Telebingo Shqiptare / Shorteu 28 shkurt 2016

February 29, 2016 19:29

Telebingo Shqiptare / Shorteu 28 shkurt 2016

Çmimi i madh shkon në Pogradec, fituesi merr 1,736,350 lekë

Mijëra të përzgjedhur kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë ditës së djeshme, dhuratat dhe çmimet e mëdha të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.

Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me përzgjedhjen rastësore të kontrabiletave në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Noeli ishte fituesi i parë i lojës me zarfet, që ka tentuar të godasë se në cilin prej tyre fshihej një ndër çmimet më të preferuara, makina “Volkswagen Up”.

Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, fati i ka buzëqeshur më së miri Noelit, duke u bërë fitues të plot 55,000 lekëve. Valbona ka vijuar më tej betejën me zarfet, ku edhe me shansin e dhënë “2 herë fat”, ka mundur të dyfishojë shumën e fituar, duke marrë kështu nga Telebingo shumën prej 70,000 lekësh. Loja telefonike është ndalur më pas në qytetin e Elbasanit, duke shpallur Enverin si fitues të radhës.

Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Enveri ka fituar nga Telebingo Shqiptare shumën 35,000 lekë. Pas Elbasanit, loja me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe është ndalur në qytetin e Librazhdit, ku fati i ka buzëqeshur më së miri Alketës, e cila ka fituar plot 140,000 lekë.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të radhës Beharin, i cili ka siguruar shumën prej 35,000 lekësh. Ndërsa Nertila në Korçë ka fituar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh. Fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos, edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit është 1,736,350 lekë. Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndalur çmimin e madh në Pogradec, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Gjithashtu, janë shpallur fitues të serisë me një linjë 18773 lojtarë të tjerë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 380 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 1,370 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë kontrabiletat e zgjedhura rresht njëra pas tjetrës, të cilët kanë siguruar nga Telebingo shumën prej 10,000 lekësh.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare./DITA

1

 

February 29, 2016 19:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*