Telebingo Shqiptare / Shorteu 19 mars 2017

March 20, 2017 09:47

Telebingo Shqiptare / Shorteu 19 mars 2017

 

Çmimi i madh shkon në Durrës, fituesi merr 1,614,850 lekë

Çmimet dhe dhuratat e lojës më popullore të fatit në vend, kanë trokitur edhe përgjatë ditës së djeshme në dyert e mijëra familjeve shqiptare.

Shpallja e fituesve në Telebingo Shqiptare ka nisur me lojën telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku të përzgjedhurit si fitues, kanë mundur t’u gëzohen shumave mbi 50,000 lekë. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Përparim Vishën në qytetin e Pogradecit, që me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh.

Jona në kryeqytet ishte një tjetër e përzgjedhur në lojën telefonike, e cila ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej një ndër çmimet më të lakmuara, “Volkswagen Up”. Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ajo i është gëzuar shumës prej 15,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të Telebingo Shqiptare.

Më së miri, shorti ka vijuar edhe për të përzgjedhurin e tretë si fitues të lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Ronaldo në kryeqytet ka vijuar të gjurmojë çmimet dhe dhuratat e fshehura pas zarfeve, ku duke shfrytëzuar edhe shansin e dhënë nëpërmjet lojës “2 herë fat”, ka mundur të dyfishojë shumën e fituar, duke shkuar në plot 240,000 lekë. Hajdari në qytetin e Patosit, ishte i përzgjedhuri tjetër që ka fituar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh.

Ndërsa i fundit që ka tentuar të gjejë zarfin ku fshihej makina, ishte Ndoja në qytetin e Laçit, ku me përzgjedhjen e dy zarfeve të preferuara, ka siguruar nga Telebingo shumën prej 50.000 lekësh. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 1.614,850 lekë.

Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndalur çmimin e madh në qytetin e Durrësit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 12160 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 97 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Kompania e Telebingo Shqiptare plot 4,990 lekë.

Gjithashtu, fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 9, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.

Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.



March 20, 2017 09:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*