Telebingo Shqiptare/ Çmimi i madh në Tiranë, fituesi merr 965,250 lekë

July 8, 2019 11:36

Telebingo Shqiptare/ Çmimi i madh në Tiranë, fituesi merr 965,250 lekë

Krahas çmimit të madh, janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 7833 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 65 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 96 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 3795 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 4, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Mijëra fitues nga të gjitha qytetet e vendit kanë siguruar edhe përgjatë ditës së djeshme çmimet dhe dhuratat e preferuara të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Tashmë e zhvendosur në një ambient më veror në pishina, shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe, për të vijuar më pas me fituesit e dalë nga loja e ruletës së fatit, si dhe me mijëra të tjerë të shpallur nga hedhja e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në qytetin e Lushnjes, duke përzgjedhur Pëllumbin si fituesin e parë, i cili ka tentuar të godasë në shenjë një ndër çmimet më të preferuara, makinën “Hyundai”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej ky çmim, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 60,000 lekësh. Maliqi në Durrës ishte një tjetër fitues që i është bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke e shpallur fitues të 55,000 lekëve. Një tjetër fitues, kësaj here në Elbasan, ka vijuar të luajë me lojën telefonike.

Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Kristaqi ka fituar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 85,000 lekësh. Fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurës së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Afërditën në kryeqytet, e cila është shpallur fituese e 75,000 lekësh. Më pas loja ka vijuar me shpalljen e një tjetër fitueseje në Elbasan, ku Lola ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh. Kjo shumë është fituar edhe nga Lida në kryeqytet. Shpresa në Fier ishte fituesja e fundit që ka tentuar të  gjejë zarfin ku mund të fshihej makina, por me zarfet e mbajtura është shpallur fituese e 70,000 lekëve. Emocione të shumta kanë dhuruar edhe 10 fituesit e çmimit tradicional të javës së shkuar, të cilët kanë luajtur edhe me ruletën e fatit për të siguruar edhe 2 çmimet e tjera të mëdha nga 100,000 lekë.

Ndërkohë që 8 fituesit e tjerë, përveç shumës prej 20,000 lekësh kanë siguruar edhe çmimet e fituara në lojën e ruletës. Konkretisht, nga loja e ruletës së fatit, Bujari ka siguruar 30,000 lekë, Jane 23,000 lekë, Fatjoni 26,000 lekë, Isufi 102,000 lekë, Jari 22,000 lekë, Jurgeni 25,000 lekë, Bejdo 26,000 lekë, Natasha 25,000 lekë, Enveri 27,000 lekë, si dhe Marjeta 102,000 lekë. Ndërkohë që janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë nga qytete të ndryshme, të cilët do të luajnë sërish me ruletën e fatit në shorteun e datës 14 korrik.

Fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 965,250 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Krahas çmimit të madh, janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 7833 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 65 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 96 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 3795 lekësh.

Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 4, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

 

 

 

July 8, 2019 11:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?