TELEBINGO-SHQIPTARE/ Çmimi i madh shkon në Bulqizë, fituesi merr 1,957,550 lekë. Çdo javë në lojë makina dhe “Rroga Telebingo”

January 11, 2021 10:46

TELEBINGO-SHQIPTARE/ Çmimi i madh shkon në Bulqizë, fituesi merr 1,957,550 lekë. Çdo javë në lojë makina dhe “Rroga Telebingo”

Një armatë e tërë fituesish i janë bashkuar edhe përgjatë ditës së djeshme lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.

Krahas fituesve të dalë nga shorteu i djeshëm, emocione të shumta kanë përcjellë edhe fituesit e Shorteut Special të Vitit të Ri, të cilët kanë marrë edhe superçmimet e fituara, ndërmjet tyre “Bingo e Milionere” mbi 134 milionë lekë (të vjetra), apartamenti, makina “Mitsubishi”, “Rroga 2-vjeçare Telebingo”, 2 çmimet “100 sekonda në supermarket”, si dhe shumë e shumë dhurata dhe çmime të tjera.

Sa i takon shorteut të djeshëm, shpallja e fituesve ka nisur me lojën e ruletës së fatit, ku dhe janë shpërndarë mbi 4.8 milionë lekë (të vjetra). Në lojën e ruletës së fatit të zhvilluar dje, 10 fituesit e çmimit tradicional prej 30,000 lekësh të përzgjedhur në shorteun e datës 3 janar, kanë fituar: Oriana 33,000 lekë, Kujimi 40,000 lekë, Anila 31,000 lekë, Pëllumbi 33,000 lekë, Arilda 100,000 lekë, Moza 36,000 lekë, Luljeta 37,000 lekë, Burbuqja 35,000 lekë, Fatosi 37,000 lekë, si dhe Dritani 100,000 lekë. Ndërkohë që edhe 10 fitues të tjerë të përzgjedhur dje, do të luajnë sërish me lojën e ruletës së fatit në shorteun e radhës që do të hidhet të dielën e datës 17 janar.

Nëpërmjet lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe shumë lojtarë të përzgjedhur si fitues kanë tentuar të gjejnë se ku mund të fshiheshin dy ndër çmimet më të preferuara, makina “Mitsubishi”, si dhe “Rroga 2-vjeçare Telebingo”. Aleksi në Korçë ishte fituesi i parë që ka tentuar të gjejë se ku mund të fshiheshin këto dy çmime të mëdha, por me përzgjedhjen e bërë në fund të lojës ka siguruar shumën prej 70,000 lekësh. Valenti në Bilisht ka vijuar të luajë më tej, duke siguruar shumën prej 35,000 lekësh, teksa do të luajë edhe në në lojën “100 sekonda në supermarket”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e tij më të preferuara.

Luljeta në kryeqytet ishte një tjetër fituese që ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 100,000 lekësh. Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe fitueses së radhës. Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Remzia në Peshkopi ka siguruar shumën prej 90,000 lekësh. Një tjetër fituese në Fier ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 50,000 lekësh. Naimja ishte e fundit që ka tentuar të gjejë çmimet e mëdha, por me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka siguruar shumën prej 70,000 lekësh.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,957,550 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës fitohet në Bulqizë në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 19454 lojtarë të tjerë, që sigurojnë nga Telebingo shumën 55 lekë.

Fitues të serisë me dy linja janëshpallur edhe 253 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2,92085 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.

—–

Telebingo Shqiptare transmetohet live të dielën me Ardit Gjebrean në studiot e TV Klan. Njoftimi zyrtar i fituesve publikohet në gazetën DITA version print dhe online, çdo të hënë. Stafi i Telebingo ju uron shikim të këndshëm dhe fat!

January 11, 2021 10:46

Njoftim

Njoftim

Njoftim