Telebingo Shqiptare / Shorti 1 Tetor 2017

October 2, 2017 12:58

Telebingo Shqiptare / Shorti 1 Tetor 2017

 

Çmimi i madh shkon në Vlorë, fituesi merr 1,096,400 lekë

Mijëra të përzgjedhur kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë ditës së djeshme, dhuratat dhe çmimet e mëdha të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.

Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja të ndalet fillimisht në kryeqytet. Dalipi ishte fituesi i parë i lojës telefonike që ka tentuar të godasë në shenjë një ndër çmimet më të preferuara, makinën “Volkswagen Up”.

Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej ky çmim, fati i ka buzëqeshur më së miri, pasi ka siguruar nga mbajtja e dy zarfeve më të preferuara plot 120,000 lekë. Më tej, loja telefonike është ndalur në qytetin e Fierit, duke shpallur Fatjonin si fitues të shumës prej 35,000 lekësh. Një tjetër fitues i përzgjedhur po në këtë qytet ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e zarfeve.

Me përzgjedhjen e bërë Dhimitraqi ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 30,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë, edhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Ndriçimi ishte një tjetër fitues që ka siguruar nga loja telefonike shumën 50,000 lekë.

Më pas loja ka vijuar me shpalljen e një tjetër fituesi, kësaj here në qytetin e Durrësit. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Rexhepi është shpallur fitues i shumës prej 45,000 lekësh. Fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos, edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në shifrën e 1,096, 400 lekëve.

Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndalur çmimin e madh në qytetin e Vlorës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Krahas çmimit të madh, janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 16338 lojtarë të tjerë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 391 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare shumën prej 840 lekësh.

Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë kontrabiletat e zgjedhura rresht njëra pas tjetrës, të cilët kanë siguruar nga Telebingo shumën prej 10,000 lekësh.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

 

October 2, 2017 12:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*