Teksa të tjerët festonin me familjet, ata sakrifikuan për qytetin. Njihuni me heronjtë

January 3, 2018 11:06

Teksa të tjerët festonin me familjet, ata sakrifikuan për qytetin. Njihuni me heronjtë

Për shumë qytetarë ndërrimi i viteve është një festë ku mblidhesh me familjarët dhe me miqtë për të gëzuar. Por teksa të gjithë e kanë vëmendjen tek përgatitja e tryezës dhe tek gostitë, heronjtë e heshtur të qytetit tonë janë punonjësit e pastrimit të cilët menjëherë pas përfundimit të festimeve në sheshin “Skënderbej” dhe në rrugët kryesore të Tiranës nga qytetarët, nisën punën duke larguar shishet e hedhura pa kujdes apo kutitë e dhuratave.

E ndërsa qyteti ra në qetësi e gjithë flota e makinerive të pastrimit dhe punonjësit dolën në terren për të pastruar qytetin në mënyrë kapilare.

Në pikat kyçe ku edhe përqendrimi i njerëzve ishte më i madh në këto ditë festash, u vendosën kosha shtesë, të cilët ofrojnë jo vetëm një estetikë më të mirë, por edhe mundësi që qytetarët të mos i hedhin mbetjet nëpër rrugë.

“Jo vetëm policët e zjarrfikësit, por dhe pastruesit e paparë të Bashkia Tiranëmeritojnë gjithë respektin tonë 🙏🏼

Pastruan gjatë gjithë ditës dje dhe sot mbetjet e festave, si shenjë që beteja për civilizim e pastërti do vazhdojë dhe gjatë 2018-ës për një qytet akoma dhe më të pastër”, shkruan Veliaj në Facebook.

January 3, 2018 11:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*