Tefta Cami: Si u vra dhe u rivra Ahmet Cami

November 14, 2014 13:25

Tefta Cami: Si u vra dhe u rivra Ahmet Cami

Pagesa e shtrenjtë për të dalë nga burgu. Riorganizimi i çetës së Gollobordës. Përplasjet me Haxhi Lleshin. Lufta e egër për Peshkopinë dhe kurthi vdekjeprurës ndaj Ahmet Camit. Një histori e tërë përpjekjesh të Haxhi Lleshit për të deformuar të vërtetën dhe persekutuar pasardhësit.

Në pjesën e dytë të rrëfimit të historisë së babait të saj, nga dibrania që do të bëhej deri dhe ministre e Arsimit në sistemin e kaluar, përshkruhet pika kulmore e jetës dhe veprimtarisë luftarake të Ahmet Camit në zonën e Dibrës. Derisa sa vijnë betejat për mbrojtjen e qytetit të Dibrës e pastaj Peshkopisë, që rezultuan një skemë dinake për të sakatuar sa më shumë çetën e Gollobordës. Marrja e një plage vdekjeprurëse në luftën për Peshkopinë, do të ishte fatale pas disa ditësh për Ahmet Camin, i cili ndërroi jetë më 30 tetor 1943. Do të vijonte paskëtaj, një përpjekje e gjatë dhe e parreshtur e Haxhi Lleshit, që pas lufte do të merrte edhe detyrën e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit, për të manipuluar historinë, për të degraduar luftën dhe veprën e Ahmet Camit dhe fisit të tij. Por nuk do ndalej vetëm tek fjalët. Lleshi do të persekutonte e dënonte konkretisht shumë prej tyre, pikërisht me akuzën e “biografisë së keqe” për shkak të “nacionalistit Ahmet Camit” i cili paskësh hezituar të vërë yllin e kuq në kapele, pra ishte armik!

 

Vijon nga numri i kaluar

Nga Tefta Cami

Ahmeti e nderonte dhe çmonte shumë rolin e gruas shqiptare. Ai shprehte indinjatë për zakonet që ndrydhnin energjitë e vajzave dhe të grave shqiptare, të cilat nuk e lënë që ato të radhiten krahas grave të emancipuara të botës së qytetëruar. E përshkruan me shumë krenari dhe respekt të veçantë bashkëshorten e tij Bejaze, e cila ishte e bija e patriotit dhe dëshmorit të kombit, Selim Kamberi, rënë në luftë kundër forcave shoviniste serbe gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ahmeti bashkimin kombëtar e ka konsideruar si detyrën kryesore të çdo shqiptari dhe të fitores së luftës kundër pushtuesve. Ai e përvetësoi ideologjinë e re të kohës me një besim të madh, se në luftë dhe pas luftës do të zgjidhej edhe problemi ynë kombëtar, se kombi do të bashkohej në një shtet të vetëm dhe se vetë populli në mënyrë demokratike do të vendoste për sistemin e qeverisjes. Ahmeti me gjithë kushërinjtë dhe bashkëpunëtorët e tij dalin nga burgu në gusht 1942 me një vendim të rremë, të cilin e kishin paguar shtrenjtë: Flitej me 300 apo 600 napolona flori, që i kishin marrë pushtetarët dhe gjyqtarët e korruptuar. Në shkresën e zv.Prefektit të Dibrës Mahmut Golemi të datës 22.6.1942 shënohet lirimi ( AQSH, F.252, D.1637, V. 1942, Fl.188-189 ).

Sapo u liruan nga burgu, u arratisën për disa muaj nëpër malësi, sepse i kërkonin që t’i burgosnin përsëri. Ahmeti qëndroi në Grykë Nokë të Dibrës i strehuar tek Shaqir Rusi për disa muaj. Me t’u kthyer në shtëpi, në nëntor 1942 e riorganizon përsëri çetën luftarake për zonën e Gollobordës dhe për disa fshatra të Grykës së Vogël. Kjo çetë bëri disa aksione për t’i mbrojtur këto zona, dhe punoi me fshatarët, që të mos binin nën ndikimin e propagandës fashiste e të bashkëpunëtorëve të tyre, si dhe organizoi punën për çeljen e disa shkollave në krahinë.

Pasi u lirua nga burgu Ahmeti, Haxhi Lleshi ka shkuar për ta takuar dy herë dhe i ka kërkuar që të bashkëpunojë me të, sepse Ahmeti ishte shumë më autoritar dhe me ndikim se ai në ato vite për vetë traditën atdhetare e besimin e popullit. Haxhiu e ka falenderuar që Ahmeti nuk kishte pranuar të bashkëpunonte me prefektin e Dibrës së Madhe, Sami Kokën, megjithëse e kish patur dikur mik.

Haxhi Lleshi në këto takime me Ahmetin ka qenë i shoqëruar nga Xhavit Hatipi dhe Zoi Themeli. Në takimin e dytë shoqërohej nga Spiro Velko, Demir Gashi, Qazim Prishtina, Niazi Islami e të tjerë. Në të gjitha takimet Haxhiu është përpjekur që të bashkëpunonte me Ahmetin, sepse çeta e Gollobordës ishte më e madhe në numër dhe shumë më autoritare. Ajo çetë kishte simpati e besueshmëri në atë zonë dhe vepronte si njësit më vehte kundër pushtuesve italianë. Por Ahmeti qe acaruar shumë edhe me autoritetet fashiste e sidomos me Hysni Demën, i cili kish deklaruar edhe pas daljes nga burgu të Ahmetit, se ”Ai, Ahmeti, duhet arrestuar përsëri, sepse vetëm çeta e tij po na krijon telashe!”

Në vjeshtë 1942 Ahmeti ra në kontakt me forcat e çetës së Zogjejt dhe në maj 1943, e shndërroi çetën antifashiste të Gollobordës në çetë partizane të Gollobordës, ku pranoi edhe komisar, që u caktua mësuesi korçar i fshatit Radovesh, Spiro Velko, me të cilin njiheshin. Sipas kujtimeve të Esat Sinan Camit, ish-partizan i çetës së Gollobordës, “….. Ahmet Cami shkon e merr takim dhe zhvillon bisedime me gjithë Parinë e Dibrës deri tek Muharrem Bajraktari, dhe u kërkon që të bashkohen me Frontin. Por e gjithë Paria pa përjashtim i kanë dhënë këtë përgjigje: “Ne jemi gati të bashkëpunojmë, por nëse nuk do jetë Haxhi Lleshi në krye të lëvizjes nacionalçlirimtare, sepse nuk kemi besim tek ai se bashkëpunon me jugosllavët”. Nga të dhënat e kohës, del se pjesmarrja e Haxhi Lleshit dhe vënia e tij në krye të lëvizjes nacionalçlirimtare, ka qenë faktori kryesor i përçarjes të mjaft atdhetarëve dibranë.

