Telebingo Shqiptare / Shorteu 31 Korrik 2016

August 1, 2016 11:51

Telebingo Shqiptare / Shorteu 31 Korrik 2016

Çmimi i madh shkon në Durrës, fituesi merr 804,575 lekë

Mijëra familje shqiptare brenda dhe jashtë vendit kanë mundur të fitojnë edhe në shorteun e fundit të këtij sezoni, çmimet dhe dhuratat e lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.

Shpallja e fituesve të Telebingo Shqiptare ka nisur me lojën telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës, Pranverën në kryeqytet, e cila me përzgjedhjen e dy zarfeve më të preferuara, ka siguruar nga Telebingo, shumën prej 35,000 lekësh.

Më tej, përzgjedhja e kontrabiletave e ka çuar lojën telefonike jashtë kufijve të Shqipërisë, duke u ndalur konkretisht në Belgjikë, ku Ermonda ka vijuar të gjurmojë çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Pavarësisht dëshirës për të gjetur se në cilin prej zarfeve fshihej makina, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara në fund të lojës, ajo i është gëzuar shumës prej 35,000 lekësh.

Miltiadhi në kryeqytet ishte një tjetër fitues i përzgjedhur nga kontrabiletat, i cili ka siguruar nga Telebingo Shqiptare 35,000 lekë.

Pranvera në Elbasan, ishte një tjetër fituese e përzgjedhur në lojën telefonike që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej një ndër çmimet më të lakmuara, “Volkswagen Up”. Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë zarf, ajo i është gëzuar shumës prej 20,000 lekësh, si dhe dy orëve të ofruara si dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit.

Filipi në kryeqytet ishte fituesi fundit i lojës telefonike me dhuratat dhe çmimeve të fshehura në zarfe, ku krahas shumës prej 20,000 lekësh, ka fituar edhe dy orë dhuratë. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 804,575 lekë.

Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë e kanë ndalur çmimin e madh në qytetin e Durrësit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.

Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 12019 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 362 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 665 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë ata lojtare që në kontrabiletat e tyre kanë të përcaktuar, numrin 8, si numër fati të javës.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 kontrabiletat e përzgjedhura rresht njëra pas tjetrës, blerësit e të cilave janë shpallur fituesi të çmimit tradicional të javës prej 10,000 lekësh.

Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ndërkohë që sezoni i ri i lojës do të nisë më 18 shtator.

1

August 1, 2016 11:51
Komento

1 Koment

  1. RROTA August 2, 13:48

    Ka disa elemente qe humbasim besimin tek telebingo.
    Keshtu ne nje edicion bien numurat e dy personave jashte, itali e belgjike>>>>
    SHPESH U BIE TELEBINGO PERSONAVE QE KANE NJE PJESTAR FAMILJEJE NE PANEL DHE KJO E PERSERITUR.
    PRA KA MANIPULIME QE DUHEN BERE ME DIJE PER OPINIONIN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin