Tefik Lapani, atentatori që ekzekutoi marshallin fashist

October 5, 2019 12:42

Tefik Lapani, atentatori që ekzekutoi marshallin fashist

Nga Bashkim Koçi

Kemi dëgjuar të thuhet se X person është i pari që ka marë pjesë në garat olimpike të një vendi të caktuar, apo një tjetër  është i pari na fshat që ka mbaruar shkollën për mësues etj., por që  të dëgjosh emrin e një njeriu, i cili është i pari dëshmor i Luftës së Dytë Botrore për një qark, siç është Tefik Lapani (Bregasi) për qarkun e Beratit, është diçka krejt tjetër, është gjë hyjonre e që të emocionon, që të vë në mendime për atë brez të artë të sakrifikuar të rinisë shqiptare, i cili dha gjithçka për çlirimin e Atdheut nga pushtuesit nazifashistë.

Tefik Bregasi lindi më 25.07.1921 në fshatin e vogël sa një “pëllëmbë”, me pesë shtëpi, siç është ai i Lapanit në rrethin e Skraparit.

Tefik Lapani, si njeri i guximit dhe me karakter shumë impulsiv, zgjodhi  të largohej nga fshati. Fillimisht zbriti në Tiranë dhe filloi punë në një shoqëri italiane që kishte si objekt asfaltimin e rrugëve. Aty nuk qëndroi shumë sepse fati po i afronte diçka të cilën ai nuk e priste. I ra e mira nga qielli, si i thonë fjalës. Ishte vetëm 18 vjeç, moshë nga ku njeriu mund të mbajë e përballojë peshë nga më të rëndat që të afrohet, mendore apo fizike. Por në këtë rast Tefik Lapani nuk do të shkonte as në fshat e as në Tiranë, por në Itali, për të studiuar në një shkollë ushtarake financierësh. Pyetja që mund të bëjë lexuesi është edhe kjo: po ku dhe si e gjeti Italia fshatarin Tefik nga një fshat i humbur i Skraparit, siç ishte Lapani, dhe ta çonte në shkollë ushtarake e të kualifikohej si oficer financier? Por nuk thonë kot që fati ndonjëherë qeveris edhe botën. Në Luftën e Parë Botërore i ati, Rizai, ishte njohur me një oficer Italian. Palandri e kishte emrin. Ky Palandri, i cili ishte me trupat italiane në Skrapar e që këto forca ishin vendosur në krahun e majtë të Osumit, fshati Zabërzan e lart, ishte përballur me forcat austriake të cilat qëndronin  në krahun e djathtë, Lapan-Koprënckë. Trupat austriake dhe ata irtaliane luftonin me njëri-tjetrin. Miqësia me oficer Palandrin Rizait i kishte kostuar shumë. Austriakët kishin menduar se dy vëllezrit e tij, Karafili me Hsanin, të ishin zbulues në shërbim të italianëve dhe për këtë arsye njërin nga vëllezrit, Karafilin, e kishin pushkatuar dhe tjetrin, Hasanin, e kishin plagosur rëndë. Për një të ri si Tefik Lapani, i zgjuar dhe me intuitë politike, jeta ishte gjithmonë duke pritur kohën e përshtatshme për të vepruar. Ai vërtet vajti në Itali për të studjuar e për t’u përgatitur si ushtarak financier, por ama kurrë nuk do të pranonte të ishte një oficer i italianizuar apo të mbështeste politikën koloniale fashiste. Madje kurrë nuk e harroi porosinë që i dha xhaxhait, Hasanit, për t’i ruajtur mitrolozin në plevicë “sepse një ditë do të na duhet”. Sapo u kthye në Shqipëri në fund të vitit 1940, ai qëndroi pak ditë në Lapan, pranë prindërve, Rizait e nënë Kules, motrave e vëllezërve, por shumë shpejt i erdhi emërimi për t’u punësur si roje finance në Leskovik. Leskoviku iu duk si burg, vend që nuk ia mbushte shpirtin për atë çka ai mendonte e ëndërronte për të ardhmen e afërt. Por thonë se fati shpesh mund të ndihmohet nga aftësia. Kjo gjë ndodhi edhe me Tefikun të cilin pas gjashtë muajsh e transferuan në Berat, aty ku gjeti një mjedis të shëndetshëm e të përshtatshëm për idetë e tij, për të vazhduar veprimtarinë  si antifashist. Gjëja tjetër, e cila e trimëroi e i dha guxim për të mos u tërhequr nga rruga që kish nisur, ishte edhe fakti se në qarkun e Beratit punonte skraparasi tjetër, burri i urtë e i mençëm Kahreman Ylli, i cili në atë kohë ishte sekretar politik i Komitetit Qarkor të Beratit.