Çeta e Gollobordës u bë një nga njësitë më luftarake të lëvizjes nacionalçlirimtare në Dibër dhe kreu një seri aksionesh. Në maj 1943, menjëherë pas riorganizimit kreu aksionin e parë në Drenok kundër një autokolone që po shkonte për në Strugë. Çeta e Gollobordës ka qenë pjesëmarrëse në krijimin e Batalionit të Dibrës, sepse Ahmeti e njihte artin ushtarak të kohës dhe e ndiente nevojën e organizimit të luftës në formacione më të mëdha luftarake. Ahmeti e zgjodhi fshatin Gjoricë e Epërme si vend më të sigurtë për krijimin e Batalionit të Dibrës, për shkak të influencës që kish krijuar çeta e Gollobordës në këtë fshat, si dhe të lidhjeve të shumta familjare e farefisnore, miqësore e shoqërore që kishte ai. Për këto arsye një pjesë e çetës së Gollobordës ishte caktua për ruajtjen e territorit në kohën që është bërë organizimi i Batalionit të Dibrës. Në krijimin e Batalionit të Dibrës është caktuar përsëri Ahmeti si komandant dhe Spiro Velko si komisar. Eshtë për t’u shënuar, se edhe në maketin e historikut të LANÇ të popullit të Dibrës, si dhe në dokumentet e futura në Arkiv pas viteve ‘ 70, jo vetëm mohohet prania e çetës së Gollobordës në momentin e krijimit të Batalionit, por edhe çeta e Sllovës dhe çeta e Grykës së Madhe përshkruhen sikur janë ngritur ditën e krijimit të Batalionit, dmth, më 26 korrik 1943. Ndërsa ato kanë qenë ngritur që në vitin 1940 si formacione luftarake të Maleve përkatëse. Mohimi i krijimit të çetave të tjera, bëhet me qëllim për të nxjerrë si çetë të parë çetën e Haxhi Lleshit, si dhe për të mohuar lëvizjen antifashiste në Dibër që ishte organizuar që ditën e pushtimit të Shqipërisë e deri në krijimin e Batalionit. Çeta e Gollobordës ka marrë pjesë në shumë luftime si në aksionet për çlirimin e Trebishtit, të Ostrenit, të Kërçovës, të Debërskës, të Kosovrastit dhe të Izvorit, të rrugës Dibër-Strugë, në luftimet për mbrojtjen e Zerqanit, në luftimet për çlirimin e Dibrës së Madhe dhe të Peshkopisë. Me kapitullimin e Italisë fashiste, çeta e Gollobordës së bashku me forcat e tjera të batalionit të Dibrës mbrojtën qytetin e Dibrës së Madhe nga forcat e Ballit kombëtar dhe të Xhem Gostivarit. Pas vrasjes së Ahmetit, kjo çetë ka kryer edhe shumë luftime të tjera, deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Siç del nga dokumentet arkivore, jugosllavët i kanë dhënë Haxhi Lleshit një mbështetje të madhe, duke ia dedikuar gjithçka pranisë së tij në Dibër. Pas çlirimit të parë të qytetit të Dibrës së Madhe dhe të viseve të tjera shqiptare, prania e çetës së Gollobordës, e komanduar nga Ahmet Cami, si dhe prania e disa çetave të tjera të Dibrës dhe të një pjese të batalionit të Martaneshit, u akuzuan për nacionalizëm nga udhëheqësit maqedonas e nga Vukmanoviç Tempo. Prandaj Tempo i bën dy letra Enver Hoxhës, ku i kërkonte kthimin e Haxhi Lleshit në Dibër për të stabilizuar gjendjen. Në tetor 1943 Komandanti i Batalionit partizan të Dibrës, Haxhi Lleshi, duke zbatuar kërkesat e Tempos, i jep urdhër çetës së Gollobordës si dhe çetave të tjera partizane shqiptare, që të largoheshin menjëherë nga qyteti i Dibrës së Madhe dhe të kalonin në luftime, për mbrojtjen e qytetit të Peshkopisë të sapoçliruar. Gjatë kthimit çetës së Gollobordës i bëjnë dy prita, një në Maqellarë dhe një në Qenok. Mbrojtja e qytetit të Peshkopisë, kur e gjithë Dibra ishte e pushtuar, është kritikuar nga Shtabi i Përgjithëshëm i LANÇ.

Nga raporti drejtuar Shtabit të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, dërguar nga komisari Bata, Niazi Islami dhe përgjegjësi i Forumit, Sotir Vullkani-Diber, 24.X.1943: “……Parija tue pa se ne mbanim gjithnje pozitat t’ona, e tue marrun si pretekst se ne s’e kishim mbatun fjalen qe kishim dhane (me qellim zgjatje kohe) se do te hiqeshin Partizanet jabanxhi, mbleth forca te reja dhe rrethon kreit Peshkopine. Ne tue pa kete gja zeme pozita luftimi. Puna u ashperue keq. Atehere dalin persri Kapiteni Engles, i cili kerkon me kambengulje qe te mbajme fjalen e dhane se do t’i heqim Partizanet e huaj. Veç asaj Faik Shehu, i cili gjithnji i trembej luftes, Xhelal Ndreu, Ismail Strazimiri dhe Dan Kaloshi po me ate pretekst kerkojne qe ne te bajme edhe nje terheqje te re…

Atehere ata na sulmojne pa as nje lajmerim ne te gjitha anet me 18-X-1943 diten e hane ne mengjes ora 3-20 minuta ( naten ). Lufta vazhdoji gjith naten dhe gjith diten…

….Gjithashtu kishen zene vent edhe ne nje koder V.L. te qytetit çeta e Gollobordes koder qe mpronte Qytetin e kish gjithe peshen e luftes pse ishte pa pozita, si ne staravec ( Beshir Ndreu me vullnetare bashke me Unur Ndreun e Ali Diken (ndreu). Reaksionaret kishin zene vent neper shtepija te ndryshme ne qytet, ne bashki, ne fasho, dhe kishin rrethue gjithe qytetin, prej nga sulmonin… Te gjithe luftuesit Partizane e Vullnetare kane qendruare mrekullisht e sidomos çeta e gollobordes e cila nga shkaku i pozitave te keqija hariti dhe ne perleshje trup me trup, tue lane nje te vram e 5 te plagosur, ndermjet te cileve dhe Komandanti Hamet Cami ( Ahmet Cami ), qe ka dhene prova te shkelqyshme kuximi dhe gjakftohtesije. Per t’u shenue qe qendrimi i Komandantit i Çetes Malazeze, i cili me gjithe se mori urdhen nga shtabi i vet (Tempoja) te ktheje ne Diber, ai pa marre parasysh situaten e atjeshme, nuk pranoji te niset pa mbaruare luftimet…..”

