Tej fasadës së luftës kundër komunizmit

August 17, 2018 11:18

Tej fasadës së luftës kundër komunizmit

Xhevdet Shehu

Debati për kampin e Tepelenës merr papritmas një tjetër përmasë. Pas një heshtjeje disa mujore, debati rihapet vetëm pak ditë nga një aktivitet i paralajmëruar Ditës Muze Memorial/Tepelenë që do të zhvillohet në qytetin e Tepelenës, më 23 gusht 2018. Aktiviteti do të zhvillohet nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministria e Kulturës.

Nga Shtetet e Bashkuara vjen një letër që i drejtohet Kryetarit të Bashkisë së Tepelenës për ta rishqyrtuar edhe një herë çështjen nëse duhet kthyer apo jo në një “Aushvic shqiptar” kampi i kohës së diktaturën në qytetin jugor. Është një njeri i njohur ky që e shkruan këtë letër, Joe DioGuardi, ish-Kongresmen. Me shumë dashamirësi ai i shkruan Kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, zotit Tërmet Peçi që ta anulojë vendimin e këshillit bashkiak për të ndërtuar kompleksin muzeal të shfarosjes në masë në ish-kampin e qytetit të tyre që ai e quan “një njollë të pashlyeshme”. E, për ta shpëtuar qytetin e bukur dhe historik të Tepelenës nga kjo njollë turpi, DioGuardi me urtësi këshillon organizimin e një referendumi popullor ku tepelenasit të votojnë nëse duhet ndërtuar apo jo një kamp i tillë.

Me fjalë të tjera, “ndaleni këtë turp!” na këshillon një mik i shquar nga përtej oqeanit. E ky njeri që na e thotë këtë, nuk është një njeri dosido, është një njeri që duhet dëgjuar, një njeri gjakftohtë dhe politikisht i paanshëm. Kushtrimi i të parëve me të cilët ai krenohet e shtyn të shkruajë një letër dhe të bëjë një apel qytetar. Ai ka qenë këtu, sikurse shprehet në letrën e tij edhe në kohën e diktaturës, ndërsa ka ardhur shumë herë edhe pas vitit 1990. Pra është në gjendje të bëjë gjakftohtësisht krahasimet dhe të japë këshilla të mençura në emër të dashurisë që ruan ende për atdheun e të parëve të tij të hershëm.

Në muajt e parë të këtij viti u debatua ashpër për kampin e Tepelenës dhe për nismën për ta shndërruar atë në një “Aushvic të Shqipërisë.” Natyrisht, si edhe në disa raste të tjera, kjo nismë është ndërmarrë në emër të luftës kundër komunizmit. I pari që e kundërshtoi një nismë të tillë publikisht ishte historiani i njohur Pëllumb Xhufi, gjë që shkaktoi reagime të forta nga pala tjetër që ishin dhe janë pro këtij projekti.

Çfarë tha në esencë, Prof. Pëllumb Xhufi?

“Çështja e kampit të Tepelenës ishte ndoshta kampi më i mirë se kampet e tjera. Kampi i Maliqit ishte më i tmerrshëm… Këta që e kanë promovuar çështjen e këtij kampi ku është angazhuar edhe Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tepelenës, e kanë quajtur Aushvici shqiptar, kampi i shfarosjes në masë. Po ta dëgjojnë lobet çifute do të tmerrohen sepse është një banalizim. Unë kam pasur rastin të shoh dokumentet e CIA-s për këtë kamp që ishin informuar nga njerëz nga brenda. Ata thonë që këta janë familjet e njerëzve të arratisur të sponsorizuar nga Jugosllavia”, deklaroi Xhufi.

Kaq u desh që të shpërthente një stuhi e tërë sulmesh kundër Profesorit të nderuar, aq sa iu anulua pjesëmarrja në një aktivitet për Skënderbeun në Bruksel. Në këtë ciklon të paparë u përfshinë gazetarë e analistë, historianë dhe politikanë.

