Teknika kursimi për pushimet/ Cilat janë momentet më të mira për të rezervuar? Në cilën ditë të javës paguhet më pak?

July 17, 2017 10:15

Teknika kursimi për pushimet/ Cilat janë momentet më të mira për të rezervuar? Në cilën ditë të javës paguhet më pak?

 

Në cilat ditë të javës paguhet më pak? A duhen blerë biletat në grup? Më mirë të presim momentet e fundit apo të lëvizim para kohe?  Mëposhtë janë disa këshilla se si mund të kursehet për udhëtimet dhe prenotimet.

Nëse jeni tipa që shqetësoheni  dhe të kthjellët për atë që duhet të bëni, atëhere tashmë duhet ta keni zgjidhur problemin.

Ndërsa të tjerët, të cilët janë ende duke u menduar e që janë futur në “xhunglën” e çmimeve për fluturime e për hotele, çmimet e të cilave janë rritur, atëhere mund të jetë e dobishme që të shikoni në pikëpamje shkencore, mekanizmat që përcaktojnë luhatjet e çmimeve në motorët e kërkimit.

Në sektorët në të cilët kapaciteti limit i një shërbimi është i njohur por kërkesa është e panjohur, si në rastin e fluturimeve ajrore ose të dhomave të hotelit, zbatohen rregullat e çmimeve dinamike (dynamic pricing): çmimi nuk është fiks por ndryshon sipas një logjike të përkohshme e cila ka për qëllim të shesë numrin maksimal të vendeve apo dhomave që janë në dispozicion në një datë të caktuar, për të minimizuar humbjet që mund të rezultojnë nga mosrezervimi i tyre.

Për këtë qëllim, oferta e minutës së fundit kanë çmime të ulura e në të njëjtën kohë, në pikun e sezonit mund të arrihet të paguhet një dhomë ose një fluturim shumë më lirë sesa po të ishte rezervuar më herët.

Të shohim se si mund t’i shfrytëzojmë dijet e këtij mekanizmi për të shpenzuar më pak për fluturime ajrore e hotele.

KUR DUHET TË REZERVOJMË FLUTURIMIN?

Momenti i rezervimit varet nga popullatiteti i destinacionit. Nëse destinacioni është shumë i kërkuar, dhe kompania ajrore nuk rrezikon që t’i mbeten vende bosh atëhere është më mirë për të rezervuar shumë më herët në mënyrë që të gjesh tarifa më të ulëta, që më vonë do të zhduken nga sistemi. Nëse destinacioni nuk është shumë i kërkuar, atëhere mund të guxohet pak më shumë. Nëse me afrimin e fluturimit kompania ka të rezervuara më pak vende se sa kishte parashikuar, atëhere ekziston mundësia që kompania të vendosë të ulë tarifat që të mos dalë me humbje. Nëse po i afroheni momenteve të fundit kur bëhen përgatitjet për fluturimin, një moment i mirë për të bërë rezervimin mund të jetë 10 ditë para. Sipas Claudio Piga, Profesor i Ekonomisë në “Keele University” në Britani, çmimet e kompanive ajrore zbatojnë një grafik në formë U-je: që do të thotë se një javë para fluturimit është shumë vonë.

NË CILAT DITË TË JAVËS?

Debati është shumë i ndezur. Logjikisht duhet të evitohet fundjava (momenti në të cilin bëhen edhe rezervimet më të shumta për udhëtime kënaqësie). Por në bazë të raportit vjetor “Expedia 2016”, tarifat më të mira për fluturime ajrore e hotele gjenden në ditë të diele dhe të marta.

MË MIRË NË GRUP APO SECILI PËR VETE?

Nëse duhet të bënë rezervime fluturimi për shumë persona, më mirë t’i ndani në grupe të vogla ose që secili të mendojë për vete.

RREGULLI I HOTELEVE

Çmimet e hoteleve paraqesin më pak paqendrueshmëri se ato të fluturimeve ajrore. Në përgjithësi, me prenotime paraprake që datojnë herët në kohë, ju do të gjeni ofertat më të mira.  Nëse ju shkoni në një zonë turistike atëhere ju do ta keni të vështirë që të gjeni një ofertë të mirë në fundjavë. Momenti më i mirë për të prenotuar është mesi i javës. Përndryshe, qytetet që janë destinacione për qëllime pune, kanë tendencën që të kenë çmime hotelesh më të larta gjatë javës.

July 17, 2017 10:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*