Tekstet falas, Ministria: Sa fëmijë përfitojnë, procedura që duhet ndjekur

July 12, 2018 14:09

Tekstet falas, Ministria: Sa fëmijë përfitojnë, procedura që duhet ndjekur

Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë për shpërndarjen e librave falas për fëmijët deri në klasën e katërt, Ministria e Arsimit ka deklaruar numrin e nxënësve që përfitojnë si dhe mënyrën sesi do të zbatohet shpërndarja e librave.

Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini ka thënë në një prononcim për ‘News 24’ se 125 mijë fëmijë do të përfitojnë libra falas.

Ajo vijoi të thoshte më tej se tekstet falas do të shpërndahen në shtator dhe fëmijëve do t’i duhet t’i rikthejnë ato në fund të vitit shkollor.

“125 mijë fëmijë përfitojnë librat falas. Qeveria do të ofrojë libra falas për fëmijët e fillores. Tekstet duhet të rikthehen në fund të vitit shkollor. Shpërndarja e librave falas do të fillojë në shtator. Tekstet do të merren në shkolla me praninë e prindërve” , ka thënë Gjini.

s.a/dita

 

July 12, 2018 14:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*