Telebingo Shqiptare / Shorti 14 Maj 2017

May 15, 2017 10:15

Telebingo Shqiptare / Shorti 14 Maj 2017

 

Çmimi i madh qëndron në Tiranë, fituesi merr 3,872,350 lekë

Mijëra familje shqiptare brenda dhe jashtë vendit kanë mundur tëfitojnë edhe në shorteun e tretë special të Biletës së Artë “4×4+”,çmimet dhe dhuratat e lojës më popullore të fatit në vend, TelebingoShqiptare. Shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe.

Përzgjedhja rastësore ekontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës, Pamelën nëqytetin e Korçës, e cila me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 70,000 lekësh, tëcilës i është shtuar si dhuratë, edhe një telefon celular. Më tej, përzgjedhja e kontrabiletave e ndalur lojën telefonike në qytetin e Shkodrës, ku Hamdiu ka vijuar të gjurmojë çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe.

Pavarësisht dëshirës për të gjetur se në cilin prejtyre fshihej makina, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara nëfund të lojës, ai i është gëzuar shumës prej 60,000 lekësh, si dhe njëtelefoni celular të ofruar si dhuratë nga mbështetësit financiar tëprogramit.

Më tej loja telefonike ka kaluar jashtë kufijve të Shqipërisë, duke përzgjedhur si fituese të radhës Elsa Çelën, nëBergamo, e cila duke shfrytëzuar edhe shansin e dhënë “2 herë fat”, ka siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 120,000 lekë, si dhe njëaparat celular. Xhevahiri në Berat ishte një tjetër fitues i përzgjedhur nga kontrabiletat, i cili ka fituar shumën prej 60,000 lekësh, si dhe një telefon celular. Rudina në kryeqytet ka vijuar të luajë më tej me çmimet, duke u shpallur fituese e 60,000 lekëve, si dhe telefoni celular.

Ardit Ramaj në Fier, ishte një tjetër fitues i përzgjedhur nëlojën telefonike, që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej një ndër çmimet më të lakmuara, “Volkswagen Up”. Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë zarf, ai i është gëzuar shumës prej 80,000 lekësh, si dhe një telefoni celular. Shpresa Hamiti nëPogradec ishte fituesja e fundit e lojës telefonike me dhuratat dhe çmimeve të fshehura në zarfe, ku krahas shumës prej 60,000 lekësh, ka fituar edhe një telefon celular. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për bingon milionere të javës, vlera e të cilës ka mbërritur në 3,872,350 lekë.

Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë e kanë ndalur çmimin e madh në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 17044 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 134 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 8,665 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë ata lojtare që në kontrabiletat e tyre kanë të përcaktuarnumrin 7, si numër fati të javës.

Me një çmim të dyfishuar tashmë, Telebingo ka përçuar në shtëpitë e familjeve të përzgjedhura çmimin tradicional të javës, kësaj here në vlerën e 20,000 lekëve, të cilës i janë shtuar edhe 100 euro për çdo kontrabilet të zgjedhur.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të 10 milionë lekëve (të vjetra) Shaqir Pëllumbin në kryeqytet. Këtë çmim e kanë fituar edhe tre familje të tjera, përkatësisht Rushe Kola në Bajram-Curr, Rajmond Xhamia në Bilisht, si dhe Leonardi në Tiranë. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni informacionet e plota në lidhje me fituesit e shpallur në shorteun e tretë special të hedhur gjatë pasdites së djeshme.

May 15, 2017 10:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*