Telebingo-Shqiptare / Shorteu 22 Maj 2016

May 23, 2016 13:19

Telebingo-Shqiptare / Shorteu 22 Maj 2016

Çmimi i madh shkon në Fier, fituesi merr 1,329,700 lekë

Dhjetëra fitues të shpallur nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë shorteut të djeshëm dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Durrësi, Elbasani, Tirana, Fieri, Korça, Lushnja, ishin ndër qytetet më fatlume sa i takon shpalljes së fituesve të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe.

Ndonëse makina “Volkswagen Up”, nuk u fitua ditën e djeshme, ajo do të jetë sërish në lojë, gjatë shorteut të radhës që do të hidhet ditën e dielë (29 maj). Me mijëra ishin edhe të përzgjedhurit e çmimeve të dala nga shorteu i goglave për bingon e madhe të javës që lamë pas.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Agronin në qytetin e Korçës, ku me përzgjedhjen e dy zarfeve të preferuara, ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 15,000 lekësh, si dhe uniformën me të cilën Shqipëria do të marrë pjesë në kampionatin evropian të futbollit.

Loja telefonike është zhvendosur më pas në qytetin e Korçës, duke përzgjedhur si fitues të radhës Viktorin. Në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, Viktori është shpallur fitues i 40,000 lekëve. Një tjetër i përzgjedhur si fitues në qytetin e Shkodrës, i cili ka siguruar nga loja telefonie 17,500 lekë.

Bashkimi në Fier, ishte fituesi tjetër i përzgjedhur në lojën telefonike, e që ka tentuar të gjurmojë se në cilin prej zarfeve fshihej makina “Volkswagen Up”. Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin e duhur, me përzgjedhjen e bërë, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare 15,000 lekë, si dhe një tapet të ofruar dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit.

Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe fituesit të radhës në qytetin e Durrësit. Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Loni është shpallur fitues i shumës prej 40,000 lekësh. Beteja me çmimet e zarfeve ka vijuar edhe në telefonatën pasardhëse, ku Enveri në qytetin e Elbasanit ka siguruar 35,000lekë. Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,329,700 lekëve.

Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës do të shkojë sërish në qytetin e Fierit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.

Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 10186 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 116 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 3435 lekë. Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.

Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

1

May 23, 2016 13:19
Komento

2 Komente

  1. info analitike May 23, 15:05

    Shorteu??? Nw shqip i kemi thene gjithmone “short/shirti”. Shorteu i thote ndonje analfabet ne televizionin e Sandrit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*