Telebingo Shqiptare, 25 Shtator 2016!

October 3, 2016 17:40

Telebingo Shqiptare, 25 Shtator 2016!

 

Çmimi i madh shkon në Korçë, fituesi merr 1,012,575 lekë

Mijëra të përzgjedhur kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë ditës së djeshme, dhuratat dhe çmimet e mëdha të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura nëpër zarfe.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja të ndalet fillimisht në kryeqytet. Shaqiri i shpallur si fituesi i parë i lojës telefonike, ka tentuar të godasë në shenjë një ndër çmimet më të preferuara, makinën “Volkswagen Up”.

Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej ky çmim, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar më tej, me shpalljen e një tjetër fituesi në Shijak, ku Bike Xhuzi, ka siguruar prej 40,000 lekësh. Vasil Gjata, ishte një tjetër fitues i shpallur nga përzgjedhja e kontrabiletave për lojën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, Vasili ka fituar 30,000 lekë.

Më së miri, fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurit të radhës, sërish në kryeqytet. Duke përfituar edhe nga shansi i dhënë “2 herë fat”, Klenisa Arapi, ka mundur të dyfishojë shumën e fituar, duke marrë nga Telebingo Shqiptare 70,000 lekë. Më tej, loja telefonike është ndalur në qytetin e Fierit, ku Luljeta ka mundur të dyfishojë shumën e fituar, duke siguruar plot 140,000 lekë, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, si dhe vendosmërinë e treguar për të shfrytëzuar edhe shansin e dhënë nëpërmjet lojës “2 herë fat”.

Fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos, edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit është 1,012,575 lekë.

Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndalur çmimin e madh në qytetin e Korçës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Krahas çmimit të madh, janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 7661 lojtarë, për të cilët kompania e Telebingos ofron 50 lekë.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 94 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare shumën prej 3230 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 3, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë kontrabiletat e zgjedhura rresht njëra pas tjetrës, të cilët kanë siguruar nga Telebingo shumën prej 10,000 lekësh.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

1

October 3, 2016 17:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*