Pavarësisht se pala pro ndërtimit të “Aushvicit shqiptar” në emër të denoncimit dhe dënimit të krimeve të komunizmit, e kanë kaluar shpesh masën. Është bërë aq shumë bajate kjo lojë hiperbolike me të kaluarën sa që edhe ca të vërteta që thuhen nëpër të, tingëllojnë të pabesueshme. Por kjo lojë, ashtu si ky kompleks muzeal që kërkohet të ndërtohet në Tepelenë, është një maskë, është një fasadë për të fshehur zullumet e tanishme që janë të pafundme dhe krejtësisht të dallueshme në çdo hap. Sepse nën flamurin e “antikomunizmit” pas vitit 1990 janë kryer krime nga më të pa imagjinueshmet: akte antikombëtare si ato të kuislingëve në kohën e luftës, tradhti të pastra, vjedhjet e pasurisë kombëtare, vrasje me mijëra si në vitin 1997, plaçkitjet e pronave publike, përçarjet krahinore, zaptime, baltosjet pa fund të vlerave dhe figurave historike e kulturore. Me të drejtë intelektuali i shquar Ylli Çabiri shkruante dje në gazetën tonë se pas afro tre dekadash të ndryshimit të sistemit, prapambetja nuk mund të vazhdojë të argumentohet me pasojat e sistemit 46-vjeçar komunist dhe me fatalitetin e një diktature të egër, sado absurde të ketë qenë ajo.

Kampi i Tepelenës mund edhe të ndërtohet, sikurse janë ndërtuar vitet e fundit edhe vepra të tjera të pa denja për një shoqëri të qytetëruar, por kjo do të na rëndojë për shumë e shumë vite si një njollë turpi. Dhe turpi nxin. Turpi ndyn. Turpi të fyen dhe të përqesh edhe me kalimin e viteve.

Do të na rëndojë e do të na bëjë me turp edhe fakti që patëm rastin të viheshim në mendime dhe të zmbrapseshim nga një hap i gabuar dhe nuk e dëgjuam edhe një mik të shquar si DioGuardi.

Një ekspozitë në Tiranë dhe një ditë-muze kundër persekutimit komunist në Tepelenë

Të hënën më 20 gusht, në Tiranë do të hapet një ekspozitë me titull “Persekutimi Komunist në zonën e Tepelenës”. Aktivitetin e organizon Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Sikurse thuhet në njoftimin e shpërndarë, pjesë e kësaj ekspozite do të jenë dokumente arkivore të dhjetëra dosjeve që dokumentojnë përndjekjen e ish-Sigurimit të Shtetit në zonën e Tepelenës, dokumentet e kryengritjes së Zhapokikës, përndjekjes së klerit, dosjet e Sigurimit të ish-kampit të Bënçës, indekset alfabetike të përndjekjes në Tepelenë, dosja e Trifon Xhagjikës, Neim Pashës, Zenel Shehut, Selahudin Totos dhe dhjetëra të tjera. Më tej në njoftim thuhet: Kjo ekspozitë dokumentare kushtuar përkujtimit të viktimave dhe personave të mbijetuar nga regjimi totalitar komunist, i paraprin Ditës Muze Memorial/Tepelenë që do të zhvillohet në qytetin e Tepelenës, më 23 gusht 2018.

Letrën origjinale të Joe Diguardit mund ta lexoni këtu: Dioguardi Letters-1

August 17, 2018 11:18
Komento

15 Komente

  1. Kris 1 August 17, 12:40

    Rilindasit kane trute dhe botkuptimin e Saliut dhe turpi u duket nder.

    Reply to this comment
    • ALBAN BORSHI August 22, 09:28

      PA MOHUAR PER ASNJE ‘FIJE PERI’ FAKTIN QE DIKTATURAT, CILATDO QOFSHIN ATO, JANE DHE KRYEJNE VEPRIME KRIMINALE …,

      NJE PYETJE ELEMENTARE VJEN NATYRSHEM PER z. TERMET PECI, DHE GJITHE ‘ENGJEJT’ E/O ‘DJAJTE’ QE E CYSIN ATE :

      A E KA/KANE VIZITUAR QOFTE EDHE NJEHERE TE VETME, SADO SHKURT NE KOHE DHE HAPESIRE, KAMPIN E ‘AUSCHVIC-BIRKENAU-ut’,

      DHE NE CILAT ELEMENTE AI I ‘TEPELENES’ ESHTE NJESOJ, APO DERI DIKU I NGJASHEM ME TE ?! ?! ?! ?! ?! …

      Reply to this comment
    • ALBAN BORSHI August 22, 09:29

      PA MOHUAR PER ASNJE ‘FIJE PERI’ FAKTIN QE DIKTATURAT, CILATDO QOFSHIN ATO, JANE DHE KRYEJNE VEPRIME KRIMINALE …,

      NJE PYETJE ELEMENTARE VJEN NATYRSHEM PER z. TERMET PECI DHE GJITHE ‘ENGJEJT’ E/O ‘DJAJTE’ QE E CYSIN ATE :

