Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh shkon në Shkodër

July 9, 2018 10:21

Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh shkon në Shkodër

Shorti 8 Korrik 2018

Sikundër është bërë traditë tashmë, Telebingo Shqiptare ka mbërritur edhe përgjatë ditës së djeshme në shtëpitë e mijëra familjeve shqiptare, për të ndarë dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës më popullore të fatit në vend.

Loja telefonike ka befasuar dhjetëra ndjekës, të cilët me përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë që Telebingo Shqiptare ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe, si dhe çmimit prej 1 milionë lekësh (të vjetra) në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka ndalur lojën telefonike fillimisht në qytetin e Kavajës, duke shpallur Namikun si fitues të parë të betejës me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh.

Hurma në Librazhd ishte një tjetër fituese e dalë nga loja telefonike, e cila me mbajtjen e dy zarfeve të preferuara ka siguruar shumën prej 40,000 lekësh.

Një tjetër fitues i përzgjedhur në kryeqytet ka tentuar të gjurmojë zarfin ku fshihej makina “Hyundai”.

Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, me zarfet e mbajtura në fund të lojës, si dhe duke shfrytëzuar shansin e dhënë “2 herë fat”, Haliti ka siguruar nga loja telefonike shumën 60,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit.

Sanija në Shkodër ishte e përzgjedhura e radhës që ka tentuar të gjurmojë zarfet ku mund të fshiheshin çmimet e mëdha. Por, me përzgjedhjen e bërë, ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh.

Ndërsa fituesja e fundit e dalë nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave në qytetin e Laçit, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara ka siguruar shumën prej 45,000 lekësh. Pas fituesve të lojës telefonike, është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka kapur vlerën e 1,459,600 lekëve.

Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në qytetin e Shkodrës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja.

Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 18600 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 315 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos plot 1,750 lekë.

Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 9, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.

Konkretisht bëhet fjalë për 10 fituesit e çmimit prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.

July 9, 2018 10:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*