Telebingo, çmimi i madh i 21 Janarit shkon në Kukës

January 22, 2018 10:41

Telebingo, çmimi i madh i 21 Janarit shkon në Kukës

 

Çmimi i madh shkon në Kukës, fituesi merr 1,571,850 lekë

 

Sikundër është bërë traditë tashmë, Telebingo Shqiptare ka mbërritur edhe përgjatë ditës së djeshme në shtëpitë e mijëra familjeve shqiptare, për të ndarë dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës më popullore të fatit në vend.

Loja telefonike ka befasuar dhjetëra ndjekës, të cilët me përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë që Telebingo Shqiptare ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe, si dhe çmimit tradicional të javës në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Loja telefonike është ndalur fillimisht në qytetin e Lushnjes, duke përzgjedhur Halimin si fitues të parë të betejës me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe.

Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Halimi siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 60,000 lekësh. Më pas, loja telefonike është ndalur në qytetin e Durrësit, duke shpallur si fituese të radhës Admirin, i cili me mbajtjen e dy zarfeve të preferuar, si dhe shansin e dhënë nëpërmjet lojës “2 herë fat”, ka siguruar nga Telebingo shumën prej 100,000 lekësh.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka ndalur më tej lojën telefonike në kryeqytet, ku Xiko i është gëzuar shumës prej 50,000 lekësh. Një tjetër fitues i përzgjedhur në Laprakë ka tentuar të gjurmojë zarfin ku fshihej makina “Volkswagen Up”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, me zarfet e mbajtura në fund të lojës, ky fitues ka siguruar shumën prej 40,000 lekësh.

Fatjona në Durrës ishte e përzgjedhura e fundit në lojën telefonike që ka kërkuar të gjurmojë zarfet ku mund të fshiheshin çmimet e mëdha. Por, me përzgjedhjen e bërë ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Pas fituesve të lojës telefonike, është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka kapur vlerën e 1,571,850 lekëve.

Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në qytetin e Kukësit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 13,749 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 192 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos plot 2725 lekë.

Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 3, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.

Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

 

January 22, 2018 10:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*