      A E KA/KANE VIZITUAR QOFTE EDHE NJEHERE TE VETME, SADO SHKURT NE KOHE DHE HAPESIRE, KAMPIN E ‘AUSCHVIC-BIRKENAU-ut’,

      DHE NE CILAT ELEMENTE AI I ‘TEPELENES’ ESHTE NJESOJ, APO DERI DIKU I NGJASHEM ME TE ?! ?! ?! ?! ?! …

      Reply to this comment
  2. Maloket jane sllave sjelle si skllever nga malet e Geghames ne Armeni August 17, 12:43

    Imaginoni per nje moment sikur Shqiptaret te mos e kishin cliruar dot Shqiperine nga nazistet Gjermane dhe Shqiperia te kishte qene nje vend i pushtuar deri ne vitin 1990, sic do e deshironin bashkepunetoret e nazizmit.

    Imagjinoni gjithashtu sikur nazistet te kishin bere krime ndaj popullsise civile gjate kesaj periudhe pushtimi, dhe organi politik qe i merrte keto vendime kriminale te ishte partia e tyre X.

    Nese mbas 45 vjetesh krimi dhe terrori, kur me se fundi Amerikanet t’i clironin Shqiptaret nga kthetrat e nazismit, a do kishte njeri qe do ta votonte partine X?
    A do ishte partia e krimit dhe terrorit X, tashme e riemeruar partia Y, partia me e madhe politike mbas 30 vjetesh liri?

    Qe ketu e kupton genjeshtren e madhe te krimeve te kamunizmi. Nese do kishte krime te kamunizmit ne Shqiperi, partia e Kamunistave / e Punes / Socialiste, do ishte partia me e urryer si institucioni ku u hartuan, miratuan dhe zbatuan keto politika kriminale.

    Por fakti eshte qe kjo eshte partia me e madhe politike ne Shqiperi, dhe ky fakt i jep kuptim nje sere fenomenesh te tjera ne dukje shume absurde.

    Perse maloku i oreve te para, antikamunisti Edvin Rama, u be kryetar i partise qe themeloi Enver Hoxha, dhe perse gjate periudhes kur kjo parti eshte ne pushtet lufta ndaj kamunizmit merr dimensione te reja me hapje muzeumesh ndaj terrorit kamunist si “shtepia e gjetheve”, “bunk’art” apo “kampi i aushvicit”?

    Edvin Rama do te na mbushe mendjen se arsyeja pse “nuk duroi dot as nje ore brenda PD-se” ishte se aty ishte “kamunisti” Sali.

    Po si ka mundesi qe politikani me i madh i te gjitha koherave (sic i referohen sot “maloket e penduar” Edvin Rames) nuk do e mundte dot “kamunistin serb” Sali brenda “partise se shpreses” (sic i referohet Rama PD-se)?

    Si ka mundesi qe partia “e studenteve”, partia “e endres se dhjetorit” do preferonte nje “kamunist serb” perballe nje Edvini patriot?

    Cfare “fitore ndaj kamunizmit” realizuan keta “studente demokrate”, cfare regjimi permbysen keta “petrita”, kur “kamunisti serb” Sali i mundi ata edhe brenda partise se tyre?

    Dhe nese “kamunisti serb” Sali ishte me i forte se gjithe keta “studentet liri-dashes”, perse Edvini, ky protagonist qe na solli demokracine, nuk themeloi nje parti te re, sic bene me dhjetera axhaminj si puna e tij?

    Ajo qe i dallon historite e genjeshtra nga e verteta, eshte pikerisht fakti se genjeshtrat jane te mbushura me absurditete te kesaj natyre dhe provokojne te tilla pyetje ne dukje pa pergjigje.

    Arsyeja pse Rama nuk u be pjese e PD-se dhe nuk themeloi nje parti te re demokratike, eshte sepse grushtet e shtetit jane me perkufizim te paqendrueshem. Ata qe e organizuan grushtin e shtetit te 1990 e dinin qe partia qe themeloi Enver Hoxha do vazhdonte te ishte partia me e madhe politike dhe fitorja e tyre do ishte jete shkurter.

    Prandaj Ramizi u kujdes te instalonte trashegimine e tij politike ne krye te kesaj partie, trashegimi pjese e se ciles eshte edhe Edvin Rama.