Koha dhe aftësitë vendosin për ç’gjë është i aftë njeriu ta bëjë mirë. Ca më shumë në kushte të luftës. Sigurisht nga ky fakt u nis edhe  Qarkori i Beratit për t’i caktuar ca detyra konkrete e specifike Tefik Lapanit. Nisur nga cilësitë e tij si njeri guximtar, si qitës i shkëlqyer, trim e besnik, i besun të bëhej pjesëtar i grupit atentator të Beratit, bashkë me Vasil Laçkën e Themi Bellon. Këtë e përshpejtuan edhe disa veprime që bënin elëmentët pro fashistë. Në Berat marshalli me emrin  Kria ishte bërë shqetësim me tradhtitë e tij. Rinia, sidomos ajo shkollore, ndodhej në dosjet e tij të zeza. Disa prej tyre edhe ishin ekzekutuar. Në këto kushte Qarkori i Partisë në rreth, kishte vendosur që Tefik Lapani të ishte njeriu që do të realizonte ekzekutimin e këtij fashisti të zi. Porositë dhe instruktimin ia bënë shokët. Të jetë ditë pazari, të ketë sa më shumë njerëz, e kish porositur edhe Kahremani.

Tefik Lapani, i përgatituri me kulturë e dije, futej në listën e atyre që kur merte një detyrë përsipër shkonte atje me gjithë zemër. Kështu bëri edhe në kryerjen e atentatit ndaj marshallit fashist. Ai atë ditë të 13 dhjetorit të vitit 1942 u ngrit herët, mori nagantin të mbushur me fishek dhe zuri vend në një nga tavolinat e pijetores në sheshin qëndror, aty ku grumbulloheshin njerëz me shumicë, të cilët kishin mbushur edhe pijetoren si në një ditë pazari. Qëndroi aty në pritje, duke qënë i gatshëm për të shkrepur nagantin sapo  t’i çfaqej përpara syve Nikë Kria. Në ato çaste jo të lehta për një atentator të ri, i erdhi ndërmend porosia e babai: kur të vijë puna që duhet të “flasë” dyfeku, bëhu trim dhe mos iu shmag rrezikut. Marshalli sapo kish hyrë në derë, i kapardisur dhe mospërfillës. Ai ngriti zërin për ta dëgjuar njerëzit: – Fashizmi dhe Shqipëria kanë të njëjtin fat, përparimin dhe progresin, apo jo, padron, i tha të zotit të pijetores. Por Tefik Lapani hazërxhevap iu përgjigj: -Jo, marshall! Italia fashiste dhe tradhtarët si puna jote e kanë jetën e shkurtër në Shqipëri, dhe i kish zbrazur nagantin duke e lënë shtrirë, të vdekur. Nuk kaluan veçse disa orë, ndërsa Tirana njoftonte: “Ora 10 dt. 13 md, në Berat, në sheshin e grunit, (para kafenesë), rojtari i Financës, Tefik Bregasi, i Rizait, le në Lapan të Çepanit-Skrapar, 25.7.1920, i brigadës lokale të financës, mbasi ka përdorur pije alkoolike, ka shprehur me zë të naltë në një ushtrimtare publike, ndjenjat e tij komuniste. Me qëllim që brigadieri i sigurimit publik Nikë Kria të mos e denonconte pranë kuesturës lokale, ka dalë së bashku me të dhe në një largësi të pakët e ka gjujt me një të shtime arme lufte, tue vra vdekur. Financjeri është arratisur dhe kërkohet në aktivitet. Gjeneral i Brigadës, Komandant Silvio Robino.” Nuk lanë vend pa e kërkuar për të mundësuar arrestimin e Tefik Lapanit. Por ai kish “fluturuar”, u ish bashkuar shokëve në Tomorr, aty ku luftonte Çeta Plakë e Mestan Ujanikut.

