Telebingo Shqiptare / Shorteu 7 Shkurt 2016

February 8, 2016 13:50

Telebingo Shqiptare / Shorteu 7 Shkurt 2016

Çmimi i madh shkon në Durrës, fituesi merr 1,641,975 lekë

Bingo Milionere mbi 50 milionë lekë (të vjetra), apartament, 5 udhëtime turistike në Romë, Stamboll, Amsterdam, Vjenë dhe Pragë, televizorë, laptop-ë, smartphone, si dhe çmime në zarfe që nisin nga 30,000 lekë, janë vetëm disa nga çmimet surprizë që do të shoqërojnë shorteun special kushtuar “14 shkurtit”. Bileta speciale për këtë shorte prej disa javësh gjendet në të gjitha pikat e shitjes së biletave të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.

Mjafton blerja e një bilete, e cila kushton vetëm 200 lekë për të siguruar një nga çmimet surprizë të këtij shorteu që do të hidhet pasditen e së dielës. Me mijëra ishin edhe të përzgjedhurit si fitues të shorteut të djeshëm, ku, krahas çmimit të madh të javës, janë fituar nëpërmjet lojës telefonike shumë dhurata e çmime të tjera të fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike fillimisht të ndalet në qytetin e Shkodrës, duke shpallur Paskualinën si fituesen e parë të lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe.

Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Paskualina ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 35,000 lekësh. Pas Shkodrës, loja telefonike është ndalur në qytetin e Beratit, ku Alberti ka vijuar të gjurmojë çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, duke u shpallur fitues i 55,000 lekëve. Një tjetër fitues i është bashkuar lojës telefonike.

Kësaj here bëhet fjalë për Shyqyriun në qytetin e Elbasanit, i cili me përzgjedhjen e bërë, ka fituar nga Telebingo Shqiptare 20,000 lekë. Përzgjedhja e kontrabiletave e ka ndalur më tej lojën telefonike në kryeqytet, ku fituesja e radhës ka siguruar shumën prej 35,000 lekësh. Edi ishte një tjetër fitues që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej një nga çmimet më të lakmuara, “Voklswagen Up”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë zarf, Edi ka fituar nga Telebingo Shqiptare 20,000 lekë. Po kaq ishte edhe shuma e fituar nga e përzgjedhura e fundit e lojës telefonike.

Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingo Shqiptare, edhe në shortin e goglave që është hedhur për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në shifrën e 1,641,975 lekëve. Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë e kanë ndalur çmimin e madh në Durrës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Gjithashtu, janë shpallur fitues të 50 lekëve edhe18898, lojtarë të tjerë, të përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 387 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 1270 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 0, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.

Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10,000 lekëve. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

4

February 8, 2016 13:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*