Teatri, Vokshi: Meta të mos dekretojë ligjin. Do ngrihen kulla

July 1, 2018 13:11

Teatri, Vokshi: Meta të mos dekretojë ligjin. Do ngrihen kulla

 

Grumbullimet e artistëve dhe shoqërisë civile përpara godinës së Teatrit Kombëtar kanë vazhduar edhe sot.

Firmën në peticionin ku i kërkohet Presidentit Meta që ta ndali këtë uzurpim të pronës publike e ka hedhur edhe deputetja e PD, njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi.

Ajo tha për mediat se “PD është seriozisht e angazhuar për t’i thënë ndal këtij akti kriminal dhe antikushtetues”.

“Iu bëj thirrje autoriteteve më të larta për të mos lejuar miratimin e një ligji mafioz që është një akt kriminal antikushtetues. Sikurse ju e keni tashmë të qartë Edi Ramës nuk i intereson arti dhe kultura. Atij i intereson që të shembë teatrin, pavarësisht se cilësohet trashëgimi kulturore, për të ngritur në këtë territor ,me një akt antiligjor, 6 kulla nga kompania “Fusha”. Tre prej kullave do të ngrihen brenda territorit të teatrit”, tha Vokshi.

Sipas deputetes së PD, kryeministri Rama “do të fitojë 205 milionë euro me një puç kushtetues”.

“Jam këtu për t’i bërë thirrje deputetëve të PD dhe PS për të firmosur peticionin, pasi kjo është një çështje që i takon të gjithë Shqipërisë. Të bëhemi bashkë për ta mbrojtur Tiranën që të mos kullëzohet më tej me para të drogës dhe korrupsionit. Të gjithë qytetarët të bashkohen me rezistencën e artistëve, shoqërisë civile dhe arkitektëve, për t’i thënë ndal një kryeministri barbar që do të “mbjelli” kulla për të pastruar paratë e drogës”, theksoi Vokshi.

a.s/dita

July 1, 2018 13:11
Komento

3 Komente

  1. hysa July 1, 16:23

    Ku kemi arritur merret partia me prishjen ose ndreqjen e nje teatri. Cfare estrade eshte. Po sigurisht deputetet nuk kane pune tjeter se sigurisht nuk dine te bejne dhe merren me ta prishim mos ta prishim. Ska gje se parate e taksapagueve jane, se mos harxhojne gje nga pasuria e tyre e vjedhur ketij populli.

    Reply to this comment
  2. owl July 1, 16:59

    Ti cke moj Vokshi pse te dhembin syte te ndertohen gjera te bukura.Pa me thuaj cfare ndertuat ju kur ishit ne pushtet pervec se shkateruat dhe futet parate ne xhep.Ju ka gjetur nje pune me kullat,po le te ndertohen she sdo rime ne Kohen e qerpicit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*