Telebingo Shqiptare: Librazhdi merr çmimin e madh, makina “Hyundai” ndalet në Korçë

March 12, 2018 10:37

Telebingo Shqiptare: Librazhdi merr çmimin e madh, makina “Hyundai” ndalet në Korçë

 

Nuk kanë të ndalur fituesit e çmimeve të mëdha në lojën më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Shorteu i ditës së djeshme ka gëzuar me çmime mijëra familje shqiptare. Çmimi i madh prej 1,5 milionë lekësh, si dhe makina “Hyundai”, ishin vetëm dy ndër surprizat që janë fituar në shorteun e djeshëm. Gjithçka ka nisur me lojën telefonike.

Duke shëtitur në shumë qytete të vendit, loja telefonike ka shpërndarë çmime të shumta për të gjithë të përzgjedhurit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës “surprizë”, që Telebingo Shqiptare ka bërë në shtëpitë e tyre.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës, Emilianon në qytetin e Korçës, të cilit fati i ka buzëqeshur më së miri. Kjo pasi në përzgjedhjen e dy zarfeve më të preferuara, ai është shpallur fitues jo vetëm i shumës prej 15,000 lekësh, por edhe i një prej çmimeve më të lakmuara, makinës “Hyundai”.

Një tjetër fitues, kësaj here që qytetin e Kuçovës ka vijuar të luajë me dhuratat dhe çmimet e Telebingo Shqiptare. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Premtimi është shpallur fitues i shumës prej 50,000 lekësh.

Fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurës së radhës si fituese në kryeqytet. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, si dhe shansin e dhënë “2 herë fat”, Vjollca ka siguruar nga Telebingo shumën prej 100,000 lekësh. Besarta në qytetin Krujës ka vijuar të luajë më tej me çmimet e Telebingos, ku dhe është shpallur fituese e shumës prej 20,000 lekësh, si dhe një seti me orë, syze, dhe kapëse, të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit.

Elbasani ishte qyteti nga ku doli dhe fituesi i fundit i lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Enkeljani është shpallur fitues i shumës 20,000 lekë, si dhe një tapeti të ofruar si dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit.

Telebingo ka vijuar më pas me shorteun e goglave për çmimin e madh të javës që ka kapur vlerën e 1,549,050 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh për këtë javë shkon në qytetin e Librazhdit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja.

Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 23952 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 541 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare shumën prej 1,080 lekësh. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.

Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

March 12, 2018 10:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*