    Dhe eshte fare e llogjikshme qe trashegimia politike e Ramizit, malokut qe “permbysi kamunizmin” do munduhet te mbroje investimin e saj.

    Baza e asaj partie eshte po ajo qe i dha jete kamunizmit, prandaj Edvinit i duhet te investohet personalisht ne krijimin e “atraksioneve turistike” te tipit “bunk’art”, “shtepia e gjetheve” apo “Aushvici Shqiptar”.

    Reply to this comment
  3. Viro August 17, 12:52

    Letra e Dioguardit qendron kur mendon se ne qe mbrojtem cifutet nga shfarosja paskemi kryer shfarosje te vetvetes. Nonsense. Me te drejte problemi fokusohet te vendimi I bashkise se tepelenes per kete ceshtje.Termet Peci nuk e kupton te keqen e vendimit te tij. Ceshtje kulture, I mungon, ai eshte aty nga mbiemri dhe per ti sherbyer partise jo tepelenes. Aty vertet ka pas nje kamp si, shume kampe te tjere, po tepelena eshte shfrytzuar si nje vend humbetira, qe te denuarit te mos largohenshin dot. Ta kthesh qytetin ne nje model persekutimi, para Maliqit, Spacit, Lezhes etj eshte e padrejte, eshte vertet nje njolle turpi. Pranimi vjen nga injoranca e keshillit bashkiak, e kryetarit qe duke mos bere dot per zhvillimin e rrethit pranon ngritje barakash. Eshte histori e gjate. Tepelena perhere eshte perdorur, si vend per te burgosur e internuar, per depozitime armesh, per eksperimente tufezimesh etj. Por tepelena duhet te ndryshoe raportin me pushtetin dhe kulturen. Te mos pranoje te perdoret dhe te krijojme modele te reja drejtimi dhe zhvillimi. Mjaft me pinjollet e se shkuares. Tepelena ka shume halle, bijt e saj po largohenshin cdo dite si te pashprese. Ne tepelene ka zona si KU nuk shkon dot se rruga eshte ndertuar nga italianet ne kohen e luftes pare boterore. Per 100 vjet nuk eshte bere gje as nga komunizmit e as nga demokracise. Banoret jetojne si ne mesjete. A nuk do te ishte me mire asfaltimi i rruges qe njerezit te jetojne te tashmen se sa te merren me historite e se shkuares?

    Reply to this comment
  4. Viro August 17, 12:57

    Letra e Dioguardit qendron kur mendon se ne qe mbrojtem cifutet nga shfarosja paskemi kryer shfarosje te vetvetes. Nonsense. Me te drejte problemi fokusohet te vendimi I bashkise se tepelenes per kete ceshtje.Termet Peci nuk e kupton te keqen e vendimit te tij. Ceshtje kulture, I mungon, ai eshte aty nga mbiemri dhe per ti sherbyer partise jo tepelenes. Aty vertet ka pas nje kamp si, shume kampe te tjere, po tepelena eshte shfrytzuar si nje vend humbetira, qe te denuarit te mos largohenshin dot. Ta kthesh qytetin ne nje model persekutimi, para Maliqit, Spacit, Lezhes etj eshte e padrejte, eshte vertet nje njolle turpi. Pranimi vjen nga injoranca e keshillit bashkiak, e kryetarit qe duke mos bere dot per zhvillimin e rrethit pranon ngritje barakash. Eshte histori e gjate. Tepelena perhere eshte perdorur, si vend per te burgosur e internuar, per depozitime armesh, per eksperimente tufezimesh etj. Por tepelena duhet te ndryshoe raportin me pushtetin dhe kulturen. Te mos pranoje te perdoret dhe te krijoje modele te reja drejtimi dhe zhvillimi. Mjaft me pinjollet e se shkuares. Tepelena ka shume halle, bijt e saj po largohen cdo dite si te pashprese. Ne tepelene ka zona si Lopsi ku nuk shkon dot se rruga eshte ndertuar nga italianet ne kohen e luftes pare boterore. Per 100 vjet nuk eshte bere gje as nga komunizmit e as nga demokracia. Banoret jetojne si ne mesjete. A nuk do te ishte me mire asfaltimi i rruges qe njerezit te jetojne te tashmen se sa te merren me historite e se shkuares?

    Reply to this comment
  5. Dhimbia e madhe popull. August 17, 14:52

    Mjaft ME-shkateruar deri ne zhdukie ATDHEUN tone!

