Telebingo shqiptare/ Çmimi i madh prej 1,383,700 lekësh shkon në Korçë

April 1, 2019 10:39

Telebingo shqiptare/ Çmimi i madh prej 1,383,700 lekësh shkon në Korçë

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 75 lekëve 9828 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 98 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 5,330 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Zgjerohet edhe më tej larmishmëria gjeografike e fituesve të përzgjedhur në lojën më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Edhe në shorteun e ditës së djeshme, Telebingo ka shpërblyer me dhurata e çmime të mëdha dhjetëra familje të përzgjedhura si fituese të lojës telefonike, teksa me mijëra të tjera u janë gëzuar shumave të fituara me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas.

Shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike Metin në qytetin e Dibrës. Në betejën me zarfet, ai është shpallur fituese i shumës prej 50,000 lekësh. Ndërsa më tej, Mefaili në kryeqytet ka siguruar shumën prej 85,000 lekësh.

Një tjetër fitues i është bashkuar lojës telefonike. Kësaj here bëhet fjalë për familjen nga Shkodra, të cilës fati i ka buzëqeshur më së miri, pasi ka mundur të fitojë plot 130,000 lekë. Mihali në Vlorë është shpallur si fitues i radhës, i cili me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend shumën prej 55,000 lekësh. Një tjetër fitues në qytetin e Durrësit  i është bashkuar surprizave të Telebingos. Fatmiri ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej një ndër çmimet më të lakmuara, makina “Hyundai”. Por, ndonëse nuk e ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ai i është gëzuar shumës prej 60.000 lekësh.

Beteja me çmimet e zarfeve ka vijuar edhe në telefonatën e radhës, ku fitues është shpallur Mikeli në qytetin e Fierit. Me përzgjedhjen e zarfeve për t’i mbajtur në fund të lojës, ai ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Agroni në Korçë ishte i përzgjedhuri i fundit që ka tentuar të gjejë se ku fshihej makina, Por me zarfet e mbajtura në fund, Agronika siguruar nga loja më popullore e fatit në vend shumën prej 85,000 lekësh.

Shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka mbërritur në vlerën e 1,383,700 lekëve ka zgjeruar edhe më tej listën e fituesve të lojës më popullore të fatit në vend. Seria e numrave të përzgjedhur ka ndalur çmimin e madh në Korçë, ku dhe rezulton të jetë shitur bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 75 lekëve 9828 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 98 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 5,330 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Kësaj here bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre janë shpallur fitues të 20,000 lekëve. Fituesit e shorteut të djeshëm duhet të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos, për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

 

 

April 1, 2019 10:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*