TELEBINGO-SHQIPTARE/ Çmimi i madh qëndron në Tiranë, fituesi merr 1,890,300 lekë. Çdo javë në lojë makina dhe “Rroga Telebingo”

February 22, 2021 09:58

TELEBINGO-SHQIPTARE/ Çmimi i madh qëndron në Tiranë, fituesi merr 1,890,300 lekë. Çdo javë në lojë makina dhe “Rroga Telebingo”

Nuk kanë të ndalur fituesit në lojën më popullore të fatit në vend Telebingo Shqiptare. Me mijëra të përzgjedhur nga të gjitha qytetet në vend kanë luajtur edhe përgjatë ditës së djeshme në Telebingo, duke siguruar dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës telefonike, ruletës së fatit, “100 sekondave në supermarket”, si dhe shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas.

Në shorteun e djeshëm emocione të veçanta kanë sjellë edhe fituesit e Shorteut Special të Dashurisë, të luajtur në datën 14 shkurt, të cilët kanë tërhequr superçmimet e fituara, ndërmjet tyre makinën “Mitsubishi”, “Rrogën Telebingo”, udhëtimin turistik në Dubai, si dhe shumë dhurata e çmime të tjera të mëdha.

Duke iu rikthyer shorteut të djeshëm, sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur nëpërmjet lojës me ruletën e fatit. Krahas 10 fituesve që do të luajnë sërish të dielën, në lojën e ruletës së fatit dje, Behija ka siguruar shumën 36,000 lekë, Liljana 35,000 lekë, Gjoni 34, 000 lekë, Gjele 31,000 lekë, Drita 100,000 lekë, Dorjani 32,000 lekë, Ekremi 33,000 lekë, Arbeni 35,000 lekë, Dani 33,000 lekë, si dhe Aleksandri 102,000 lekë.

Lista e fituesve ka vijuar të shtohet me tej nëpërmjet lojës telefonike. Kosta në Korçë ishte dhe fituesi i parë i përzgjedhur në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe që ka tentuar të gjejë se ku mund të fshihej makina “Mitsubishi”, apo “Rroga 2-vjeçare Telebingo”. Ndonëse nuk e ka qëlluar në shenjë këtë çmim, Kosta ka fituar shumën prej 100,500 lekësh.

Ramazani në Lushnje ishte fituesi tjetër që ka vijuar lojën telefonike duke siguruar shumën prej 65,000 lekësh. Loja është zhvendosur më tej në kryeqytet, duke shpallur Dritën si fituese të 55,000 lekëve. Ndërsa Kristi në Durrës me përzgjedhjen e bërë në fund të lojës është shpallur fitues i 85,000 lekëve. Mikaili në Korçë ishte një tjetër fitues që ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh. Më tej, Bujari në Kuçovë ishte fituesi i radhës që ka dalë nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave për të vijuar lojën telefonike, ku dhe ka siguruar shumën prej 85,000 leksh. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe Toninit në Lezhë, i cili ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh, 2 orë të ofruara si dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit, si dhe një vit internet falas në One. Sindi ka vijuar të luajë më tej duke siguruar shumën prej 35,000 lekësh, teksa do të kryejë edhe lojën e “100 sekondave në supermarket”, ku mund të marrë të gjitha produktet që dëshiron.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,890,300 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në Tiranë, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 10978 lojtarë të tjerë, që sigurojnë 95 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 80 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 8,925 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.

 

 

Telebingo Shqiptare transmetohet live të dielën me Ardit Gjebrean në studiot e TV Klan. Njoftimi zyrtar i fituesve publikohet në gazetën DITA version print dhe online, çdo të hënë. Stafi i Telebingo ju uron shikim të këndshëm dhe fat!

February 22, 2021 09:58
Komento

1 Koment

  1. Arditi February 22, 12:06

    Sa i bie 189 milion?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim