Telebingo Shqiptare, çmimi i madh në Fier, fitohet makina Hyundai

November 18, 2019 10:21

Telebingo Shqiptare, çmimi i madh në Fier, fitohet makina Hyundai

Duke shëtitur në çdo qytet të vendit, loja më popullore e fatit Telebingo Shqiptare ka shpërblyer me dhurata e çmime të mëdha me mijëra ndjekës, të cilët i janë bashkuar shorteut të ditës së djeshme. Shpallja e fituesve ka nisur me ruletën e fatit, për të vijuar më tej me lojën telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe, si dhe në fund fituesit e dalë nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas.

Sikundër e përmendëm më lart, të parët janë shpallur 10 fituesit çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e radhës për dy çmimet e mëdha 100,000 lekë, si dhe shumat e tjera të lojës me ruletën e fatit. Ndërkohë që nga loja e ruletës së fatit ditën e djeshme, Isani ka siguruar shumën prej 26,000 lekësh, Afrimi 22,000 lekësh, Ademi 23,000 lekë, Lavdia 24,000 lekë, Pali 101,000 lekë, Agimi 27,000 lekë, Florentina 25,000 lekë, Mirushja 21,000 lekë, si dhe Violeta 101,000 lekë. Të tjerë fitues i janë bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në qytetin e Kukësit, duke shpallur Zanën si fituesen e parë, i cila ka tentuar të godasë në shenjë një ndër çmimet më të preferuara, makinën “Hyundai”.

Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej ky çmim, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar shumën prej 80,000 lekësh. Ahmeti në kryeqytet  ishte një tjetër fitues që i është bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar shumën prej 125,000 lekësh.

Një tjetër fituese, ka vijuar të luajë me lojën telefonike. Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, Lina ka fituar shumën prej 50,000 lekësh. Ndërsa Kamberi në kryeqytet ka siguruar shumën prej 95,000 lekësh. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe të përzgjedhurit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Raqin në qytetin e Gjirokastrës, i cili ka siguruar jo vetëm makinën “Hyundai”, por edhe shumën prej 40,000 lekësh.

Më tej, Dea në kryeqytet ka siguruar shumën prej 75,000 lekësh. Ndërsa fituesi i fundit ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh. Fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 1,284,000 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në qytetin e Fierit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Krahas çmimit të madh, janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 14380 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 221 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 2195 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 1, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

 

 

 

November 18, 2019 10:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*