Telebingo, çmimi i madh i 4 shkurtit qëndron në Tiranë

February 5, 2018 09:23

Telebingo, çmimi i madh i 4 shkurtit qëndron në Tiranë

 

Bingo Milionere e garantuar prej 50 milionë lekësh (të vjetra), 2 makina “Hyundai”, 5 udhëtime turistike në Romë, Venecia, Amsterdam, Paris, Budapest, televizorë, smartphone, si dhe çmimet në zarfe që nisin nga 30,000 lekë, janë vetëm disa nga çmimet surprizë që do të shoqërojnë shorteun special kushtuar dashurisë që do të hidhet në datën “18 shkurt”.

Bileta speciale për këtë shorte prej disa ditësh gjendet tashmë në të gjitha pikat e shitjes së biletave të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.  Ndërkohë me mijëra ishin edhe të përzgjedhurit si fitues të shorteut të djeshëm, ku, krahas çmimit të madh të javës, janë fituar nëpërmjet lojës telefonike shumë dhurata e çmime të tjera.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike fillimisht të ndalet në kryeqytet, duke shpallur Ibrahimin si fitues të parë të lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Ibrahimi ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 35,000 lekësh. Pas Tiranës, loja telefonike është ndalur në qytetin e Vlorës, ku Shkëlqimi ka vijuar të gjurmojë çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, duke u shpallur fitues i 40,000 lekëve.

Një tjetër fituese i është bashkuar lojës telefonike. Kësaj here bëhet fjalë për Armelën në qytetin e Vorës, e cila me përzgjedhjen e bërë, ka fituar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 65,000 lekësh. Përzgjedhja e kontrabiletave e ka ndalur më tej lojën telefonike në kryeqytet, ku fituesja e radhës ka siguruar shumën prej 80,000 lekësh. Hekurani ishte një tjetër fitues që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej një nga çmimet më të lakmuara“Hyundai”.

Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë zarf, Hekurani ka fituar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 35,000 lekësh. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës edhe në shortin e goglave që është hedhur për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në shifrën e 1,392,200 lekëve. Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë e kanë ndalur çmimin e madh në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Gjithashtu, janë shpallur fitues të 50 lekëve edhe 23943, lojtarë të tjerë, të përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 667 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 695 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 9, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.

Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10,000 lekëve. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

February 5, 2018 09:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*