Telebingo Shqiptare / Shorteu 14 Shkurt 2016

February 15, 2016 15:30

Telebingo Shqiptare / Shorteu 14 Shkurt 2016

Telebingo Shqiptare shton dozën e dhuratave dhe çmimeve të mëdha. Surprizat e shorteut special të “14 shkurtit”, kanë trokitur në dyert e mijëra familjeve shqiptare, të cilat i janë bashkuar edhe në këtë të diel që lamë pas, lojës më popullore të fatit në vend.

Krahas, Bingos Milionere të javës prej gati 75 milion lekësh (të vjetra), fituesit e përzgjedhur nëpërmjet lojës telefonike kanë mundur të çojnë në shtëpitë e tyre edhe çmime të tjera surprizë: apartament, 5 udhëtime turistike, laptop-ë, celularë, televizorë, si dhe shumë çmime e dhurata të tjera.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Avniun në qytetin e Shkodrës, ku me përzgjedhjen e dy zarfeve më të preferuara, ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 100,000 lekësh, si dhe një tapet të ofruar si dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit.

Më së miri loja ka vijuar edhe për fituesin e dytë të lojës telefonike. Leonora në qytetin e Lezhës ka vijuar të gjurmojë çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruar 30,000 lekë, si dhe një udhëtim turistik në Pragë. Loja telefonike është ndalur sërish në qytetin e Shkodrës, ku Silvana ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej apartamenti apo makina “Volkswgen Up”.

Ndonëse nuk ka qulluar në shenjë këto çmime, Silvana i është gëzuar shumës prej 30, 000 lekësh, si dhe një udhëtimi turistik në qytetin e Romës. Donika ishte e përzgjedhura tjetër që ka fituar nga Telebingo Shqiptare 70,000 lekë.

Fati i ka buzëqeshur më së miri fituesit të radhës. Adriani në kryeqytet ka qëlluar në shenjë zarfin e duhur, duke u shpallur fitues i apartamentit, si dhe shumës prej 30,000 lekësh. Sulejma në kryeqytet ishte një tjetër fituese e shpallur nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave. Duke përfituar edhe nga shansi i dhënë nëpërmjet lojës “2 herë fat”, Sulejma ka fituar plot 120,000 lekë.

Kristaqi në Elbasan ka vijuar të luajë më tej me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe është shpallur fitues i një laptop-i, dhuratë të cilës i është bashkuar edhe shuma prej 30,000 lekësh. E fundit që ka tentuar të gjejë zarfin ku fshihej makina, ishte Liljana në qytetin e Beratit.

Por, me përzgjedhjen e bërë Liljana është shpallur fituese e 60,000 lekëve. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit është 7,431,750 lekëve.

Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë e kanë ndalur çmimin e madh në Tiranë, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Gjithashtu, janë shpallur fitues të serisë me një linjë 35,317 lojtarë të tjerë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 533 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 4,180 lekë. Fitues të dy biletave janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 4, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë kontrabiletat e zgjedhura rresht njëra pas tjetrës, të cilët kanë siguruar nga Telebingo shumën prej 20,000 lekësh. Ndërkohë që loja telefonike ka vijuar edhe më tej, duke shpallur të tjerë fitues.

Një familje nga Pogradeci siguroi nga Telebingo 30,000 lekë, si dhe një orë. Një tjetër familje në Laç i është gëzuar 60,000 lekëve. Fituesi i përzgjedhur në Përrenjas siguroi nga Telebingo një smartphone, si dhe 30,000 lekë.

Një tjetër familje në Elbasan fitoi 1 smartphone dhe një televizor. Klodi Sula në Tiranë fitoi udhëtimin turistik në Stamboll, udhëtimi në Vjenë u fitua nga Jasho Ajazi, në qytetin e Vlorës.

Ndërsa Artur Gjergji në Elbasan, iu gëzua udhëtimit turistik që do të bëhet Amsterdam. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

3

February 15, 2016 15:30
Komento

1 Koment

  1. anticensurë 25642654 February 15, 16:59

    o ju pjerdhsha shorteun!!
    thuhet shorti or debila!
    më falni se ju kritizova dhe jo kritikova!!
    me siguri jeni të surprizuar??
    sju kap dot në befasi!
    apo jo??
    e shkërdhyet shqipen mor këlysha kumllash!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*