( AQSH, Fondi 41, Dosja 1, Viti 1943, Fleta 26-30 )

Sipas maketit historik të LANÇ të popullit të Dibrës, shënohet se Paria e Dibrës i sulmoi befasisht forcat partizane më 18 Tetor 1943, të cilat mbronin qytetin e Peshkopisë. Çeta e Gollobordës, që mbronte sektorin veri-lindor të qytetit nga Tomini deri në Kallavere luftoi heroikisht kundër forcave të shumta të Miftar Kaloshit dhe të Halil Alisë. Në këto luftime forcat kundërshtare pësuan shumë humbje. Ndërsa çeta partizane e Gollobordës bëri një rezistencë të pashembullt kundër forcave kundërshtare. Në këto luftime mbetën të vrarë partizani Lil Hasa, mitralieri partizan italian, Salvadore si dhe u plagos rëndë komandanti i saj trim, Ahmet Cami, i cili pas disa ditësh vdiq nga plagët më 30 Tetor, duke dhënë një shembull trimërie dhe heroizmi. Në luftën e Peshkopisë u plagosën edhe partizanë të tjerë të çetës si Esat Cami, Asllan Zeneli, Hidër Manjani dhe Bajram Xhafa. Kjo çetë në luftimet për mbrojtjen e qytetit të Peshkopisë u dëmtua shumë, sepse e rrethuan forcat fashiste dhe bashibozuke të Halil Alisë, Miftar Kaloshit dhe Selim Kaloshit.

Nga dokumentet arkivore del se, në krah të çetës partizane të Gollobordës ka qenë vetëm çeta e Sharrit me përbërje prej 45 partizanësh serbo-malazezë. Eshtë bërë një masakër e vërtetë vetëm mbi çetën e Gollobordës, ndërsa çetat e tjera partizane nuk kanë pësuar asnjë gërvishtje. Paria e Dibrës dhe krerët e Ballit Kombëtar në takim me përfaqësuesit e Frontit kishin kërkuar, që të largoheshin jabanxhinjtë nga Dibra, që bëhej fjalë për çetën sebo-malazeze. Ndërsa në maketin e historikut të Dibrës, jo vetëm nuk përmendet prania e çetës sebo-malazeze, por thuhet se Paria e krerët e Ballit Kombëtar kanë kërkuar largimin e komunistëve. Me të drejtë, del pyetja: Pse duhej të ishte ajo çetë jugosllave brenda kufirit të Shqipërisë? Përgjigja është e qartë, duke lexuar edhe akuzat, që i ka bërë Haxhi Lleshi për 50 vjet dëshmorit Ahmet Cami: Vrasjen e Ahmet Camit si nacionalist, që e cilësuan jugosllavët, mund ta bënte vetëm çeta serbo-malazeze, ashtu siç e realizoi. Ahmet Cami dha për Luftën Antifashiste Nacional-çlirimtare, për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut gjithçka kishte. Ai shkriu të gjithë pasurinë e tij, duke dhënë edhe jetën. Akti i heroizmit të Ahmetit dhe të shokëve të tij, e frymëzuan çetën e Gollobordës, për ta vazhduar më me guxim e heroizëm luftën për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazistë. Amaneti i tij i fundit për çetën ka qenë, për ta vazhduar luftën kundër pushtuesve të vendit, për të siguruar vëllazërimin e të gjithë shqiptarëve, për të evituar vëllavrasjen. Populli i kësaj krahine e ngriti lart emrin e Ahmet Camit, duke e vazhduar më me vrullë luftën, duke e përjetësuar në disa këngë popullore, si dhe duke e quajtur çetën e Gollobordës “Çeta Ahmet Cami”.

Duke folur në Berat më 21,X,1944 përfaqësuesi i Dibrës, Haki Stërmilli, do të theksojë: “Dibra mburret dhe krenohet pse pat edhe shumë burra që e nderuan, pat djelm të shquar që iu kushtuan altarit të lirisë, ndër të cilët Ahmet Cami e shumë të tjerë që e puthën vdekjen me kangën e lirisë në gojë.” (A.Q.Sh.,F.40/AP,V.1944,D.23,fl.32).

Ahmet Camit për kontributin e dhënë në Luftën Nacionalçlirimtare, iu akorduan menjëherë Medalja e Kujtimit, Medalja e Trimërisë dhe Medalja e Çlirimit. Ndërsa në vitin 1966 dhe 1967 nga rrethi i Dibrës i është propozuar dy vite resht Presidiumit të Kuvendit Popullor që Ahmet Camit t’i jepej titulli “Hero i Popullit” për qëndrim patriotik dhe heroik gjatë luftës Nacionalçlirimtare. Por ky titull nuk iu dha.

Gjatë 50 vjetëve të sistemit socialist nga KQ i PK dhe më vonë PPSH si dhe nga organet e larta të pushtetit popullor, për çdo problem për Dibrën e dibranët merrej mendimi i Haxhi Lleshit. Ai kishte kartabiankë besueshmërie të plotë për Dibrën. Sipas të dhënave që kam konstatuar në vitet ’70, kur më zgjodhën sekretare partie të rrethit, në Dibër është zhvilluar një luftë klasash e paprecedentë kryesisht ndaj familjeve atdhetare. 70-80% e familjeve të shpallura kulake dhe pa triska fronti kanë qenë familje patriote, që kishin dhënë një kontribut të madh për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga sulmet e forcave pushtuese shoviniste serbe dhe bullgare, si dhe gjatë luftës antifashiste. Por siç ka dalë nga pohimet e Koçi Xoxes në gjyq, të publikuara në gazetën “Dita”, ai (Koçi Xoxe ) kishte dhënë urdhër që të pushkatoheshin pa gjyq të gjithë ata që do t’u gjendej armë pa leje, si dhe të persekutoheshin të gjitha familjet antisllave. Këto dy urdhëra ishin zbatuar me përpikmëri në Dibër deri në vitet ’70.

