Telebingo dhe DITA, 100 lisa të kuq për rrugën poshtë Digës së Liqenit

April 22, 2018 16:02

Telebingo dhe DITA, 100 lisa të kuq për rrugën poshtë Digës së Liqenit

Poshtë digës së Liqenit Artificial te Tiranes ndodhet trotuari i kembesoreve i cili nder vite kishte mbetur pa bimesi dekorative.

Gjate stines se veres kalimi mbi kete segment shumë të populluar eshte teper i veshtire per shkak te vapes dhe temperaturave te larta qe krijohen aty.

Prej ditësh kalimtarët e shumtë kanë parë ndryshimin e fortë të këtij aksi rrugor.

E gjithë rruga është mbjellë me pemë, të cilat dallojnë për nga trashësia dhe bukuria, krahasuar me pemët e tjera të mbjella në Tiranë gjatë aksionit të fundit të Bashkisë së Tiranës.

Çfarë pemësh janë? Bëhet fjalë për lisa të kuq (Red Oak). Përgjatë këtij segmenti janë mbjellë 100 lisa të kuq.

“Mbjellja e ketij druri dekorativ i cili gjate stines se vjeshtes ndryshon ngjyren e tij nga jeshile ne te kuqe eshte nje risi e cila instalohet per here te pare pergjate nje segmenti rrugor. Plotesimi i ketij segmenti me bimesi dekorative jo vetem qe do te reduktoje te nxehtin gjate stines se veres por do ti shtoj gjithashtu edhe ngjyrat mjedisit pereth” – thuhet në një njoftim të Bashkisë së Tiranës.

Pamja e re e rrugës te Diga e Liqenit

Po kush ia ka dhuruar këto pemë të veçanta kryeqytetit? Pemët janë dhuruar nga “NATIONAL SH.A” (Telebingo) dhe “Publikime Shqiptare” (Gazeta Dita).

Kryebashkiaku Veliaj, gjatë mbjelljes së këtyre pemëve tha ndër të tjera:

“Falënderoj mikun tim Thano dhe gazetën Dita. Për ata që prodhojnë gazeta dhe drurin e kanë lëndë të parë, në fakt rikuperimi më i mirë i lëndës drusore që kanë përdorur ndër vite është duke i dhuruar qytetit pemë. Në një vend ku shumica e medias sundohet nga analistë që vetëm japin mend si bëhen gjërat, është gjithmonë një lajm i mirë kur aktorë mediatikë thonë: ‘Nuk do japim vetëm mend, do kritikojmë dhe do vëmë gishtin në plagë, por do themi: mund të bëjmë diçka që të ndihmojmë”.

n.s./dita

Veliaj me kryeredaktorin Adrian Thano dhe dy gazetare të Ditës

 

 

April 22, 2018 16:02
Komento

4 Komente

  1. inxhinieri April 22, 17:45

    A e di Bashkia qe keto lisa rritin rrezikun e prishjes se diges sepse me rrenjet e tyre prishin formacionin e shtreses se ngjeshur te diges.
    Me kusht teknik, nuk lejohet mbjellja e pemeve ne trupin e diges dhe ato peme jane mbjelle ne trupin e diges.
    Gjeni vende te tjera ku ti mbillni ato lisa se do te mbytni dynjane..

    Reply to this comment
  2. Specialisti April 23, 01:42

    Inginier…o inginier..
    Hapi syte e shih njeher
    Nuk jane ne dige o derezi
    Jane ne shesh…por…
    nuk don ti…

    Reply to this comment
  3. Lala April 23, 06:15

    Ne rruge i ka mbjelle jo ne dige o inxhinjer mavria,nuk prishin pune atje, hije bejne.

    Reply to this comment
  4. fteri April 23, 07:04

    përse i fshini komentet ,ore njerëz të “mirë ” |

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*