Telebingo Shqiptare / Shorteu 01 Maj 2016

May 2, 2016 11:37

Telebingo Shqiptare / Shorteu 01 Maj 2016

Patosi e Tirana ndajnë çmimin e madh, “Volkswagen Up” shkon në Kavajë

Telebingo Shqiptare shpërthen në dhurata e çmime të mëdha. Mijëra fitues në të gjithë vendin u janë gëzuar çmimeve dhe surprizave të shorteut special për “1 Majin”. Superbingo mbi 37 milionë lekë (të vjetra), makina “Volkswagen Up”, si dhe tre udhëtimet turistike, ishin vetëm disa nga çmimet surprizë të fituara në shorteun e ditës së djeshme.

Loja telefonike ka dhuruar emocione të shumta, fituesit e të cilës i janë gëzuar shumave të mëdha që kanë kapërcyer shifrën e 60,000 lekëve. Adriana në qytetin e Elbasanit ishte e përzgjedhura e parë e lojës telefonike.

Në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, Adriana ka siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 60,000 lekë. Pas Elbasanit, përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka ndalur lojën telefonike në qytetin e Pogradecit, ku fituesi i radhës i është gëzuar një televizori.

Silva në kryeqytet ka vijuar më tej lojën, për të gjetur zarfet ku fshiheshin çmimet e preferuara. Por, me përzgjedhjen e bërë është shpallur fituese e shumës prej 60,000 lekësh.

Më së miri fati i ka buzëqeshur të përzgjedhurës së radhës në lojën telefonike.

Kësaj here bëhet fjalë për Eleonorën në qytetin e Fierit, e cila duke përfituar edhe nga shansi i dhënë “2 herë fat”, ka mundur të dyfishojë çmimet e fituara, duke siguruar shumën 180,000 lekë, si dhe një abazhur, dhuratë të ofruar nga mbështetësit financiarë të programit.

Me po kaq fat ishte edhe i përzgjedhuri i radhës. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Ramazani në qytetin e Elbasanit ka fituar një udhëtim turistik në çift, si dhe shumën prej 30,000 lekësh.

Xhevdeti ishte fituesi i fundit i lojës telefonike që ka vijuar të gjurmojë çmimet e fshehura në zarfe, duke u shpallur fitues i 60,000 lekëve. Loja ka vijuar më tej me hedhjen e shortit të goglave për superbingon e javës, e cila ka mbërritur në vlerën e 3,793,950 lekëve.

Seria e numrave të përzgjedhur gjatë hedhjes së shortit e ka ndarë çmimin e madh ndërmjet dy qyteteve. Sipas raportimeve të bëra mbi shitjen e biletave, çmimi i madh është ndarë mes Tiranës dhe Patosit, ku secili nga fituesit do të marrë plot 1,896,975 lekë.

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe fituesit e serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur fitues të serisë me një linjë 34715 lojtarë, të serisë me dy linja janë shpallur 785 persona, ku secili prej tyre siguron 1,445 lekë nga kompania e Telebingos.

Fitues të dy biletave janë shpallur edhe të gjitha ata persona që në biletën e tyr, kanë numrin 3, të përcaktuar si numrin e fatit. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe më tej me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.

Me një çmim të dyfishuar tashmë, Telebingo ka përçuar në shtëpitë e 10 familjeve të përzgjedhura, çmimin tradicional të javës, kësaj here në vlerën e 20,000 lekëve. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Tatjanën në qytetin e Korçës si fituesve të dy orëve, Teftën si fituese të 30,000 lekëve dhe një smartphone.

Një tjetër fituese e në qytetin Durrësit ka fituar dy tapetë dhe një smartphone, teksa janë përzgjedhur edhe fitues të tjerë të televizorëve dhe dhuratave të tjera. Ndërkohë, dy udhëtimet e tjera turistike janë fituar nga Marsida Mala në qytetin e Vlorës, si dhe Mimoza Hyskollari në kryeqytet.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletës ka shpallur si fituese të makinës Dije Hallulin në qytetin e Kavajës.

3

May 2, 2016 11:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*