Rrezik Vdekjeje!”

    – “Faleminderit qe nuk na vrave o bombe zanore “!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Idete ? Cilat ide !
    Ato per te mbrojtur nje teater nevojtore te rrenuar apo per te perkrahur nje opozite dopolavore pa tru, pa ide, pa koke, kuturu ala futja kot qe te dali plot !
    Per cfare ideshe e ke fjalen zoti Malko !
    Idete e idealet jane prodhim i trurit jo i prapanices!
    A e ndoqe videon me deklaraten e mendjendriturit Jusuf Vrioni !?
    Ai teater duhet shembur para 55 vjetesh kur u kthye ne rrezik vdekjeje per artistet dhe artdashesit!
    Materialet e ndertimit te tij kishin afat skadimi 25 vjecar, thote i madhi Jusuf Vrioni …
    I ka thene te gjitha me fakte te gjalla per vetem 30 sekonda ne intervisten me Blendi Fevziun !
    Kur flasin titanet duhet te heshtin hajvanet, thote nje shprehje filozofike 4200 vjecare kineze.
    Ndaj beni artin! ky eshte misioni juaj madhor… detyra juaj .
    Teatri behet nga arkitektet, projektuesit dhe zbatuesit jo nga artistet!
    Ne nevojtore behet …
    Ti si artist e di cfare behet ne nevojtore!
    Nuk po ta them qe te mos i vije era ketij reagimi!
    Ndaj mos u beni klloune as gaztore te nje opozite hajgare nga truri e barbare nga mendesia, qe ne pushtet e ktheu krejt Tiranen ne nje nevojtore masive !
    Ndaj mos u beni kamikaze te nje lideri humbameno te saj qe per kater vjet ne krye te Bashkise se Tiranes nuk ndreqi dot nje sahat tek Kulla e Sahatit te saj .
    A e di cili eshte mallkimi me i rende ne vendlindjen e Sales dhe timen, Malesine e
    – Ju vrafte ora !
    Si keta orevrare qe bashke me oren e tyre vrane edhe vetveten edhe Shqiperine mbi 15 here ne 13 vjet
    A keni llogjiken me te thjeshte njerezore?
    A keni tru ne koke e kembe mbi Toke o njerez!?
    Mendojeni per nje cast vetem nje fakt te thjeshte njerezor qe gjate nje shfaqjeje te suksesshme teatrore ose nje festivali teatrit ballkanik, evropian apo me gjere sallen e mbushur plot me 350 a me shume shikues te shpertheje ne duartrokitje dhe ovacione te zjarrta….
    A keni degjuar per fuqine rrenuese te resonances, jehones se zeri, oshetimes se tij…
    Me ato mure, me ate akustike per te cilin edhe vete artistet jane ankuar me mijera here cfare do te ndodhte me rreth apo me shume se 500 veta ne ate salle dhe mjediset perreth saj nga shperthimi i asaj qe quhet “ bomba zanore ” apo “ shperthimi akustik”!?
    Pyesni fizikantet per kete dukuri !
    E nderkohe vazhdohet te kembengulet, te behen shfaqje komedie politiko- vetvrasese nga kamikazet politike dhe gjoja artistike ne mbrojtje te kesaj karakatine te rrenuar, ne perkrahje te kesaj bombe me sahat qe mund te shpertheje ne cdo cast me pasoja tragjike per qindra njerez!
    Ne vendin e atij teatri dopolavore, artistet e vertete duhet te vendosin mbi germadhat e atij teatri germadhe nje pllakate me epitafin:
    “- Faleminderit se nuk na vrave o bombe zanore me sahat !”

    Reply to this comment
  6. eDRAMA August 6, 20:40

    Ne diktature pyeteshin specialistet? Edhe Rama sipas asaj skeme po vazhdon, po pyet “specialistet”! Kush jane ata? Dorxhiharet si Ulajt e kallepi i tij. Pse, ka me specialiste se kjo rrace qe merr tendera me dokumente te fallsifikuara?

    Reply to this comment
  7. Buzuku August 7, 09:09

    Familja Dega nje familje patriotike me rrenje te thella, Mike dhe mbeshtetese e Bajram Currit. Pinjollet e saj jane sa me edukim patriotike, aq edhe bashkekohor. Alban Dega, te pershendes dhe te uroj nga larg gjithe te mirat!

    Reply to this comment
  8. Andoni August 7, 10:31

    A eshte ne gjendje te jape nje gjykim normal ky qe humbi para 20 vjetesh dhe e kerkonte familja me lajmerim ne televizor.
    Mendoj qe Riza flet si partiak jo si specialist pasi eshte shprehur qe ne fillim pro PD-se.
    Persa i perket Teatrit cilesine e nderteses e vendosin tekniket e ndertimit jo restauruesit. Gjykimi i Rizes eshte i njeanshem dhe jo kompetent

    Reply to this comment
  9. Ikja e rames nuk eshte nje aspirate Po nje ceshtje e shtruar per zgjidhje August 7, 17:03

    Enveri gjeni.
    Rama rr.k. idiot I shpifur, makut hajdut, qenef sylesh.
    Qen bir qeni. Inpaskrupullt. Fashist me bisht. Qen zogist, hajdut ballist

    Reply to this comment
  10. fati August 8, 07:57

    Dhe pazari i korces vazhdon te jete ashtu sic e pa enveri. Po turp nuk ke more akademik qe merr te tille shembuj. Ky shembull tregon se tk duhet prishur dhe ndertuar i riu sa me shpejt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*