Ky trim me çika s’kish si të mos bëhej pjesë e aksioneve që kërkonin forcë e besim. Ai, nga aksioni që ndërmori për eleminimin e marshallit fashist Nik Kria në Berat, mësoi dhe u bind se prova e parë e guximit jepet në rreziqet që të dalin përpara. Tefik Lapani e kish dhënë provën e parë. Aty në Çetë u bë shumë i kërkuar, madje edhe u vendos, që ai të shkonte në Roskovec, aty ku vepronte krimineli i rrezikshëm Isa Toska. Ai dhe banda e tij i ishte kundërvënë Luftës Nacionalçlirimtare. Pra duhej eleminuar. E cili mund ta bënte këtë heroizëm përveçse Tefik Lapanit? Në përbërje të Çetës që komandohej nga “Heroi i Popullit” Zylyftar Veleshnja u pa e domosdoshme të ishte edhe Tefiku i cili tashmë mbante një mitroloz në qytën e të cilit kishte vizatuar një yll dhe inicjalet “TL”, nga mund të zbuloje emrin e Tefik Lapanit. Shpejt çeta u bë e dashur për banorët e kësaj treve. Kudo ku vinte çeta do të kishte gjaqe të pajtuara, krijim këshillash nacionalçlirimtarë, hapje të depove të bejlerëve dhe ndarje të bereqetit për të varfrit. Çeta disa herë e kishte paralajmëruar Isa Toskën e xhaxhain e vet, Hysni Toska, deputet i mbretit Zog, që me forcat e tyre të mos shkelnin në fshatrat ku ishin krijuar këshillat nacionalçlirimtare. Por banda nuk po i mbante premtimet. Atëherë çeta, më 3 mars 1943, organizoi goditjen dhe shpartallimin e saj. Komandant Zylytari, i cili e njihte mirë terenin, por edhe nga përvoja e fituar si lutëtar, mendoi se pozicioni kyç nga ku do të vendosej fati i betejës, ishte vendi i quajtur Vau i Kënetës, në Belinë. Ndërkaq komandanti dha sinjalin për të filluar sulmin. Zjarri i mitrolozit u ndez dhe qerrja e parë ku mendohej të ishte Isa Toska, u shpartallua plotësisht. Por nuk ishte kështu. Dhelpra plakë mesaduket ishte maskuar në qerret e tjera. Atëherë Tefiku ndërroi pozicion për të marrë në shënjestër qerret e tjera. “Kënga” e mirolozit po i ngrohte zemrat shokëve për t’u hedhur në sulm, por në një moment, kur ai u ngrit për tu drejtuar nga krahëmarrësit, ndjeu se njëra këmbë iu rëndua. Një plumb i kishte përshkuar tejpërtej kofshën, duke i shkaktuar hemorragji të madhe. Mitralozi nuk po dëgjohej më. Komandant Zylyftari me partizanët e tjerë e finalizuan sulmin, por Tefik Lapani mbeti aty i vrarë. Në kujtimet e “Heroit të Popullit” Zylyftar Veleshnja gjejmë këtë shënim: Në mbrëmje, partizanët e çetës bënë roje nderi mbi trupin e pajetë të shokut e vëllait tonë, Tefik Lapani. Nërsa Komandant Zylyftari, ulur nën dritën e mekur të një llambe me vajguri, filloi të hedhë në letër, ato çka i diktonte zemra: Në zemër të Myzeqesë,/ Te këneta, në Belinë,/ Tefik, trëndafil me vesë,/ Re dëshmor për vegjëlinë.

