Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh shkon në Shkodër

May 7, 2018 10:47

Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh shkon në Shkodër

 

Shorti 6 Maj 2018

Sikundër është bërë traditë tashmë, Telebingo Shqiptare ka mbërritur edhe përgjatë ditës së djeshme në shtëpitë e mijëra familjeve shqiptare, për të ndarë dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës më popullore të fatit në vend.

Loja telefonike ka befasuar dhjetëra ndjekës, të cilët me përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë që Telebingo Shqiptare ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe, si dhe çmimit prej 1 milionë lekësh (të vjetra) në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka ndalur lojën telefonike fillimisht në kryeqytet, duke shpallur Jerinën si fituese të parë të betejës me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 40,000 lekësh.

Fatosi në kryeqytet ishte një tjetër fitues i dalë nga loja telefonike, i cili me mbajtjen e dy zarfeve të preferuara ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh, si dhe dy orë të ofruara dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit.

Një tjetër fituese e përzgjedhur në kryeqytet ka tentuar të gjurmojë zarfin ku fshihej makina “Hyundai”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Alda ka siguruar shumën prej 45,000 lekësh.

Jetmira në Shkodër ishte e përzgjedhura e radhës që ka tentuar të gjurmojë zarfet ku mund të fshiheshin çmimet e mëdha.

Por, me përzgjedhjen e bërë, ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh. Ndërsa fituesja e fundit e dalë nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka siguruar shumën prej 45,000 lekësh.

Pas fituesve të lojës telefonike, është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka kapur vlerën e 1,995,500 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në qytetin e Shkodrës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 95 lekëve 11380 lojtarë.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 86 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos plot 8765 lekë.

Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për 10 fituesit e çmimit prej 1 milionë lekësh (të vjetra).

Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.

May 7, 2018 10:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*