Telebingo: Çmimi i madh 1,301,400 lekë, sërish në Përrenjas

April 15, 2019 13:08

Telebingo: Çmimi i madh 1,301,400 lekë, sërish në Përrenjas

Mijëra fitues të shpallur nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, si dhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, kanë mundur të fitojnë përgjatë shorteut të djeshëm, dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Elbasani, Korça, Tirana, Durrësi, Shkodra, Lushnja, etj, ishin ndër qytetet më fatlume sa i takon shpalljes së fituesve të dalë nga ky shorte. Ndonëse makina “Hyundai” nuk u fitua ditën e djeshme, ajo do të jetë sërish në lojë gjatë shorteut të radhës që do të hidhet ditën e diele (21 prill).

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës telefonike Vjollcën në Kamëz, e cila me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 85,000 lekësh. Loja telefonike është zhvendosur më pas drejt qytetit të Lushnjes, duke përzgjedhur Enin si fituese, të cilës fati i ka buzëqeshur më së miri. Në lojën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ajo është shpallur fituese e shumës prej 80,000 lekësh. Një tjetër fituese në qytetin e Shkodrës  i është bashkuar lojës telefonike. Kësaj here bëhet fjalë për Lenizën, e cila ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh.

Behia në Elbasan ishte fituesja e radhës që ka vijuar të gjurmojë çmimet e fshehura në zarfe, ku dhe ka fituar shumën prej 50,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Loja telefonike është ndalur më tej në kryeqytet, duke shpallur Klodianën si fituese të plot 100,000 lekëve. Ndërsa Natasha në Shkodër ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 80,000 lekësh. Besi në Patos ishte fituesi i fundit i lojës telefonike, që ka vijuar të luajë me çmimet e fshehura në zarfe. Me mbajtjen e dy zarfeve të preferuara në fund të lojës, Besi ka fituar plot 60,000 lekë. Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,301,400 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës  për të dytën herë rresht ndalet në qytetin e Përrenjasit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 17619 lojtarë.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 311 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Kompania e Telebingos 1,580 lekë. Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 20,000 lekëve.

Ndërkohë që duke nisur nga kjo javë, dy nga dhjetë fituesit e këtij çmimi tradicional do fitojnë shumën prej 100,000 lekësh. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

Në të gjitha pikat e shitjes së Telebingo Shqiptare, krahas biletës për shorteun e fundjavës, tashmë gjendet edhe bileta speciale e“ 1 Majit”, shorti i së cilës do të hidhet të dielën e datës 5 maj. Me blerjen e një bilete speciale, e cila kushton vetëm 250 lekë do mund të bëheni fitues i Bingos Milionere mbi 30 milionë lekë (të vjetra), 2 makinave, 2 motorëve, 3 udhëtimeve turistike, teksa çmimet në zarfe do të nisin nga 30,000 lekë, si dhe shumë e shumë surpriza të tjera.

l.h/ dita

 

April 15, 2019 13:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*