 

III

Pse dhe si i ka sulmuar Haxhi Lleshi Ahmet Camin e familjen e tij për 50 vjet?

Ky orientim e sulm është zbatuar konkretisht edhe për fisin Cami dhe familjen e të afërmit e Ahmet Camit. Krahas vlerësimeve që u janë bërë atyre nga krahina e Dibrës, kanë qenë sulmuar e anatemuar për 50 vjet rresht nga Haxhi Lleshi dhe beniaminët e tij me cilësime, të cilat edhe i kishte deklaruar në mënyrë të kamufluar dhe hapur në ato vite, por i ka lënë të shkruara dhe gjenden në AQSH:

1.“Të gjithë Camët janë tradhëtarë”. Në bisedën e Haxhi Lleshit me prof. Kristo Frashërin më 16.7.1982, ai e urdhëron profesorin që të hiqen Camët nga historia dhe të mos përmenden as për mirë dhe as për keq, se gati të gjithë ishin tradhëtarë.

Sipas dokumenteve arkivore, Ahmet Cami e gjithë paraardhësit e tij si dhe fisi i Camëve kanë qenë kundërshtarë e luftëtarë të paepur kundër synimeve e mësymjeve shoviniste serbe e bullgare ndaj trojeve shqiptare dhe janë flijuar për mbrojtjen e tyre mëse katër breza.

Orientimi për të fshirë Camët nga historia ka të bëjë me fshirjen e mohimin e krahut atdhetar e progresist, me qëllim që të afirmohej krahu kolaboracionist me Serbinë e Jugosllavinë në Dibër dhe në Shqipëri.

Përvetësohet nga Haxhi Lleshi gjithë veprimtaria e kontributi i Ahmet Camit dhe i çetës së tij që nga pushtimi i Shqipërisë e deri në fund të gushtit 1943, duke i vetëquajtur si aksione e veprimtari të tijat. Ky mohim e manipulim i historisë së LANÇ të popullit të Dibrës pasqyrohet edhe tek një botim të publikuar në vitin 2008 “Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit të Dibrës”, me autor zotërinjtë Emin Agolli, Sali Hoxha, Xheladin Krifca, Pali Carapuli dhe Sefer Kosova. Disa nga këta autorë mbase nuk e kanë patur informacionin e nevojshëm mbi formacionet e luftimet në krahinat e tjera. Mendoj që këta mund të distancohen për të mos mbajtur përgjegjësitë e manipulimeve e të shtrembërimeve të të tjerëve, të cilat janë të dënueshme moralisht e ligjërisht. Ata jo vetëm nuk u janë përmbajtur dokumenteve historike e arkivore për krahinën e Grykës së Vogël e të Gollobordës, të Grykës së Madhe dhe të Dibrës së Poshtme, por injorojnë pothuajse gjithë revoltën e kundërshtitë, si dhe qëndresën mbarëpopullore të popullit të Dibrës që në ditët e para të pushtimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italian. Ky mohim e manipulim bëhet për ta lidhur e për t’ia dedikuar organizimin e drejtimin e rezistencës e të luftës në Dibër misionarëve të ardhur nga Beogradi.

Haxhi Lleshi më kishte paralajmëruar që në janar të vitit 1972: “Po të zbatosh porositë e mija (Haxhi Lleshit), do ta bëj Ahmetin hero dhe do t’i jap pension Kurt Camit, si dhe do të kesh përkrahjen time”. Kur e kundërshtova dhe nuk iu binda urdhrave të tij të padrejta, Haxhi Lleshi më kërcënoi, duke më thënë: “Do të ta nxij biografinë tënde dhe të babës tënd. Do ta shohish se kush është Haxhi Lleshi”. Megjithë lidhjet e dyfishta të gjakut të Camëve e Dukëve me Lleshët, ai e vazhdoi kërcënimin e shantazhin deri në fund të jetës. Ndërmori një fushatë të hapur e të egër partiake e shtetërore kundër Ahmet Camit të vrarë si dhe familjes e të afërmve të tij. Deri në atë kohë e kishte zhvilluar fshehurazi me anën e beniaminëve të tij në Dibër e në Tiranë. Si akuzë kryesore artikulonte se ishim me “biografi të keqe”, se Ahmeti kishte qenë zogist, nacionalist, nuk kishte pranuar të mbajë yllin në kapele dhe në flamur. Emërtimet për nacionalist janë si vazhdim të atyre që i kanë bërë Tempo e Jankoviçi Ahmet Camit në Dibër të Madhe. Këto emërtime i ka përdorur Haxhi Lleshi si akuza kundër Ahmetit dhe familjes së tij për 50 vjet rresht, për të na anatemuar.

Ahmet Cami dhe gjithë Camët që u burgosën në prill të vitit 1941 nga pushtuesit fashistë, si dhe 8 burrat e djemtë e Camëve që u futën në pushkatim në prill 1941, sipas tij, dmth, Haxhi Lleshit, na paskan qenë spiunë të italianëve, se Ahmet Cami na paska qenë frikacak e çeta e tij na paska qenë çetë hajdute, se Ahmeti na e paska krijuar çetën e Gollobordës në fund të Gushtit 1943, se Ahmet Cami na qenka dorëzuar dy herë.

Sipas kujtimeve të personave që kanë jetuar në atë kohë del se, burgosja e Ahmet Camit dhe i 18 djemve e burrave të tjerë të Cameve si dhe i disa gollobordasve është bërë sipas një letre që i ka çuar Haxhi Lleshi, Prefektit Qazim Mulleti, ku i denoncon si pjesëmarrës në luftë Ahmetin dhe të gjithë Camët. Thuhej se Haxhiu e ka bërë për hakmarrje, meqë Ahmeti s’kishte pranuar të bashkëpunojë me jugosllavët. Si dëshmitarë në hetuesi të Camëve dalin dy miq të tij, Rrahman Xheka dhe Xhafer Lika.

