Telebingo-Shqiptare / Shorti 11 Shkurt 2018

February 12, 2018 17:06

Telebingo-Shqiptare / Shorti 11 Shkurt 2018

Çmimi i madh qëndron në Tiranë, fituesi merr 1,456,650 lekë

Dhjetëra fitues të shpallur nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë shorteut të djeshëm, dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Tirana, Vlora, Burreli, Korça, Durrësi, etj, ishin ndër qytetet më fatlume sa i takon shpalljes së fituesve të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe çmimeve të dala nga shorti i goglave.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës telefonike, Sofian në qytetin e Burrelit, e cila me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 40,000 lekësh. Loja është zhvendosur më pas në një tjetër qytet, duke përzgjedhur si fituese të radhës Linditën, e cila ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh.

Një tjetër familje fituese i është bashkuar lojës telefonike. Në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, Elidiona në qytetin e Vlorës ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh.

Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe fitueses së radhës të lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Ida ka siguruar shumën prej 70,000 lekësh. Loja është ndalur sërish në qytetin e Vlorës. Sina ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe është shpallur fituese e 50.000 lekëve.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,456,650 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 55 lekëve 12283 lojtarë.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 152 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 3,190 lekësh. Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 4, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.

Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

February 12, 2018 17:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*