Telebingo-Shqiptare: Çmimi i madh shkon në Rrëshen

May 14, 2018 13:22

Telebingo-Shqiptare: Çmimi i madh shkon në Rrëshen

Nuk kanë të ndalur fituesit në lojën më popullore të fatit nëvend, Telebingo Shqiptare.

Dhjetëra fitues të shpallur ngapërzgjedhja rastësore e kontrabiletave kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë shorteut të djeshëm, dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës telefonike me çmimet e fshehura në zarfe, teksa me mijëra ishin edhe fituesit e dalë nga hedhja e shortit tëgoglave për çmimin e madh të javës.

Ndonëse makina “Hyundai” nuk u fitua ditën e djeshme, ajo do të jetë sërish nëlojë gjatë shorteut të radhës që do të hidhet ditën e diele (20 maj).

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituestë parë të lojës telefonike, Rolandin në Fier, që me përzgjedhjene dy zarfeve më të preferuara, ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh. Loja telefonike ështëkthyer më pas në kryeqytet, duke shpallur Lumturien si fituesetë radhës, e cila ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh.

Një tjetër fitues i është bashkuar lojës telefonike. Kësaj here bëhet fjalë për Pandushin në kryeqytet. Në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe shansin e dhënë “2 herë fat”,ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 70,000 lekësh. Një tjetër e përzgjedhur si fituese, ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 50,000 lekësh.

Ndërsa fituesi i fundit i lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe ka siguruar nga Telebingo shumën prej 30,000 lekësh, të cilës i janëbashkuar si dhuratë, edhe 2 orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,971,950 lekëve.

Seria e numrave të përzgjedhurka treguar se çmimi i madh i javës kësaj here ndalet në qytetin e Rrëshenit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.

Konkretisht, janë shpallur si fitues të 55 lekëve 19714 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 287 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 2,595 lekë.

Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 1 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.

Konkretisht bëhet fjalë për 10 fituesit e çmimit prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.

May 14, 2018 13:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*