October 5, 2019 12:42
Komento

10 Komente

  1. Fidel Kastro October 5, 16:03

    Nuk e di nese duhet ti thuresh lavde nje atentatori, apo vrasesi gjakftohte!!!!!!!!!!????????

    Reply to this comment
  2. Sulua nga Progonati October 5, 16:29

    Ti o shoku Fidel qenkerke ufo.

    Reply to this comment
  3. demo October 5, 17:21

    Ceta plake e Mestan Ujanikut s`mund te kishte komandant Zylyftar Veleshnjen,hero i popullit.
    Ceta e Mestan Ujanikut nuk e kishte emrin ceta Plake.
    Mestan Ujaniku e formoi ceten per tu mbrojtur nga arrestimi,pasi vrau kunaten,te ciles i rrembeu pasurine.
    Zylyftar Veleshnja nuk ishte hero i popullit ne ate kohe,Por Zyltftar Veleshnja u be besnik i partise kur vrau prapa shpine komunistin antiserb Anastas Lulo.
    Pas vrasjes me pabesi nga porositesi emver hoxha,Zylyftari fitoi kredencialet per tu shpallur me vone hero i popullit. Keta herojte e tu o Bashkim,kur vrasin grate dhe qellojne prapa shpine quhen heroj,por kur sulmojne burrat e armatosur e paskan ngrene plumbin ne bithe nga Isa Toska,paskan shkuar si qeni ne veshte. Se Isa Toska nuk ishte kunata e Mestan Ujanikut,as nje intelektual idealist si Anastas Lulo,,qe besonte Urjahipin e Gjirokastres dhe kriminelet e Skraparit si Zylyftar Veleshnja. ISA TOSKA ISHTE NJE KRIMINEL( per vete me gishtin ne kembez) I HURIT DHE I LITARIT,QE I PASKA DHENE HAKUN ATIJ ATENTATORIT TUAJ NGA SKRAPARI..

    Reply to this comment
  4. Edmond dosti October 5, 23:30

    Të tille burra ka skrapari. Ky na nderon ne si gjaku i tij por gjith kombin dhe llagapin e tij.

    Reply to this comment
  5. Tanush October 7, 15:39

    E lexoj kete autor ketu ne Dita. Sjell informacione, por nganjere ia fut is kau peles. Di ky autor te hulumtoj apo te bej verifikime. Me duket as ka haberin nga dhe si shkruhet historia ose pjeseza historike.
    Hysni Toska nuk ka lidhje gjaku fare me Isa Tosken. Vetem i njejti mbiemer i bashkon. As nuk eshte marre me vrasje e grabitje si Isa Toska. Vertet ka qene deputet ne kohen e Zogut, por kur Italia pushtoj Shqiperine u nis per ne Vlore te luftonte, pavarsisht moshes qe kishte dhe vet faktit qe cdo gje kishte marre fund dhe luftetaret ishin tradhtuar e nuk kishin pushke e municione dhe ato pak arme ishin prishur qellimisht.
    Italianet e internuan kurse gjermanete se bashku me partizanet e vrane ne Berat.Nje bashkepunim i cuditshem ky partizaneve ne Berat (marreveshja e Gjin Markut qe Enveri e ka denoncuar) qe me vone u prish. Por gjate kesaj marrevashje gjermanet bene disa pune per partizanet dhe nje nga keto ishte vrasja e Hysni Toskes. Hysni Toska is nacionalist (jo Balllist) qe nuk pranoj ti bashkohesh nacional-clirimtares pavarsisht se i biri Skenderi ishte i lidhur me partizanet, por nuk e kish bindur dot te atin. Te dy vdiqen bashke te vrare nga gjermano-partizanet.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 7, 16:42

      është e vërtetë që shkrimi nuk është aspak profesional dhe me shumë gabime në formulim!!
      është për të ardhur keq,jo shkrimi që ka bërë personi,por që e ka botuar dita!!
      kjo tregon një profesionalizëm që është pak të thuash “lë shumë për të dëshëruar”!
      sipas artikullshkruesit i bie që isa toska ishte kushëri dhe me haki toskën!?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*