Telebingo Shqiptare / Shorteu 18 shtator 2016

September 19, 2016 10:50

Telebingo Shqiptare / Shorteu 18 shtator 2016

 

Çmimi i madh prej 991,575 lekësh qëndron në Tiranë
Loja më popullore e fatit në vend, Telebingo Shqiptare, ka startuar gjatë ditës së djeshme me sezonin e ri të dhuratave dhe çmimeve të destinuara për të gjithë pjesëmarrësit.

Surprizat kanë nisur me lojën telefonike, ku të përzgjedhurit si fitues, kanë mundur t’u gëzohen shumave të mëdha, si dhe dhuratave e çmimeve të tjera të fshehura në zarfe.

Kontrabileta e parë e përzgjedhur në nisjen e sezonit të ri, ka shpallur si fituese të parë të lojës telefonike, Silvën në kryeqytet.

Në betejën me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, e përzgjedhura ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 35,000 lekësh. Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurit të dytë si fitues në lojën telefonike.

Kësaj here bëhet fjalë për Lefterin në qytetin e Vlorës, i cili me mbajtjen e dy zarfeve të preferuara, ka goditur në shenjë një nga çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh. Ndërkohë që këtij çmimi i janë bashkuar si dhuratë edhe dy orët e ofruara nga mbështetësit financiarë të programit.

Loja ka vijuar me tej me shpalljen e një tjetër fituesi në qytetin e Shkodrës, që ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 35,000 lekësh.

Pas Shkodrës, loja telefonike është ndalur në qytetin e Pogradecit. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave kësaj here ka bërë fituese familjen Cani, e cila duke përfituar edhe nga shansi i dhënë “2 herë fat”, ka mundur të dyfishojë shumën e fituar, duke siguruar plot 100,000 lekë.

Një tjetër fitues nga qyteti i Vlorës ka siguruar nëpërmjet lojës telefonike 35.000 lekë. Ndërsa i fundit që ka tentuar të gjurmojë çmimet e fshehura në zarfe ishte Olsi në qytetin e Durrësit, ku nga përzgjedhja e dy zarfeve më të preferuara, ka fituar plot 90,000 lekë.

Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 991,575 lekë.

Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndalur çmimin e madh në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.

Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 12628 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 292 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 1015 lekë.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.

Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.

Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

7

September 19, 2016 10:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*