Nuk dinë të ndalen fituesit në Telebingo Shqiptare. Një armatë e madhe fituesish të përzgjedhur nga të gjitha qytetet, i janë bashkuar edhe ditën e djeshme lojës më popullore të fatit në vend.
Shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”, ku mbi 4.6 milionë lekë të vjetra janë siguruar nga dhjetë fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës 4 qershor, të cilët kanë luajtur ndërmjet tyre për të fituar dy çmimet e mëdha prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Në Rrotën e Fatit, dje Venediku ka fituar 26,000 lekë, Afroviti 26,000 lekë, Dila 40,000 lekë, Ramadani 30,000 lekë, Skënderi 105,000 lekë, Diana 40,000 lekë, Enveri 34,000 lekë, Gëzimi 27,000 lekë, Emirjana 32,000 lekë, si dhe Kastrioti 103,000 lekë. Në këtë lojë janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë, të cilët do të luajnë sërish të dielën për të fituar çmimet tradicionale të kësaj loje.
Të tjerë fitues i janë bashkuar Telebingos edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike Erisën në kryeqytet, të cilës fati i ka ecur më së miri. Kjo pasi me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 80,000 lekë.
Elsa ishte një tjetër fituese që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin tre “Rrogat Telebingo”, por me mbajtjen e zarfeve në fund të lojës, ajo ka fituar shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra. Një tjetër fitues, ku kësaj here bëhet fjalë për Hysenin në kryeqytet ka luajtur me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, duke siguruar 70,000 lekë.
Ndërsa Adriatiku në Burrel ka siguruar në vijim 85,000 lekë. Ndue në Lezhë ka siguruar nga loja telefonike 50,000 lekë. Fitues në vijim është shpallur Alkeo, i cili ka siguruar nga loja telefonike 75,000 lekë. Fatmira në kryeqytet ishte një tjetër fituese që ka siguruar 65,000 lekë.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,000,000 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndahet shkon në Fier, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Nga hedhja e shortit të goglave janë përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, përkatësisht të serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 8349 lojtarë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 65 lekësh. Fatlumë janë edhe 79 fituesit e serisë së numrave me dy linja, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo shumën prej 4215 lekësh. Gjithashtu, nga shorti i goglave janë shpallur si fitues të një bilete, edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 9 të përcaktuar si numër fati.
Fatmir Ramazani ishte një tjetër fitues fatlum, i cili në shorteun e datës 4 qershor ka fituar çmimin e Super Peta. Duke hedhur tre petat e arta gjatë ditës së djeshme është shpallur fitues i plot 1.3 milionë lekëve të vjetra.
Majlinda Isaraj dhe Bledar Poprati ishin dy fituesit e çmimit të madh të shorteut të datës 4 qershor. Secili prej tyre ka marrë çekun me mbi 4.2 milionë lekë të vjetra.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.