Qëllimi dhe veprimi i Haxhi Lleshit dhe i beniaminëve të tij për ta mohuar veprimtarinë atdhetare e luftarake të Ahmet Camit dhe të çetës së tij, duke e baltosur e shpifur ndaj figurës e personalitetit të Ahmetit dhe të krahinës së Gollobordës, duke e rivrarë e rivrarë në vazhdimësi…, ka synuar të afirmojë, glorifikojë e mitizojë padrejtësisht vehten e miqtë e tij. Sipas filozofisë së tij, duhej të groposeshin e fshiheshin bëmat e heronjve të vërtetë, për t’u vendosur vetë në atë piedestal nderi si heronj, ndonëse të rremë. Haxhi Lleshi gjatë luftës, siç i ka përshkruar edhe vetë, shkonte e kalonte festat fetare e familjare, si të bajramit etj, konak më konak në Dibër dhe në Pezën e babë Myslimit. Ndërsa Ahmet Cami luftonte me armë në dorë dhe derdhi gjakun për çlirimin e vendit. Ahmeti qe i përkushtuar e i sakrificave të mëdha në luftë, saqë nuk mund të na shihte edhe ne pjesëtarëve të familjes, që ishim të detyruar të lëviznim nga shtëpia e Ali Kotilit në Lubalesh tek shtëpia e Islam Kamberit në Sopot, për t’u mbrojtur nga përndjekjet e fashistëve.

Po e shpreh me dhimbje, se nuk arrita ta njoh babain tim. I takoi Haxhi Lleshit, që jetoi për ta shkruar e deformuar historinë e LANÇ dhe të vishte aureolën e heroit. Realisht luftën e heroizmin e bënë ata që nuk kursyen as gjakun e tyre dhe u vranë në luftë. U vranë 9 burra e djem të Camëve. Ndërsa nga Lleshët u vra vetëm Hamdi Pëllumb Lleshi, nip i Camëve, sepse Haxhi Lleshi për të shpëtuar Zeqi Agollin, çoi e sakrifikoi Hamdi Lleshin drejt vdekjes.

Me urdhërin e Haxhi Lleshit u internuan për 50 vjet resht pasardhësit, nipërit e mbesat e atdhetarit të madh Dan Camit, sepse dy djemtë e tij Ukë e Rifat Cami ishin kthyer me Ballin Kombëtar dhe luftuan të inkuadruar me atë organizatë politike. Por edhe Balli Kombëtar e Legaliteti ishin parti shqiptare, që kishin një program e strategji për Shqipërinë. Sipas të dhënave, kur janë internuar këto dy familje, kishte shkuar Haxhi Lleshi në Peshkopi dhe kishte urdhëruar e ndjekur hap pas hapi largimin e tyre nga fshati e rrethi me dhunë. Me urdhër të tij, menjëherë pas çlirimit të vendit arrestohet patrioti Shahin Cami, babai i dëshmorit Ejup Cami.

6.Në vitin 1947 me urdhër të Haxhi Lleshit si ministër në MPB është arrestuar Kurt Fetah Cami, vëllai i dytë i Ahmetit dhe ish-komandant i çetës vullnetare të krahinës gjatë LANÇ në ndihmë të çetës partizane të Gollobordës. Ai u kujdes edhe për rritjen e fëmijve të dy vëllezërve të rënë dëshmorë. Por nuk iu dha asnjë pension. Arrestimi i ishte bërë me akuzën, se mbante armë pa leje dhe shalën e kalit. Në fakt ai mbante të varur në dhomën e miqve pushkën e dëshmorit Ahmet Cami dhe shalën e kalit të tij, që ia kishin dorëzuar partizanët, me porosi që, kur të ngriheshin muzetë historikë, t’ua dorëzonte në muze. Kurt Cami lirohet nga burgu pas 3 muajsh me urdhërin e Prokurorit të Përgjithshëm Bedri Spahiu, sepse i shkuan për ankim Bejaze Cami dhe Moisi Cami, meqë e njihnin si mik të Ahmet Camit. Tre muajt e burgut iu konvertuan me tre vjet pune. Para se të ndërronte jetë Kurt Cami, në janar të vitit 1975, ka treguar arsyen e burgosjes së tij: “Më ka thirrur Haxhi Lleshi në vitin 1947 dhe më ka kërkuar që të hyja e të dilja në Dibër të Madhe dhe të merrja e të çoja informacione për të. Meqë nuk pranova, më kërcënoi se do t’më burgoste dhe më burgosi”.

 

Numri e ardhshëm do të ndiqni:

-Seria e dhimbshme e dënimeve dhe arrestimeve të Camëve pas lufte.

-Goditja e patriotëve dibranë kthehet në sistem nga Haxhi Lleshi.

-Tefta Cami në bankën e të akuzuarve.

-Ndërhyrja e Hysni Kapos për të ndalur represionin e çuditshëm.

-Tefta Cami shpjegon: Pse vendosa të shkruaj

November 14, 2014 13:25
Komento

23 Komente

  1. babo November 14, 13:51

    Komunisti injorant Haxhi Lleshi i persekuton, labet komuniste per inat te Lleshit e ngrene Tefta Camin, dhe kjo e gatshme per ti sherbyer diktatures

    Reply to this comment
    • Zogist nga shen naumi November 14, 14:19

      Babo .

      Eshte me lehte per ty te çash nje meter kub DRU , se sa diskutosh
      TE Rapi ne kuvend .
      Duhet akoma te hash edhe disa kuintal buke .

      Meso , te rruash mjekren , se dyhen mustaqe te diskutosh ,
      Ke akoma push ne faqet e tua.
      Te duhet me shume te degjosh , dhe te lexosh .
      Ata burra hanin barot , kurse ti po pi akoma qumesht.
      Mos u merzit se do te vi edhe ty rradha , Te tregosh se sa e do Shqiperine.

      Mos shiko NASTRUDDININ , SEPSE ai perveç fjaleve , nuk diti te Kontriboje per shqiperine ,
      Uthull e forte Nastruddini .
      Uthulla e forte prish enen e tij .

      Shikoje Nastruddinin si eshte katandisur ,
      Prandaj falu :

      o ZOT na ruaj nga FATI qe i rezervove NASTRADDINEVE.

      Reply to this comment
      • babo November 14, 15:57

        Ik e shiko punen tende o katnar se Haxhi Leshi nje cope banditi qe nuk rrinte dot me ne vendin e vet ne Diber ishte dhe meshihej andej nga Ohri e Struga e erdhi pastaj e na u be qeveritar, ja njesoj merr Zanin e Vlores e vere pastaj ne qeveri. Nuk mbajti njehere nje fjalim aq injorant ishte.

