Telebingo Shqiptare/ Çmimi i madh prej 1,423,450 lekësh, në Përrenjas

April 8, 2019 10:18

Telebingo Shqiptare/ Çmimi i madh prej 1,423,450 lekësh, në Përrenjas

Nuk kanë të ndalur surprizat në Telebingo Shqiptare. Një tjetër shorte special do të hidhet së shpejti për pjesëmarrësit e lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Duke nisur nga dita e sotme, në të gjitha pikat e shitjes së Telebingo Shqiptare, krahas biletës për shorteun e fundjavës, do të gjeni edhe biletën speciale të “ 1 Majit”, shorti i së cilës do të hidhet ditën e diele të datës 5 maj.

Me blerjen e një bilete speciale, e cila kushton vetëm 250 lekë do mund të bëheni fitues i Bingos Milionere mbi 30 milionë lekë (të vjetra), 2 makinave, 2 motorëve, udhëtimeve turistike, teksa çmimet në zarfe do të nisin nga 30,000 lekë, si dhe shumë e shumë surpriza të tjera.

Ndërkohë që me mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos Shqiptare edhe në shorteun e hedhur gjatë ditës së djeshme. Shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike Faikun në Kamëz.

Në betejën me zarfet, ai është shpallur fitues i shumës prej 75,000 lekësh. Ndërsa Napoloni po në kryeqytet ka siguruar shumën prej 95,000 lekësh. Një tjetër fituese i është bashkuar surprizave të lojës telefonike ku dhe ka siguruar shumën prej 95,000 lekësh. Priami në kryeqytet është shpallur si fitues i radhës, i cili me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend shumën prej 65,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe 2 orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit.

Një tjetër fituese e përzgjedhur në lojën telefonike ka vijuar të luajë me çmimet e Telebingos, duke siguruar plot 120,000 lekë. Zana në kryeqytet tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej një ndër çmimet më të lakmuara, makina “Hyundai”. Por, ndonëse nuk e ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ajo i është gëzuar shumës prej 75.000 lekësh. Beteja me çmimet e zarfeve ka vijuar edhe në telefonatën e radhës, ku fitues është shpallur një tjetër familje, kësaj here në Laç. Me përzgjedhjen e zarfeve për t’i mbajtur në fund të lojës, kjo familje ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh.

Shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka mbërritur në vlerën e 1,423,450 lekëve ka zgjeruar edhe më tej listën e fituesve të lojës më popullore të fatit në vend. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimi i madh në qytetin e Përrenjasit, ku dhe rezulton të jetë shitur bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 65 lekëve 11464 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 121 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 4440 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Kësaj here bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre janë shpallur fitues të 20,000 lekëve. Fituesit e shorteut të djeshëm duhet të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos, për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

 

 

 

April 8, 2019 10:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*