Telebingo Shqiptare: Bileta e dashurisë që do ju bëjë milionerë

February 12, 2018 21:39

Telebingo Shqiptare: Bileta e dashurisë që do ju bëjë milionerë

 

Është vetëm një lumturi në jetë, të duash dhe të të duan! Thonë se, ai që ka fat në lojë nuk ka në dashuri, por ne do të vërtetojmë se dashuria dhe fati ecin krah për krah me njeri-tjetrin.

Telebingo Shqiptare i ka kushtuar një shorte special… dashurisë, ndaj edhe përgjatë kësaj jave vijon shitja e biletave kushtuar ndjenjës më të bukur që mund të përjetojë një njeri.

Dhe këtë herë duket se dashuria na ka bërë mirë të gjithëve pasi dhuratat nuk kanë vërtet fund.

Ato do të jenë në lekë, makina, udhëtime turistike dhe shumë surpriza të tjera.

Më konkretisht, në këtë shorte special që do të hidhet në datën “18 shkurt”, luhet për Bingo Milionere rreth 50 milionë lekë (të vjetra), shumë e cila mund të pësojë sërish rritje gjatë ditë në vijim, 2 makina “Hyundai”, 5 udhëtime turistike në Romë, Venecia, Amsterdam, Paris dhe Budapest, televizorë, laptopë, aparate celularë, e shumë dhurata të tjera, ndërsa çmimet në zarfe nisin nga 30,000 lekë e lart, etj.

Bëni diçka në emër të dashurisë; blini një biletë Telebingo surprizë për të dashurinë apo të dashurën tuaj, për mamin apo babin, për motrën apo vëllain, për fëmijën tuaj. Në emër të dashurisë, rruga drejtë fitores është e sigurt!

Provo edhe ti, pasi dashuria është triumfi i imagjinatës mbi inteligjencën. Shpesh, mjafton pak imagjinatë për t’u bërë… milioner!

February 12, 2018 21:39
Komento

1 Koment

  1. Dolce idea ... February 12, 22:14

    syperr ,
    kush mundet ti rezistoje
    asaj <3 mer yahoo .

    po ne qe jemi ne europe si t'ja bojm
    me e prek ate dashni !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*