        Reply to this comment
  2. arif November 14, 14:26

    O babo,po ca lidhje kan labet komunist,i shikon ti sa na fisi kesaj kan dhen jeten per liri,apo ku mer vesh na kiria ti,ti gjithmon i roberuar ke qen,dhe tani shyqyr qe eshte interneti qe shfryne dufin. O mik rraca trime dhe fisnike ngelet trime dhe fisnike,legaliste,balliste apo komuniste qofte. Fisniku eshte fisnik. Ata ja paskan fajin juve se u be komunizem,a lumedhenjte ju qe ju ka ifektuar Sali satrapi,po ata kan dhen jeten per trojet e tua dhe te mijat dhe te tyret o baboooo

    Reply to this comment
    • babo November 14, 16:03

      Nuk e kisha tek fisi i saj o katnar qe s`di te lexosh 2 rrjeshta, e kisha se si banditi Leshi persekutoi nje fis te tere patriot, dhe banditin e kishim nje nga me te medhenjte ne qeveri ketu ne. Ja ata njerez vleresoheshin ne socializem. Pastaj kundervenia e Kapos kundra Leshit……..Haheshin si qente me njoni tjetrin……

      Reply to this comment
  3. Tartufi November 14, 14:30

    Babo eshte kohe e bukur per argetim,eshte koha me kendeshme per ti rene vjolines.
    Historira kuqalashesh ,vetem ti bien njeri tjetrit per ti sherbyer shtypjes se dylberit te madh
    gjirokastrit.
    Sa me shum te shkruajne keto mbeturina pa vlere,aq me shum ju zbulohet hici i tyre.

    Reply to this comment
  4. babo November 14, 16:07

    Enveri thurte intrigat, dhe shihte nga lart se si klanet perlesheshin me njoni tjetrin. Ashtu benin atehere, ne nje fis ca i persekutonin dhe ca i mbanin afer, i benin komunista qe te percaheshin dhe te shqyheshin me njoni tjetrin…….

    Reply to this comment
  5. Asim Qerimi November 14, 17:17

    Ne fakt,kjo perjudhe duhet rishikuar me imtesi,ka shume gjera per te plotesuar,se pari emri si ceta e Gollobordes eshte pervetsuar,kjo eshte bere per shkake te gjersise gjeografike te kesaj zone,dhe te numrit prej njezet e kater fshatrash.ne kete cete nuk ka patur gollobordas,perjashto nja dy vete nga Ostreni qe kane qene miq me Havmet Camin.Gollobordasit jane perfshire ne Brigaden e katert sulmuese,qe eshte krijuar ne Korce.sa per histori ne mes gollobrdasve dhe dibranve,ka ekzistuar nje fare urejtje patollogjike e trazhguar me kohe e vakte,kjo mbase edhe per shkake te gjuhes ne kete zone,urejtje qe eshte transmetuar edhe sote,ku me tipiku ka qene Xhemal Gazidede me shiksat e tije.Nuk munde te ngaterosh Gjoricen me Tucepin,apo Ostrenin,ato kane te perbashket vetem kufirin ose sinorin….Ndryshe jane zakonet e doket Dibrane,ndryshe ato Gollobordase.Zerqani ka qene dikur dhe nene prefekture,dhe ketu nisnin padretesite dhe intrigat e Dibranve ndaj gollobordasve te cilet ishin nene vartesine e saje.Ky fshate nxori Haxhi Lleshin me banden e tije,nxori Camajt,edhe kete canin qe kemi ne pushtet si minister financash,pa nxori Havmet Kamberin minister shendetsie, te Enverit,po ashtu edhe Lemen morten e Kambrit qe ishte shefja e grave komuniste……ne fakte ceta qe vetem kishte emrin kishte nje komisar politik nga Kurveleshi i quajtur Spiro Velko,dhe saktesishte nuk dihet se ku u vra,por di qe nje shkolle ne golloborde mban emrin e tije.Golloborda eshte pare gjithmon me syrin e njerkes,shume drejtues koperativash,partish ishin dibran,te cilet benin perca e sundo ne kete zone.Shoqen Tefta e mbaje mende mire kur vinte ne kete zone gjasme per perkujtim te cetes,dhe tani kuptoj fodullikun,dhe njekohesishte injorancen e saje.Camajt u vrane e u pren per pushtet,i tille ishte edhe Haxhiu miku i tyre,por ai kishte mbeshtetje Nexhmije Halene,e cila i krijonte fronte ne rivalitetin e kocka lepirsve zerqanas,e dibranesh bashke.Edhe bajraktaret e e Dibres,ne ate kohe kishin pranuar boterishte se Golloborda nuk perfshihej ne klanet e tyre per pushtet,dhe ato mbanin miqesira me kete zone pa i mpleks ne interesat e tyre??????Cka flete edhe kenga shtate malet e Dibres kan lidhur bese…..(nuk perfshiet golloborda)

    Reply to this comment
  6. unknow soldier November 14, 19:18

    Sugjerim miqsor per moderatoret e Dites.

    Ne shume intervista interesante shikojne qe futen shume komentues qe vetem ofendojne dhe nuk japin asnje argument.Gjuha e tyre eshte pertej rrugacerores.

    Edhe sot,ashtu si ne intervisten e djeshme por edhe shume here kur behet fjale per luften NCL vazhdon “shiit storm” i mark uk dhe i nastradinit te perseksutuar dhe nuk e kuptoj pse gazeta dita lejon keto njerz qe po abuzojne “unlimited’ qofte me te drejten e fjales qofte dhe liberalizimin e moderatorve qe po e kthejne ne nje pjatance gelbazash nga pinjollet e mergates qyqeve ,ish kuislingve dhe ish bashkpuntorve te sigurimit shtetit 9nga ato tip kasaruho apo blloshmi) apo udb qe kane frike te dalin me emra orgjinale.

    Kulmi arriti dje kur nje zonje komentoi me emer orgjinal ju turren nastradinet dhe markujqerit si te babezitur.prapa ferrave..

