Telashe për lobuesin e Berishës dhe PD në SHBA, Tony Podesta

October 30, 2017 20:14

Telashe për lobuesin e Berishës dhe PD në SHBA, Tony Podesta

Tony Podesta, themelues i kompanisë lobuese “Podesta Group” do të largohet nga firma që mban emrin e tij, pasi është vënë nën shënjestrën e hetimeve nga prokurori special Robert Mueller, i cili po merret me çështjen e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Podesta, një emër i njohur në Shqipëri, që ka lobuar në Shtetet e Bashkuara për përmirësimin e imazhit të qeverisë “Berisha” deri në vitin 2013, njoftoi vendimin gjatë një takimi me përfaqësuesit e firmës këtë të hënë, e po njofton klientët për tërheqjen.

Podesta do t’ia kalojë kontrollin e plotë operacional dhe financiar drejtoreshës ekzekutive të kompanisë, Kimberley Fritts, sipas asaj që njoftojnë burime të brendshme në takim.

Fritts dhe një tjetër eksponent i rëndësishëm i ekipit “Podesta” do të lançojnë një firmë të re gjatë ditëve të ardhshme. “Politico”, teksa citon burime të paidentifikuara, pretendon se procedurat për tranzicionin po zhvillohen prej disa muajsh.

Siç bëhet e ditur, Podesta u kishte thënë bashkëpunëtorëve të tij se po largohej për ta luftuar individualisht betejën e tij, pa dashur të përfshijë kompaninë.

Vendimi i Tony Podestës për t’u larguar nga firma vjen në të njëjtën ditë, kur bashkëpunëtorët e fushatës së Donald Trumpit, Paul Manafort dhe Rick Gates u ngarkuan me akuza të shumëfishta, përfshirë “pastrim parash”, për operimin si “agjentë federalë” të qeverisë ukrainase, “mosdeklarimin e llogarive jashtë vendit” dhe për “mashtrim të autoriteteve”.

Vënia e Podestës dhe firmës së tij në shënjestrën e hetimeve erdhi pas shqyrtimit të financave të Manafort. Ky i fundit organizoi fushatën “PR” në emër të një organziate jofitimprurëse e quajtur “Qendra europiane për Ukrainën moderne”.

“Podesta Group” ishte një prej disa firmave që u paguan për të lobuar mbi fushatën për promovimin e Ukrainës në SHBA. Hetimi i Mueller e ka dëmtuar rëndë “Podesta Group”, që ka qenë pjesë edhe e ekipit të fushatës së Hillary Clintonit. Dhjetëra klientë i kanë shkëputur lidhjet me të këtë vit, sipas “Politico”-s.(TCH)

October 30, 2017 20:14
Komento

2 Komente

  1. Lili October 30, 22:28

    Skema shqiptare nuk fuksionoj per Ukrainen! Nuk jane te gjithe budallenj si shqiptaret.
    Ukrainiant n’amrike nuk jane idiote,denoncojne mashtrimin ne deme t’atdheut te tyre

    Reply to this comment
  2. Kola October 31, 05:06

    Te dhjefsha mu ne gazetar e mu ne shkrim qe ben. Ne vend qe te qartesoje sa miljone perlau Podesta nga Sali Serbi i Karaxhicit, na rrefen se ne c’krah e mori plevitin Podesta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim