Telebingo-Shqiptare/ Çmimi i madh qëndron në Tiranë

March 18, 2019 13:42

Telebingo-Shqiptare/ Çmimi i madh qëndron në Tiranë

Dhjetëra fitues të shpallur nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë shorteut të djeshëm, dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.

Tirana, Kuçova, Elbasani, Saranda, Korça, Durrësi, Kruja, Pogradeci, ishin ndër qytetet më fatlume sa i takon shpalljes së fituesve të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe çmimeve të dala nga shorti i goglave.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Kostandinin në qytetin e Kuçovës. Me përzgjedhjen e dy zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 70,000 lekësh. Loja telefonike është zhvendosur më pas në një tjetër qytet duke përzgjedhur si fituese të radhës Hatixhenë, në Elbasan, e cila ka siguruar shumën prej 95,000 lekësh.

Një tjetër fitues i është bashkuar lojës telefonike. Kësaj here bëhet fjalë për Ramadanin në kryeqytet. Në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 80,000 lekësh.

Një tjetër e përzgjedhur si fituese, ka mundur t’u gëzohet çmimeve të fituara në lojën më popullore të fatit në vend. Evi në kryeqytet ka siguruar nga loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe shumën prej 50,000 lekësh.

Maria në qytetin e Sarandës ishte edhe fituesja e fundit që tentoi të gjente se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina “Hyundai”. Por ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ajo ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 75,000 lekësh. Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,630,600 lekëve.

Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet sërish në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 3868 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 230 lekë.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 12 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 51,330 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për 10 fituesit e çmimit prej 20,000 lekësh.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

March 18, 2019 13:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*