    Mjaft me se po na turproni para botes se qyteteruar.
    E shkuara e denuar nga nje lufte ngadhnjimtare si ajo N.Cl nuk duhet lejuar…. Ne se duhet ndertuar nonje ekspozita eshte ajo e shkaterimeve te pas 90tes,me ate Kryebunkerit te quajtur “BUNKER ART”deri “Muzeun Kombetar”, tjetersuar me antishqiptarizem sa shtepite publike dhe lojrat e fatit e tj.me pseudo “liri”..
    Teoria e Antikomunizmit eshte perde, per te msheh krimet qe vazhdojne sot e mbi 45 vjet,kur u nda nga jeta,krenar dhe me arritie;I “TRETI i Vetreti-hero Kombetar” Pas Gjergj Kastriotit dhe Plakut te Vlores, atdhetari Ismail Qemali. Mjaft me me PSEUDOT partiake e qeveri provuar pas sidomos -97tes,,qe po terorizojne atdheun tone.
    Ndertoni,Uzina, Fabrika,ndertoni fshatrat qe i braktiset keto vite te zeza.Ka me krim me te madhe se KY.
    O shqitare te VERTETE! jeni e nga sjeni; THUAJENI FJALEN TUAJ !
    Mjaft “BEMAVE”,qe TJETERSUAN enderat e nje populli te tere, gjoja antikomuniste,-Hitlerianet mos me tej te kohes,vepruan e veprojne…
    Faleminderit gazetarit atdhetar Xhevdet Shehu.
    Falemminderit Z.Diagostini De Guardit sa komentuesve te me siperm.Mjaft me keto MOSTRA antinjerzore !
    C’beri keq ajo kohe qe e quani “komunizem” e permbysi populli,zhgenjyer,pushtet-mbajtesit ne vite…
    Mjaft na bene PSEUDOT qe poulli i njeh Mire.
    Pyeteni ate permes nje vitimi te drejte e atdhetar !
    Nuk eshte KOHA per FJALE po per PUNE !
    Dhimbia e madhe popull.

    Reply to this comment
  6. katarakti August 17, 15:19

    Ketu ka nje non sens me Edi Ramen. Edhe ky pinjoll dhe i perkedhelur i sistemit te shkuar eshte kthyer sot ne nje antikamunist te terbuar! Eshte e drejta e tij. Aq me shume kur komuniste me stazh 25 vjeçar si Saliu e drodhen brenda nje nate, perse Edi Rama te mbetej pas?! Por paradoksi eshte se ky person u vu ne krye te Partise Socialiste, e cila eshte pasardhese de fakto e de jure e ish Partise se Punes. Alergjia e Rames ndaj emrit “socialiste” u vertetua edhe kur ai e ndrroi ngjyren nga roze ne mavi dhe i ka nderruar emrin edhe partise duke e quajtur Rilindje. Tani duket se Rilindja me PD-ne jane ne gare se kush eshte me e djathte dhe me antikomuniste! Por a eshte ky preokupimi kryesor i shqiptareve sot?! A eshte kjo arsyeja qe socialistet ia dhane tepsine dhe timonin te vetem Edi Rames?! Socialistet, per mendimin tim, ia dhane pushtetin teresisht Edi Rames qe ai te ndertonte nje shtet social per te gjithe dhe jo vetem per oligarket. Qe te bente drejtesi per te vraret e 21 janarit, per Gerdecin, Rrugen e Kombit etj etj. Socialistet jane te lodhur sot me “antikomunizmin” primitiv te udheheqesit te Rilindjes. E konsiderojne jashte kohe dhe konteksti. Ata sot kerkojne pune, hapjen e fabrikave, nacionalizimin e pasurive kombetare, rritjen e mireqenies, shtimin e GDP-se, anullimin e koncesioneve grabitese etj etj. Sa nga keto aspirata jane permbushur nga Rama?! Duke qene se keto kerkesa te zgjedhesve te majte bien ndesh me pikepamjet e Shtatlartgjatesise se tij, a nuk do te ishte me mire qe Rama te largohej vullnetarisht nga PS-ja dhe te zyrtarizonte partine “Rilindja”, si parti e qendres se djathte?! Mua me duket se Shqiperia ka ngelur sot pa nje parti te majte autentike. Pa nje parti qe deshiron vertet te veje drejtesi. Qe t’i beje te paguajne te gjithe ata qe e kane telendisur kete vend ne kete fare feje, saqe te gjithe po ikin nga syte kembet edhe sot 28 vjet pas instalimit te kesaj shkerdhatokracie.

