Telebingo Shqiptare / Shorti 12 Nëntor 2017

November 14, 2017 18:00

Telebingo Shqiptare / Shorti 12 Nëntor 2017

Çmimi i madh shkon në Berat, fituesi merr 1,146,225 lekë

 

Sikundër është bërë traditë tashmë, Telebingo Shqiptare ka mbërritur edhe përgjatë pasdites së djeshme në shtëpitë e mijëra familjeve shqiptare, për të ndarë dhurata dhe çmime të shumta për të gjithë lojtarët e saj.

Loja telefonike ka befasuar dhjetëra ndjekës, të cilët me përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe, si dhe çmimit tradicional të javës në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Loja telefonike është ndalur fillimisht në qytetin e Lushnjës, duke shpallur Viden si fituese të parë të betejës me çmimet dhe dhuratat e fshehura zarfe ku dhe ka fituar shumën prej 40,000 lekësh. Më pas, loja telefonike është ndalur në qytetin e Kavajës, duke shpallur Besimin si fitues të radhës.

Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Besimi ka siguruar shumën prej 35,000 lekësh. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka ndalur më tej lojën telefonike në kryeqytet, ku familjes Mustafaraj fati i ka buzëqeshur më së miri.

Çmimi i fituar nga kjo familje ka kapur shifrën e 120,000 lekëve. Një tjetër fitues i përzgjedhur në qytetin e Beratit ka tentuar të gjurmojë zarfin ku fshihej një ndër çmimet më të preferuara, makinën “Volksëagen Up”.

Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Tajari ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh. Kujtimi në qytetin e Tiranës ishte i përzgjedhuri i fundit në lojën telefonike që ka tentuar të gjurmojë zarfet ku mund të fshiheshin çmimet e mëdha. Por, me përzgjedhjen e bërë, ai ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend, shumën prej 70,000 lekësh.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,146,225 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës do të shkojë në qytetin e Beratit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 6617 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 39 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 7475 lekë.

Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.

Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10 mijë lekëve.

Fituesit mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

 

November 14, 2017 18:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*