“Tek Interi e bën ligjin Kia”

August 9, 2016 21:39

“Tek Interi e bën ligjin Kia”

Roberto Mançini u largua nga Interi me kokën lart, duke pranuar prishjen e kontratës, pa bërë polemika dhe pa folur fare në media.

Megjithatë, i biri i tij Filippo nuk ka duruar dhe për FcInter1908.it ka shfryrë, akuzuar hapur Interin dhe duke përmendur edhe emra të përveçëm.

“Babai im është munduar gjithnjë për të mirën e Interit, e dashuron këtë skuadër, përndryshe nuk do të kthehej. Ishte mësuar me një futboll tjetër, me presidentë të tjerë, që e donin vërtet klubin, pa qëllime të tjera.

“Me ardhjen e Tohirit dhe më pas të kinezëve gjërat ndryshuan. Këta njerëz janë mësuar të bëjnë biznes, jo të merren me futboll, ndaj kam parandjenjën që nuk e kanë kuptuar mirë çfarë është Interi, një klub që deri para pak kohësh kishte një fuqi botërore të pashoq.

“Pas këtij klubi është dora e prokuratorit Kia Xhoorabçian dhe të disa këshilltarëve të tjerë dhe nuk e di a është gjë e mirë për Interin kjo.

“Duket sikur pronarët e rinj kanë në dorë një lodër dhe po bëjnë eksperimente, ndërsa babai im ka vuajtur shumë, nuk kishte një kontakt serioz me pronarët, që t’i tregonte realisht si është puna.

“Tifozët nuk dinë shumë gjëra, nuk e dinë që shumë nga lojtarët e afruar kanë qenë zgjedhje të treta apo të katërta për babain tim, ose disa lojtarë nuk i donte fare. Jaja Ture? Babi im nuk e donte për të shkuar në kalçeto së bashku. Ibrahimoviç është dy vjet më i madh dhe po merr pagë të çmendur në Mançester”.

August 9, 2016 21:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*