    Do sugjeroja gazeten e nderuar Dita te beje nje reforme per faqen e komenteve:…eshte fare thjeshte:

    KUSH KOMENTUES BEN KOMENT RRUGACEROR OSE DASHAKEQ APO ANTIKOMBETAR OSE TE CENSUROHET OSE TI BOTOHET KOMENTI ME EMER ORGJINAL

    MIQESISHT I THEM STAFIT TE KESAJ GAZETE

    MOS E DHISNI PUNEN.

    Reply to this comment
    • redaktor November 14, 23:03

      Nuk besoj se kemi ne te drejten qe te komandojme komentuesit se cfare duhet te thone. Sigurisht qe ruhet nje lloj etike por eshte e tepert qe te censurosh pasi ne te kundert do te duhet ta heqim fare opsionin e komentit.

      Miqesisht MODERATORI

      Reply to this comment
  7. tuc maku November 14, 20:32

    perse ka frike nastradini i persukutuar te dale me emrin orgjinal dhe ka 10 vjet si zvarranik neper blogje interneti

    Mbaje vehten Nastradin!
    Ti je thjesht nje merimange e zeze me prejardhje nga Esat Pashe Tradhetari!
    Ti ben pjese ne kopene qe i shtruat qilimat fashizmit dhe Enveri me djemt e nenave shqiptare, tok me Aleatet e medhenj, SHBA, France, Angli, B.Sovjetik, ju vune perpara si Lopte!…

    Por ti nuk ke fytyre, se dhe i mundur, leh pa pushim si zagar i rrahur…
    Te gjithe njerzia ne bote gjakun e kane te kuq!…
    Ti nastradin merimanga edhe gjakun e ke te zi!…
    Gjak tradhetari, gjak spiuni, gjak kameleoni!
    Po kur e kishe kaq inat Enverin, pse i perketheje Librat?!…
    Apo ashtu e kane kameleonet!…
    Pa ta mbante B..tha, o bythko, e kundershtoje balleperballe!
    Dhe jo pas vdekjes, ….dhe jo vetem pas vdekjes, por 30 vjet pas Vdekjes!…
    Edhe tani e ke frike!

    Meso o Derr me zile se Grushti eshte simbol i Unitetit per mbare Njerzimin, dhe jo si ta do ty Sumatricja…

    Meso or Derr se socialistet e pare, i nxori Franca dhe idet e tyre e kane origjinen qe ne Filozofine e Grekve te lashte.
    E drejta per te jetuar ne barazi eshte enderra me e bukur e njerzimit, edhe pse ajo nuk mund te realizohet!
    Por njerzit e enderrojne barazin shoqerore! Dhe synojne ti afrohen asaj!
    Meso or Derr se Socialdemokratet e sotem jane socialistet e moderuar, te cilet u ndane nga komunistet dogmatike, sepse kerkojne ndryshimin e botes me reforma, kerkojne arritjen e mirqenies nepermjet zhvillimit te forcave prodhuese!

    Meso or Derr me zile se te majtet u ndane natyrshem ne dy pjese, ata qe kerkonin ndryshimin e Botes me revolucion dhe ata qe e kerkojne ndryshimin e botes me reforma! Sic po bejne aktualisht socialdemokratet e sotem, duke i qethur me taksa te pasurit dhe duke ndertuar nje shtet s o c i a l, ku te kene te drejte te fitojne edhe sipermarrsit, por te paguajne nga ato çfare u marrin puntoreve, ti paguajne shtetit, qe te ndihmoje gjithe qytetaret e vet edhe ata qe nuk sigurojne dot minimumin e jeteses!
    Meso or Derr se Bota ka evoluar dhe nuk eshte sot koha e Smithit dhe e Marksit, pamvarsisht nga analiza brilante qe Marksi dhe Smithi i bejne shoqerise dhe prodhimit!
    Meso or Derr me zile se pa Socialdemokracine, diku me e avancuar dhe diku me e prapambetur, SOT BOTA NUK MUND TE QEVERISET !…
    Ti Nastradin Merimanga jeton me dogmat qe ke mesuar ne kohen e ati qe shan ne cdo tre rreshta!…je viktim dhe pjelle e Urrejtjes.
    Ti mendon vetem per B…then tende dhe harron se BOTEN E MBAN MBI SUPE KALI PARMENDES, ose Kau Parmendes, siç i themi fjales se shqiperuar, dmth njeriu i Punes !
    Pa njeriun e Punes Bota nuk ka kuptim se ai i senderton mardheniet e Njeriut me Natyren, Qytetari, Puntori, fshatari, intelektuali, pra ai qe prodhon direkt dhe indirekt te mirat materjale!…
    Por ti Nastradin je plagosur keq nga koncepti famkeq i luftes se klasave, ti do vetem qe bota te rrotullohet vetem per ty…o Kryetari Partise se Thashethemeve!…
    Jo o Merimange me gjak te zi,

    Nje pyetje per nastradinin perse nuk del nga ferra por rri si gabeli dhe gjuan nga mbrapa..mire ne kohen e qepes po tani ne kohen e hashishit dhe kim kar dashjanit nga se ke fryke ?

    Reply to this comment
    • persekutuar-denuar November 14, 20:52

      Diskutimi ne DITA nuk eshte per nastradinin perkthyes modest i veprave te Enverit me patllake tek koka, por tek Ministrja Famoze e Enverit Tefta Cami qe pa kurfare patllake tek koka nuk di thjeshte dhe me sinqeritet qytetar te kerkoje falje per krimet e qeverise se saj gjakatare perpara se te mallengjeje enveristet ne DITA me patriotizmin e farefistit te saj.

      Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi November 14, 21:51

      Tuç Maku? Kini bërë një koment të mrekullueshëm për kopenë e derrave dhe minjtë e ferrave. Si komentues notën ja u vë dhjetë, si personazh i dramës “toka jonë” më vjen keq por dysh të mbetet akoma !? Ha ha ha, nderime!