    Reply to this comment
  7. ukujot August 17, 15:47

    Mjaft me me keto turpe zonja e dosjeveve, bej punen per te cilen je caktuar dhe paguhesh, po ashtu edhe ajo debilja e kultures. Ka mjef muze qe duhen mirembajtur e rinovuar, e nuk mbeti nje gazerme internimi te behet muze, i cili ne fakt nuk ka ekzistuar. Mos e njollosni me kete vend.

    Reply to this comment
  8. BLACK SWAN August 17, 16:42

    Xhevo, po mja de mja ce u lodhe me kto fleterrufete ;
    nje ‘mik’ qe ju do te miren ju paska shkruar, profehorr Sorren me pupla Pellumbi e keni, Termetin publiçitar po e po, Nexhmija nuk ka ngordh akoma, po he de ça prisni ??? po pushkatojini armiqte !!!! kthejuni dhe njeher asaj qe dini te beni me mire … TE VRISNI SHQIPTARE !!!

    Xhevo, do ta marrim me shkelma dhe kte komunistin pensionist, do ta marrim zvarre prej kollareje e do ta sjellim ne Tepelene,do ta ulim perballe me LEK PREVIZIN qe ta peshtyje drejt e ne surratin e tij te dhjamur.
    (per Sorren me pupla Pellumbi kot qahesh, se shpetoi paq)

    ik Xhevo, ik dil ne pension, se historia eshte e pameshirshme, askush nuk e blen dot te kaluaren e tij…ik ngri bustet me Gramoz Ruqin, se ndoshta , ndoshta dhe rehabilitoheni per ne ferrin ku do shkoni . PLEHRE !!!

    Reply to this comment
    • epirotas August 18, 16:45

      Atavizmat e krimeve akoma mbijetojne ne mendjet e ndryshkuara te dogmatikeve injorante ,te ashtu quajturit
      pseudo komuniste.

      Reply to this comment
  9. Nikua August 17, 16:53

    E gjitha kjo qe po ndodh tregon dy gjera:
    1. Degjenerimin e klases politike shqiptare.
    2. Injorancen e madhe qe mbizoteron ne Ministrine e (Anti)kultures.
    Kujt i sherben e gjitha kjo, vec fqinjve armiqesore te Shqiperise qe duan t’i provojne Europes dhe botes se shqiptaret jane nje popull i eger qe nuk meriton as kete shtet te cunguar qe i ka mbetur.

    Reply to this comment
  10. Nikua August 17, 16:55

    E gjitha kjo qe po ndodh tregon dy gjera:
    1. Degjenerimin e klases politike shqiptare.
    2. Injorancen e madhe qe mbizoteron ne Ministrine e (Anti)kultures.
    Kujt i sherben e gjitha kjo, vec fqinjve armiqesore te Shqiperise qe duan t’i provojne Europes dhe botes se shqiptaret jane nje popull i eger qe nuk meriton as kete shtet te cunguar qe i ka mbetur….

    Reply to this comment
  11. Bayern August 17, 18:25

    emi te vetmit per te nxire namin e kombit e te popullit tone per te kenaqur egoizmin dhe meskinitetin tone fshatarak
    Mjaft me me politikat percarese. Ne kete moment kritik per fatet e kombit lufta e atdhetareve duhet te kete synim BASHKIMIN dhe jo percarjen e popullit tanime boll te percare ne aspektet politike, fetare e krahinore nga politikat e qeverive shqiptare te cerekshekullit te fundit
    Imperativi historik i shqiptareve sot eshte BASHKIM, BASHKIM dhe vetem BASHKIMI i popullir e jo percarje.
    Kujt i sherbejne veprimet percarese, pervec synimeve per ta cbere Shqiperine te fqinjeve tane armiqesore?
    Kush i fryn percarjes u sherben vetem armiqve te Shqiperise.

    Reply to this comment
  12. Guri Naimit D.! August 20, 21:20

    “Bayern”komentuesi kur thua .”per te mbeshtetur meskinitetin dhe egiozmin fshatarak,ke injoruar vetveten.Sot fshatari te jep uje ne bisht te luges dhety i qyteteruari “injorant”(e vura per rrime se nuk dua ta perdorsi shprehie peju qe siu njoh) Flet per bashkm , kur vete sa shprheni ben percarie..Shoqerisht kjo zotni .. Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*