Telebingo-Shqiptare, çmimi prej 1,372,900 lekësh bie në Tiranë, fitohet në Vlorë edhe “Rroga Telebingo”

June 29, 2020 11:49

Telebingo-Shqiptare, çmimi prej 1,372,900 lekësh bie në Tiranë, fitohet në Vlorë edhe “Rroga Telebingo”

Sikundër dhe ishte premtuar, një tjetër fitues ka mundur të rrëmbeje përgjatë shorteut të djeshëm një ndër çmimet më të preferuara të lojës më popullore të fatit në vend, “Rrogën 2-vjecare Telebingo”.

Kësaj here fati i ka buzëqeshur më së miri Ramijes në Vlorë, e cila bëhet fituesja e dytë e këtij çmimi të madh, ku për dy vite rresht, çdo muaj do të marrë rrogën prej 50, 000 lekësh të ofruara nga Telebingo Shqiptare.

Por surprizat për lojtarët e Telebingos nuk kanë të mbaruar. Krahas çmimit të madh të javës, “Rrogës Telebingo”, “Lojës 100 sekonda në supermarket”, e çmimeve të tjera, të gjithë lojtarët që do të blejnë bileta përgjatë kësaj jave do të mund të fitojnë edhe një tjetër çmim surprizë që është udhëtimi një javor në Turqi për pushime, me të gjitha të përfshira.

Duke nisur nga kjo e dielë (5 korrik), Telebingo Shqiptare do të zhvillohet në orën 18:00.

Sa i takon shorteut të djeshëm, shpallja e fituesve ka nisur me lojën e ruletës së fatit, ku fillimisht janë përzgjedhur 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e radhës (5 korrik) për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumave të tjera të fituara nga ruleta.

Ndërkohë që nga loja e rueltës së fatit të zhvilluar dje, Abazi ka siguruar shumën prej 23,000 lekësh, Kujtimi 27,000 lekë, Shkëlqimi 22,000 lekë, Elvira 24,000 lekë, Estrefi  101,000 lekë, Sabriu 26,000 lekë, Ferdinandi 26,000 lekë, Marjani 26,000 lekë, Istrefi 22,000 lekë, si dhe Suzana 101,000 lekë.

Të tjerë fitues i janë bashkuar Telebingos në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Qerimi në Lushnje ishte fituesi i parë i dalë nga përzgjedhja rastësorë e kontrabiletave që ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh.

Më tej loja është rikthyer në kryeqytet duke shpallur Jetën si fituese të radhës, e cila ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh.

Ndërkohë që Sadetja në Cërrik ka vijuar të luajë me tej më çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, duke u shpallur fituese e plot 85,000 lekë. Bilali ishte fituesi i radhës që ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh. Ndërsa Nerati në Vlorë ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 90,000 lekësh.

Etleva Sharka në Laç është fituesja e radhës që do të luajë me lojën “100 sekonda në supermarket”, ku për kaq sekonda do mund të marrë çfarë të dëshirojë nga produktet e preferuara.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,372,900 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës rikthehet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 16309 lojtarë të tjerë, që sigurojnë 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 225 lojtar, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2305 lekësh.

Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 9, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesja e çmimit të madh të javës së shkuar, i cila ka tërhequr çekun me shumën mbi 10 milionë lekë të vjetra.

Në vijim do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

 

June 29, 2020 11:49

Njoftim

Njoftim

Njoftim