      Reply to this comment
  8. Hajnrih November 14, 21:36

    Zonja Tefta!
    Je krejt gabim me keto qe shkruan! Yt ate Ahmet Cami ka qene burre i nderuar dhe per kete prej komunisteve te tu (Edhe Haxhi Lleshit) u shpall deshmor i atdheut. Me vejn keq qe duke kerkuar pas pilafit te ngresh artificialisht vlerat e Ahmetit (nuk e di per cfare aresye tenden) po ja humbet edhe ate gjak qe derdhi Yt Ate (Ahmeti i ndjere) per atdheun. Ne saj te Ahmetit ti u bere ministrja proverbiale (me inteligjence krejt inferirore) per gati 10 a me shume vite. Oj Tefta, po te mos deshte Haxhiu (qe realisht e vleresonte tet Ate se e kishte edhe mik sic e di por e thua si kalimthi) ti nuk beheshe as brigadiere pulash. Gjithe fantazite e tua (te nje mendje me inteligjence inferiore, por e dhe te degraduar nga pleqeria) lidhur me “sulmet ” qe Haxhiu i paska bere Ahmetit dhe familjes tuaj jane dokrra hini. Kij miresine te mos genjesh kaq shume e mos te merzitesh aq shume akoma njerezit qe nuk kane harruar pa afsftesine tande proverbiale, si ministre (e si sekretare partie ne Peshkopi.
    Mer ma mire e thur ndonje pale corape a triko leshi qe mund ti vlejne dikuj se keto dokrra e genjeshtra nuk i vlejne kut bile as ty nuk te vlejne, dhe kujtimit te Ahmet camit i hedhin pluhur!
    Gazetes Drita i lutem ti kurseje lexuesve keto historira pa asnje vlere e merzitese.

    Reply to this comment
  9. Shqiperia ime November 14, 22:43

    Per tu admiruar guximi yt Tefta. Ndersa ata qe te perbaltin nuk te dalin dot hapur Por shfaqen me pseudonime. Frikacaker. Shpifni, shani, fyeni, denigroni se dicka do te mbetet. Nje shekull me pare shkruante I madhi Konica “… Po shkruaj, Por per ke po shkruaj…” ??? Nuk eshte trimeri te fyesh dhe te perbaltesh duke perdorur pseudonime. Eshte per te ardhur keq niveli I dobet te gjuhes Shqipe te perdorur.

    Reply to this comment
  10. Majlinda Cami November 14, 22:57

    Nje gje me ben pershtypje, kur une tentova te bej nje koment te trete ne shkrimin e djeshem ju nuk me lejuat, nderkohe qe kete tip te persekutuari nuk e keni penguar se komentuari dhe te vjelli vrer. Nuk besoj se ju ndiqni taktiken e terheqjes se shkrimeve te kesaj natyre per te diskredituar artikullshkruesit. Mbase keto qe komentojne jane edhe te nxitur nga ana juaj, apo jeni ju vete qe komentoni, sepse ne te kundert duhet te pengonit fyerjet qe behen deri edhe denigrime absurde. Te pakten kete pershtypje po me krijoni deri tani.

    Reply to this comment
    • redaktor November 14, 23:05

      Nuk ka mundesi te mos u kemi lejuar. Tento ta ripostosh dhe do shikosh qe ska asgje me tendence.

      Moderatori ONLINE

      Reply to this comment
      • Majlinda Cami November 14, 23:21

        Tentova ta ripostoj por nuk e postova dot. Gjithsesi eshte ne nderin tuaj te respektoni ne radhe te pare gazeten tuaj dhe bashkepunetoret. Cdo gazete ka politiken e saj por kam pershtypjen se nuk ju nderojne komente te kesaj natyre qe ulin nivelin e diskutimit, madje as qe ka diskutim fare, per me teper as qe tentohet te kuptohet dicka nga arsyeja e postimit te ketij shkrimi, mbase as shkrimi nuk eshte lexuar fare. Sigurisht artikullshkruesja ka gjetur rrugen e gabuar per te nxjerre te verteten per familjen dhe fisin e saj sepse nuk mund te gjendet e verteta nepermjet gazetave qe nuk kane nivel apo qe kane lexues te ketij niveli. Do benit mire qe te mos e vazhdonit shkrimin me tej ne te kundert do te perballeni me pjesen tjeter te familjes qe nuk lejon te pergojohet dhe neperkembet nga njerez vulgare e pa dinjitet. Nese jeni serioz komentet qe jane bere me siper duhet t’i dekonspironi personat qe i kane bere.

        Reply to this comment
        • redaktor November 14, 23:27

          M’i shkruaj ketu personat qe mendoni se kane shkelur etiken qe ti moderoj

          Reply to this comment
          • Majlinda Cami November 14, 23:34

            I ke siper te gjithe, adresen time te e-mail-it e ke dhe me dergo identitetet e tyre.

          • redaktor November 14, 23:36

            Jane anonim si mund tua dergoj???

  11. Shqiperia ime November 14, 23:02

    Turp per gazeten Dita qe lejon fyerje te tilla per bashkepunetoret e saj. Keta pseudonomet sdine te shkruajne gjuhen e tyre e Jo me te flasin gjuhe te huaj, apo te gjykojne per nivel gjuhe te huaj te te tjereve. Dhe harrojne qe nje linguiste e formuar nga Kokat e Albanologjise si Cabej, Demiraj, Kostallari etj. I ka dhene rendesi gjuhes Shqipe, dhe ka ditur te respektoje protokollet zyrtare qeveritare shqiptare. E ne takime zyrtare komunikohet me perkthyes e Jo si politikanet e Sotem qe mburren me anglishten e mesuar rrugeve.

    Reply to this comment
  12. ERE November 14, 23:18

    Ti i persekutuar – denuar me vjen keq qe edhe pse kane kaluar Afro cerek shekulli, ende nuk je shkeputur nga sindromi i persekutimit dhe denimit. Akoma ndihesh i tille???? Dhe si i tille kerkon te mbyllesh goje dhe fjalen e lire? Me cfare tagri? Kush ta jep Ty kete te drejte? Ku e merr kete kurajo ?? Besoj e sheh dhe vete qe je I njejte me filozofine e diktatures: Mbyll gojen dhe bej si te them une. Dihet shuuuume mire se ne diktature u eleminuan elitat (Mehmet Shehu njishi I sistemit u eleminiu me rrenje e me dege per 24 ore) dhe Jo sindromet apo te vetpersekutuari – Lexo hajdutet e plehrat si puna jote.
    Kot znj. Tefta mundohesh te sqarosh keta pseudonomet. Jane pjella te diktatures dhe si te tille do te vdesin, pamvaresisht se kujtojne se po rrrrriten ne demokraci. Ata I shohin gjerat bardh e zi. Nuk njohin kolore te tjera. Nuk duan te njohin historine, konfliktet apo luftrat e brendshme Brenda klasave politike te atehershme. Duan vetem bardh e zi, dhe te mendosh e te shkruash sic duan ata e Jo sic eshte e verteta. Nuk I duan te vertetat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*